Me përparimin e teknologjisë tashmë makinat përpos ecjes në rrugë tashmë edhe mund të fluturojnë.
E quajtur “Pioneer Personal Air Landing Vehicle” – “Mjeti Pionier Personal Flutures dhe Tokësor”, ose PAL-V, kjo makinë është e pajisur me helikë dhe mund të ngjitet deri në 3800 metra lartësi.
Makina punon me benzinë dhe mund të arrijë shpejtësi maksimale mbi 320 km/h në ajër dhe 160 km/h në tokë.
Mjeti i prodhuar në Holandë deri tani është vetëm një prototip, por edhe pse ka një çmim prej 599 mijë dollarësh, 70 copë janë porositur nga blerës të ndryshëm. Dorëzimi i parë mendohet të realizohet në vitin 2021. (TemA)