Sassoli: Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor të jetë misioni i ri i BE

4 Dhjetor 2019, 13:28Rajoni TEMA

Ne do të bëjmë çdo përpjekje që rruga e pranimit të Ballkanit Perëndimor të shkojë përpara dhe të përfundojë pozitivisht duke u shndërruar kështu në një mision të ri për BE, deklaroi presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, në hapjen e një tryeze të rrumbullakët për Ballkanin Perëndimor me komisionerin e ri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi dhe përfaqësuesve politikë të gjashtë vendeve të Ballkanit.

“Ne duhet të vazhdojmë të përparojmë në rrugën e reformave, angazhim që BE ua kërkon të gjitha vendeve”, tha Sassoli.

”Në rajonin e Ballkanit janë bërë shumë përpjekjet dhe të tjera duhet të bëhen për të arritur një integrim i plotë në BE”, theksoi ai.

”Brukselit dhe partnerëve të Ballkanit u është bërë thirrje të përballen me shumë sfida, përfshirë ato të migrantëve dhe ndryshimeve klimatike. Dëshira për të marrë pjesë në BE është simetrike me tonën, ne jemi të gjithë europianë”, nënvizoi presidenti Parlamentit Europian.

1 komente në “Sassoli: Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor të jetë misioni i ri i BE”

  1. DRj says:

    U ngopem me fjalet tuaja, ske asgje ne dore kot llafe koti, mjafton nje vend te jete kunder ne votim ska zgjerim, keshtu qe shihni punet tuaja se tjeter gje thoni e tjeter beni…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje