Rama zbulon 3 pikat ku do të ndërtohen lagjet në Tiranë

5 Dhjetor 2019, 09:13Sociale TEMA

Mëngjesin e sotëm u zhvillua mbledhja e 8 e jashtëzakonshëm e qeverisë, ku kryeministri Edi Rama foli për të rejat më të fundit të situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Një nga pikat ku Rama u ndal ishte edhe ajo e rindërtimit të lagjeve ku sipas Ramës lagjet do jenë lagje model, miks dhe jo ‘geto’.

“Ndërtimet e reja kanë filluar të planifikohen. Në Durrës do të bëjmë një lagje krej të re.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në pikat ku janë krijuar hapësira për shkak të shembjes dhe pastrimit që të mos jenë thjesht pika hajde këtu, shemb këtu, po ndërtojmë.

Por të jenë hapësira që të shihen si potencial për zhvillimin e qytetit edhe me parqe të kujtesës për çfarë ndodhi, edhe me infrastrukturën sociale, arsimore. 

Sikundër në Tiranë tanimë jemi të qartë që duhet një ndërhyrje e fortë në Kombinat. Prishje e të gjithë atyre godinave problematike që u ka ardhur dita të prishen dhe ndërtimi i një blloku të ri banesash për të akomoduar të gjithë ata njerëz që do të humbasin shtëpinë aty në zonën e Kombinatit me parametra komplet të tjerë.

Një pikë tjetër te 5 Maji pranë lumit, është një zonë ku mund të bëjmë spostime.

Faktikisht pjesët më të prekura brenda qytetit janë Kombinati dhe zona e njësisë 4 ku mund të bëjmë spostime pa ju spostuar komplet jetën, aty do të bëjmë një lagje tjetër.

Dhe një lagje tjetër do ta bëjmë në ish-Uzinën e Traktorëve, më vogël por e nevojshme.

Këto tre pika plotësojnë nevojat dhe krijojnë hapësirën për programin e rindërtimit me objektiv afatmesëm 10 mijë apartamente dhe objektiv afatshkurtër 12-18 muaj, 5 mijë apartamente.

Do të jenë lagje të reja siç nuk ka sot në Shqipëri, me shkollë, çerdhe, qendër shendetësore, ujë, kanalizime, kënde sportive dhe lojërash.

Lagje model sesi duhet të jetën dhe do të jetë Shqipëria e së nesërmes.

Nuk ka kuptim të ndërtojmë banesa me standarde minimaliste dhe riparime aty për aty, hajde të kalojmë këtë.

Duam të jenë lagje ku të kemi miksim të familjeve të varfra me ato të shtresës së mesme, të kemi aktivitet ekonomik dhe një jetë sociale normale si në lagjet në qendër të Tiranës, jo geto”, tha Rama.

4 komente në “Rama zbulon 3 pikat ku do të ndërtohen lagjet në Tiranë”

  1. is says:

    Dashkemi të shpërngulememi!
    A do ketë apartamente në shitje tek këto lagjet e reja edhe për qytetarë të tjerë?
    Apo banesat e ndërtuara në vitin 1960 që kanë kate shtesë të ndërtuara nga shteti, do të jenë në programin qeveritar për tu ndërtuar nga e para me kërkesat e reja teknike sipas eurokodeve ? Kuptohet nga shoqëri ndërtimi, jo me fondet e shtetit, sipas modelit ku kompania të ndëtojë për banorët, ndërsa për vete të ndëtojë edhe 3 kate. Nga shitja në tregun e lirë të pjesës shtesë (3 kateve) i del edhe kosto e gjithë ndërtimit. Fitimin ta ketë si kompanitë e ndërtimit që ndërtojnë banesa sociale………Ishte një ëndërr, mbase dhe del……….

    1. Nice says:

      I HAVE A DREAM…..tha ai boti ndjese paste..
      Edhe te del po e deshe fort dhe shume, por, po nuk fitoi PS-ja dhe nja 4 legjislacione te tjera, te vjen lulka dhe te hedh ne erë edhe ato para qe jane investuar per keta te termetit

  2. Beni Kozmait says:

    Bravo per visionin dhe shpresen qejep. Falemnderit!

  3. Kiri says:

    O largpames sa kom qesh miks jo ore jo une qe jom i pasur dhe kom nje vile ne lalez nuk kom me ble tjeter aty,qe kur na qenkan kriju ndarjet te pasur e te varfer ne kena qene te gjithe katunore te vorfen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje