“Pamela, lëre djalin tim rehat”: Melanie Trump i "mbyll gojën" ekspertes ligjore

5 Dhjetor 2019, 12:01Lifestyle TEMA
“Pamela, lëre djalin tim rehat”: Melanie Trump i "mbyll

“Zonja e Parë” Melania Trump i ka mbyllur gojën një eksperteje juridike e cila përmendi djalin e mitur të saj, Barron Trump, gjatë dëshmisë në procesin kundër presidentit amerikan.

Profesoresha e ligjit në Stanford, Pamela Karlan ndërsa mundohej ta krahasonte presidentin Donald Trump me një monark, tha: “presidenti mund ta quajë djalin e tij Barron, por jo ta bëjë atë një baron”.

Zonja e Parë e cila zakonisht nuk komenton deklarata politike, i kërkoi ekspertes ligjore përmes një postimi në “Twitter” që ta lërë djalin e saj të qetë.

“Një fëmijë i mitur meriton privatësi dhe duhet të mbahet jashtë politikës. Pamela Karlan, ju duhet t’ju vijë turp për komentin tuaj publik duke përdorur një fëmijë”– tha Melanie.

Pas fjalëve të zonjës së parë, Karlan u detyrua të kërkojë falje për komentet.

1 komente në ““Pamela, lëre djalin tim rehat”: Melanie Trump i “mbyll gojën” ekspertes ligjore”

  1. labi says:

    BRAVO MELLANI,TE LUMTE DO TI SHTOJA DHE DICKA TJETER JUVE AMERIKANEVE U DUKET VETJA SIKUR JENI NE HENE ,NE RREGULL JETA BEHET NE TOKE,VAZHDONI NE HENE SE EVROPIAN NUK BEHENI KURRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje