Thaçi: Vonesat e BE-së, thirrje për trazira të reja në Ballkan

3 Dhjetor 2019, 10:47Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Bashkimi Evropian “po vonon dhe po gabon” në Ballkanin Perëndimor.

“Kjo vonesë është thirrje për trazira të reja në Ballkanin Perëndimor”, tha Thaçi, i cili mori pjesë në një konferencë kushtuar këtij rajoni, të organizuar nga instituti “Friends of Europe”, me seli në Bruksel.

Sipas Thaçit, hezitimi i BE-së për zgjerimin krijon vakuum në rajon, i cili do të shfrytëzohet nga elemente të tjera.

“Derisa Bashkimi Evropian vonon ndaj Ballkanit Perëndimor, ideologjitë joperëndimore kanë mundësinë të shpërthejnë në aspektin e sigurisë, politik dhe ekonomik”, tha Thaçi.

Situatën aktuale të marrëdhënieve midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Thaçi e vlerësoi si “sfiduese, të komplikuar dhe të rrezikshme”.

Ai shfaqi shpresën se viti i ardhshëm do të jetë vit i stabilizimit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

Që kjo të arrihet, Thaçi tha se duhet të ndodhin tri gjëra: liberalizimi i vizave për Kosovën, hapja e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme midis Kosovës dhe Serbisë, e cila do t’i normalizojë marrëdhëniet midis këtyre dy vendeve.

2 komente në “Thaçi: Vonesat e BE-së, thirrje për trazira të reja në Ballkan”

  1. sepse sdo kishte asnji llogjik tjeter
    zvarritjet , genjeshtrat ,
    kte klime mjergullluese artificialisht ne Ballkan nga BE

    Forcimi i shteteve Shqiptare duhet te jet prirjoritet
    sepse dicka Djalli eshte tu pregatit ne rrogoz

    po na gjeti peresri te paarmatosur ,paushtri na mori e kreqia te gjitheve .
    prandaj edhe qisin cdo dite te tjera zvarritje me i cu8 ne Prit Shqiptaret
    si naive
    DEVIZA E SHQIPTAREVE SOT

    ARMATOSUNI NQS NUK DOI TJU ZHDUKIN PERGJITHMONE

    DICKA E KEQE PO LUHET ME SHQIPTARE

  2. Baliu says:

    Ani me ju vonu ftesa ketij liderrit per te shkuar ne Hage, ajo do te jet thirrje per pandeshkueshmeri te kokave te krimit te oganizuar. Viti i ardhshem do te jet vit i akomodimit te legen(d)ave ne banesa te sigurise se larte (per shum vite). Deshtimi per ta ndare Kosoven, dhe per ta fituar qmimin nobel per “paqe” me Vuqiqin, ishte gozhda e fundit e arkes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje