Të enjten Parlmaenti do të zgjedhë kryeprokurorin e ri të vendit. Kjo është vendosur me urdhrin e kryeparlmaentarit Gramoz Ruçi, i cili ka futur në rendin e ditës një agjendë të ngjeshur për votim në seancë, e ku spikat zgjedhja e kryeprokurorit të ri. Në garë për postin e kryeprokurorit janë tre kandidatët Olsjan Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj. Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka dërguar Parlamentin dokumentin mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për kryeprokuror ku Çela ka 459 pikë, Arta Marku 406 pikë dhe Fatjona Memçaj me 362 pikë.
Pas dërgimit të shkresës Parlamenti ka 30 ditë kohë për të zgjedhur kreun e ri të Prokurorisë së Përgjithshme, por se siç duket mazhoranca po nxiton të zgjedhë kryeprokurorin jo të përkohshëm tashmë, edhe pse situata nuk duket e favorshme, për shkak të gjendje së jashtëzakonshme.
Sipas ligjit, kryeprokurori i ri zgjidhet me 84 vota dhe në rast se nuk arrihet një gjë e tillë, atëherë kandidati i renditur i pari në listën e pikëzimit të KLP-së shpallet automatikisht drejtuesi i ri i Prokurorisë së Përgjithshme.
Edhe pse e renditur e dyta, kryeprokurorja aktuale që kërkon një mandat të plotë, Arta Marku pretendon të zgjidhet, duke shpresuar që mazhoranca ta rikonfirmojë sërish atë. Ndërsa Kësilli i Lartë i Prokurorisë ka kërkuar që Parlamenti të ndjekë logjikën e pikëzimit, duke i kërkuar në mënyrë indirekte votimin e Çelës si kandidaturë.
Marku u zgjodh në detyrë si prokurore e Përgjithshme e Përkohshme dy vite më parë vetëm me votat e socialistëve, pasi opozita asaj kohe e kontestoi zgjedhjen e saj.
Ndërkaq në rendin e ditës, Parlamenti do të votojë rezolutën antiruse për ndërhyrjet në zgjedhje, buxhetin e shtetit 2020, aktin normativ për dhënien e 14 apartamenteve për banorët e dëmtuar nga tërmeti, si dhe shtyrjen e afatit të komisionit hetimor për shkarkimin e presidenitit Ilir Meta.
Per te gjitha temet nxitoheni per zgjedhjen e Kryeprokurorit, dhe eshte teper e volitshme , me ate te fundit sikur po na mgateroni , me shtyrjen e komisionit per shkarkimin e Presidentit ……….
Mos mashtroni deri ne var , ai nuk shkarkohet , dhe kete e dini shume mire , pse beni sikur doni ta shkarkoni ?????? Ne nje canak hani e dhisni , pse beni sikur jeni te ndryshem ??? Jo prokuror te pergjithshem , dhe gjykate kushtetuese , apo ato inicialet spak bkh dhe pirdh ne te, nuk do shume te kuptohet se ju nuk doni qe reforma e shumreklamuar te funksionoje , pasi dihet boterisht qe ajo nuk njeh limite , dhe ju qener me nje menyre apo ne tjetren jeni te ngranuar ne korupsion , dhe e pengoni me menyrat dhe mundesite tuaja ……
Mjere kombi Shqiptare qe do ta shikoje me dylbi afrimin dhe uljen ne nje tavoline me europianet , partneret tane.
Pastaj nderseni popullin kundrejt presidentave potent te Frances , Hollandes apo Danimarkes , dhe nuk ua shpjegoni qe thjesht ata jane strikt dhe nuk jane tolerus……….mos mashtroni por thuajini popullit hapur , dhe ne sy : qe ne politikanet e zgjebosur shqiptare jemi hajdute , te piste , te pamoralshem , hajdute ….ua mban ????? Jo sigurisht , prandaj sajoni genjeshtra ,mashtrime te ulta .