Presidenti i Republikës, Ilir Meta njofton se tubimi i thirrur në 8 dhjetor në sheshin “Demokracia”, në qytet Studenti nuk do të organizohet.
Presidenti shprehet se ky nuk është momenti i duhur për të tërhequr njerëzit që po ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre për t’i nxjerrë në shesh.
Por nga ana tjetër theksoi se ideja e referendumit nuk ndryshon dhe qytetarët do të thirren në një moment tjetër.
PJESË NGA INTERVISTA
Gazetarja: Kjo është dëshira dhe shpresa juaj, por ju keni një përvojë të gjatë. Përvoja juaj e gjatë ju thotë që kjo mund të jetë afatgjatë?
Presidenti Meta: Përvoja që kemi nuk është një arsye për të na bërë shumë optimistë, por unë mendoj se rruga më e sigurt që Shqipëria të lërë pas këtë status-quo të krizave të vazhdueshme artificiale, të mungesës së dialogut politik, por për fat të keq edhe të mungesës së marrjes së përgjegjësive për të gjitha pasojat, që pëson vendi apo që pësojnë qytetarët, është rruga e zbatimit të detyrimit kushtetues që populli shqiptar ka vendosur vetë me referendum më 22 nëntor 1998, që ai për çështje të veçanta të shprehet vetë me referendum, pavarësisht qëndrimit apo vlerësimit të forcave të caktuara politike.
Mendoj që kjo do të bënte të mundur që partitë dhe palët të jenë nën presionin e qytetarëve, të interesit të tyre, të interesit publik, të interesit kombëtar dhe jo për fat të keq si deri tani qytetarët shpesh janë viktimë e palëve, e mosmarrëveshjeve të tyre, e mosmarrjes së përgjegjësive nga ana e tyre dhe po kështu edhe vendi.
Kështu që kjo është rruga më e sigurt për mua pas kësaj përvoje kaq të gjatë, që do ta çojë Shqipërinë përpara dhe që do t’i bëjë të gjithë shqiptarët të kenë zë, të dëgjohen dhe mbi të gjitha të vendosin vetë.
Gazetarja: Meqë dolëm tek çështja e referendumit doja t’ju bëja 2 pyetje. Së pari ju keni thirrur një tubim në datën 8 dhjetor në Qytetin Studenti. A i qëndroni kësaj thirrje sërish do të organizohet, i qëndroni thirrjes që i keni bërë popullit për t’u bashkuar ?
Presidenti Meta: Sigurisht që kjo situatë prevalon mbi çdo lloj iniciative tjetër. Tani është momenti i bashkëpunimit, i bashkëveprimit për të përballuar këtë fatkeqësi të madhe, me të cilën po ndeshet vendi dhe sidomos mijëra e mijëra familje të qarkut të Tiranës, të qarkut të Durrësit, të qarkut të Lezhës, por edhe në zona të tjera që janë dëmtuar më pak.
Kjo është prioritare dhe sigurisht që nuk është koha dhe nuk është momenti për të krijuar apo për të mbajtur një fokus tjetër. Sigurisht që kjo nuk do të thotë se unë kam ndryshuar mendim se cila është rruga që do të çojë Shqipërinë përpara dhe që do t’i bëjë shqiptarët të ndihen zot të vetes së tyre dhe të vendit të tyre. Kjo është vetëm një rrugë dhe është rruga e referendumeve, por natyrisht nuk është koha më 8 dhjetor për të tërhequr njerëzit nga terreni, nga ndihma, nga përkrahja që po u bëjnë bashkëqytetarëve të tyre.
KTU KEMI TE BEJME ME NJI GRUSHT SHTETI
E ASPAK NJI TUBIM
SI JA LEJON PAFYTYRESIA
KTIJ KERME TE PRESIDECES TE SHPREH
QE DO DUHEJ TE ARRESTOHEJ MENNJIHER PER KTE
—
KJO ESHTE PUNA E PRESIDENTIT E FUTJES SHKOPUJE NEN RROTA SHTETIT TE TIJ?
KE PERFAQSON KY SHKERDHAT NE ATE POST KUR LUFTON NEN RROGOZ KUNDER SHTETIT SHQIPTARE ?
NUK JA VLEN ME FOL ME SHUME – KJO FARE BAKTERIE ANTISHTET
DUHET TE ZHDUKET NGA TRUPI I SHQIPERISE
SEPSE JANE KTU NE KTE VEND VETEM PER PRAPESIRA DHE NDEJLL FATKEQSI E LUFTE
KTA S’MUNDET ME QEN KURR SHQIPTARE KUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUURR NE KTE BOTE !!!!!!!!!!
O LIKE FLORIRI PO BEJE DERMAN PO NUK TE VJEN NJERI TY O I SHKALUR
NXIR FLORIRIN E VJEDHUR O PLERE….
Nuk eshte fatkeqesi e madhe per shqiptaret dhe Shqiperine se ra termeti , apo humben jeten 51 veta , fatkeqesia me e madhe per ne eshte se kemi ty president , dhe se bllokon me vetdije te erdhmen tone ………
Anulloj tubimin per nje dite ne te ardhmen e larget , ama nuk ben betimin e 8 prokuroreve speciale anetare te spak gasme i mare me termetin dhe ngjarjen e rende ………..
Po ti referohesh situates me terma fufbolli , eshte njesoj sikur te shkelmosh topin ne tribune dhe hajde te luhet futboll , luhet ???? Jo sigurisht , ja kete ben ky pisanjozi , nga ana tjeter dhe mazhoranca ben sikur do ta shkarkoje nga ana gjeter ky pisanjozi hajdut , te dyja bashke perbejne nje kokteil vdekjeprures per enderat e shqiptareve, dhe enderat te mira jane , pa mund , gratis , pa cmim , enderoni o shqiptare , enderoni se nje dite do beheni qytetare europiane me Meten , Lulin , Edin , apo kancerin digital Sali Berisha …….. ne tjeter jete po , ne kete qe po jetojme kurre ………
Sa turp të kesh president një hajdut të tillë.
Po pate kohe te organizosh nje teter hallall or lilipot!Ke gati vetem Vetvendosjen!Provoje dhe ne te semes do shkosh ne “Gjendje te jashtezakoneshme”.
Na cave menderen like, nuk eshte koha per diskutimet tuaja pa asnje vlere. Ndihmo te demtuarit nga termeti. Liro vilen tende ne gjirin e lalezit, se bashku me ata hajdutet e sojit tend, berisha e Co. Kjo do te ishte nje minimum ndihme qe mund te jepje ti si hajdut ordiner qe je.
Te nderoi termeti , pa leri planet o “uniteti” i popullit !