FOTOT: Është një “parajsë në tokë”, por epidemia i kërcënon të ardhmen

4 Dhjetor 2019, 10:07Lifestyle TEMA
FOTOT: Është një “parajsë në tokë”,

Shpesh herë kur përshkruhet një “parajsë në tokë”, i referohemi ishujve të Paqësorit. Ndër to është edhe Samoa, që prej disa muajsh po përjeton një “ferr” të vërtete.

Ishulli i humbur, që të afërt me mijëra kilometra ka vetëm ishuj të tjerë si Fiji, po përjeton një moment tejet të vështirë nga një emergjencë shëndetësore që po rrezikon të ardhmen e tij.

Nga muaji tetor Samoa është goditur nga një epidemi fruthi që ka goditur me mijëra persona, veçanërisht fëmijë, me dhjetëra prej tyre që kanë ndërruar jetë.

Qeveria e Samoas me anë të kryeministrit Tuilaepa Malielegaoi ka vendosur mbylljen e çdo godine qeveritare, për t’i lënë kohë dhe mundësi administratës të angazhohet në fushatën për vaksinimin ndaj sëmundjes.

Vetëm 37% e popullsisë prej 200 mijë banorësh është aktualisht  e vaksinuar, dhe ka shumë skepticizëm mes njerëzve pas disa rastesh ku dy fëmijë ndërruan jetë pas injektimit të një doze të gabuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje