Bon Jovi hap restorantin e tretë për të pastrehët: Paguaj nëse mundesh

6 Dhjetor 2019, 17:25Lifestyle TEMA

Këngëtari legjendar, Jon Bon Jovi ka vazhduar me misionin e tij humanitar dhe së shpejti do ta hapë edhe restorantin e tretë, në të cilin njerëzit e varfër do të mund të ushqehen pa pagesë.

“Soul Kitchen” është emri i organizatës jofitimprurëse, me të cilën udhëheq Fondacioni JBJ i grupit “Bon Jovi” e që emërohet sipas inicialeve të emrit të tij.

Në ‘Soul Kitchen’ pjatat nuk kanë çmim, ndërsa ata që duan mund t’i lënë 20 dollarë donacion për punën e kuzhinës.

Ata që nuk kanë para, siç janë të pastrehët, janë të mirëseardhur të ushqehen në restorant dhe të ndihmojnë si vullnetarë në kuzhinë.

Në bazë të ueb-faqes së restorantit, 51% e ushqimeve që janë shërbyer deri më tani janë paguar përmes donacioneve.

Pjesa tjetër prej 49% është mbuluar nga puna vullnetare e njerëzve pa mjete financiare. Prandaj motoja e restorantit është: “Të gjithë janë të mirëseardhur në tavolinën tonë”.

Restorantin e parë të këtij lloji, Bon Jovi e ka hapur në tetor të vitit 2011 në New Jersey, në qytetin e tij të lindjes, ndërsa restoranti i dytë është hapur në vitin 2016.

“Misioni ynë ka qenë gjithmonë që të ndikojmë në ndryshimet pozitive dhe t’i zgjidhim çështjet e urisë dhe të të pastrehëve”, ka thënë këngëtari.

1 komente në “Bon Jovi hap restorantin e tretë për të pastrehët: Paguaj nëse mundesh”

  1. lea hoxha says:

    artist legjende bukurosh e shpirt mire !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje