Iku nga Shqipëria, Bebe Rexha bën postimin emocionues: Ndihem e lodhur, por zemra imë është plot

4 Dhjetor 2019, 16:29Lifestyle TEMA
Iku nga Shqipëria, Bebe Rexha bën postimin emocionues: Ndihem e

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, ka bërë një postim në “Twitter”, ku tregoi se është kthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se zemra e saj është e mbushur plot.

“Jam duke u rikthyer në Shtetet e Bashkuara. Ndihem shumë e lodhur por zemra ime është plot”, ka shkruar Bebe.

Kujtojmë se dy ditë më parë ajo bëri një vizitë të shkurtër në Shqipëri, ku takoi disa nga banorët e prekur nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit. Ajo gjithashtu vizitoi edhe dy familjet që do t’u rindërtojë shtëpitë.

Teksa po fliste për mediat shqiptare, Bebe u shpreh se do e nisë me dy shtëpi dhe më pas ka dëshirë të merret me shkollat, pasi janë e ardhmja e brezit të ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje