Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Përballë” në RTSH, ka kërkuar vënien para përgjegjësisë penale të të gjithë zyrtarëve shtetërorë për shembjen e pallateve.
Gjithashtu Meta u shpreh se jemi ende në kushtet e një krize mjaft të mprehtë humanitare dhe duhet të bëhen verifikime të qarta nëse banesat apo institucionet e tjera që kanë pësuar dëmtime janë dëmtuar apo jo në strukturë, për të garantuar jetën e qytetarit.
Gazetarja: Zoti Meta, a keni vënë re ndonjë hezitim apo vonesë të Prokurorisë për sa i përket nisjes së hetimeve, sidomos të asaj pjese që lidhet me mbledhjen e provave në terren që zakonisht në ngjarje të tilla duhet të fillojë menjëherë?
Presidenti Meta: E rëndësishme është që prokuroria t’i shkojë deri në fund këtyre hetimeve për të evidentuar përgjegjësitë penale të të gjithë personave, përfaqësues të institucioneve vendore, qendrore apo biznesit privatë, për gjithë këtë fatkeqësi, apo më saktë për ato objekte që nuk i kanë rezistuar këtij tërmeti dhe për të cilat ka pasur edhe shqetësime apo paralajmërime më parë për t’u verifikuar. Pasi dihet që ky tërmet është paraprirë nga një tjetër mjaft serioz si ai i 21 shtatorit 2019.
Gazetarja: Mendoni se mund të ishte bërë diçka më tepër nga 21 shtatori deri në këtë moment që ndodhi tërmeti i dytë?
Presidenti Meta: Gjithmonë mund të bëhej më tepër dhe mund të bëhej më mirë, por tani e rëndësishme nuk është thjesht për të bërë një analizë, sepse jemi ende në kushtet e një krize mjaft të mprehtë humanitare. Shkollat janë të mbyllura në shumë rajone të vendit dhe fëmijët duhet t’i rikthehen procesit mësimor. Njerëzit ende janë të pasigurt për shumë pallate apo banesa nëse ato do të jenë të mundshme për të garantuar sigurinë e tyre në të ardhmen.
Duhen bërë verifikime të qarta nëse ato janë dëmtuar në strukturë apo kanë dëmtime të riparueshme, që mund të garantojnë jetën e qytetarit. Njerëzit kanë nevoja edhe më jetike. Kërkojnë edhe një çadër dimërore, sidomos në zonat rurale.
Ata nuk mund të largohen, pavarësisht se shteti apo qeveria mund të ofrojnë mundësi të tjera për arsye se kanë tokën, punën e mjetet me të cilat punojnë në bujqësi apo fëmijët kanë shkollën atje. Pra jemi në një situatë ende mjaft emergjente.
Gazetarja: Pra, zoti President nuk ka ardhur ende koha që të kalojmë nga trajtimi i pasojave te të prekurit, te përgjegjësit dhe shkaktarët? Të ndajmë cila është pasojë e natyrës?
Presidenti Meta: Përsa u takon përgjegjësive penale, Prokuroria ka nisur proceset dhe ajo duhet të vazhdojë në këtë drejtim dhe atë askush nuk e pengon të bëjë punën e saj. Përkundrazi, ka të gjithë mbështetjen për të evidentuar të gjitha përgjegjësitë në mënyrë që askush të mos guxojë në të ardhmen të projektojë në një mënyrë të papërgjegjshme, të ndërtojë në një mënyrë të papërgjegjshme apo të marrë një objekt në dorëzim në mënyrë të papërgjegjshme, sepse kjo padyshim që nuk i kursen jetët e qytetarëve, siç dhe për fat të keq ndodhi.
Ka te drejte Likja. I pari zyrtar qe duhet denuar eshte ai vete.
Likja doli si KOFILI PAS TË VJELIT, dhe bën heroin.
O Like Floriri ku ishe kur Gjithë Kombi Shqiptar anembanë botës Vajtonte dhe dhuronte bukën e gojës për viktimat e tërmetit, ku ishe fshehur , përse nuk dhurove diçka dhe ti por shpenzove 17 milion lekë për perdhe për vilën me 11 hale , përse nuk sistemove ndonjë “Kokëpalarë” në vilën tënde me 5 hale për macet ???
Meta doli si hero pas luftës dhe shet pordhë majtas e djathtas.
TURP , TURP !!!!!