Një tjetër figurë e rëndësishme largohet nga Top Channel

5 Dhjetor 2019, 13:36Lifestyle TEMA

Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli është larguar nga emisioni i gatimit “Hell’s Kitchen Albania 2”. Përballë konkurrentëve, këtë javë do të shfaqet një shef i ri, i cili ka gatuar për yllin e futbollit Cristiano Ronaldo. Bëhet fjalë për kuzhinerin Alsi Sinanaj.

Lajmi është komunikuar nga vetë producentja e emisionit, Zefina Hasani.

“Se mendoja asnjëherë se do të ndodhte kështu, por ja që ndodhi. Renato u largua për arsyet e tij dhe ne duhet të vazhdonim me një tjetër shef. Faleminderit Alsi Sinanaj që pranove të vish nga Athina në një kohë rekord. #showmustgoon”, ka shkruar Hasani.

Kujtojmë se për herë të fundit Renato u shfaq krah konkurrentëve në fshatin Bubq, për t’i dërguar familjeve të prekura nga tërmeti ushqim.

Alsi Sinanaj është cilësuar nga mediat si shqiptari që i gatoi Ronaldos trahana në një ndër hotelet e ishullit më piktoresk të Greqisë, Mikonos-it.

9 komente në “Një tjetër figurë e rëndësishme largohet nga Top Channel”

  1. qazim says:

    Shume e ka zgjat,ishte tipik nje prodhim mediatik,i siperfaqshem,pa brendi,kerkonte protagonizem vend e pa vend,nderkohe qe ishte bosh.

  2. ISH LEXUES I TEMES says:

    C’jane keto lajme ?

    i paska bere trahana Ronaldos !!

    kuzhinjeri figure e rendesishme
    .
    Gazeta Tema ka prekur fundin e saj
    qe kur merret me Hekurktheyesin dhe Kovacin Dashnor Kaloci
    qe kishte marre ne interviste “intelektualin “bojaxhi me 4 klase
    Mark Alija te Serreqit
    dhe i jipte mend miletit per termetin
    .
    KUR DO IKI NGA TOPI DHE BOSSI I PASTRIMIT TE TUALETEVE ?

  3. Korabi says:

    obboooo ç’na paska gjetur ! Pse s’na mori termeti,po degjuam kete lajm!

  4. Gani says:

    Haaaaaha… Figure e rendedishme….

  5. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Renato ishte nje gomar qe bente arrogantin….
    Turp per tv qe mbajne dhe paguajne njerez pa vlere dhe qe nuk edukojne.

  6. ISH LEXUES I TEMES says:

    o cuni Meros djalit te Gurit

    botoni komentet mos i censuroni.. jo per ndonje gje por mos e shani me Enverin me ato Dash Koloqet se jeni ma zi se ai

    thanks for nothing !

  7. xyz says:

    Lajm më i rëndë se tërmeti!

  8. Aules says:

    A sa mir e paska bo.
    Falsifikator i lindur.
    Motivues i skenave bajate.

  9. rexha 10 says:

    PER TEMEN ESHTE LAJME I RENDESISHEM ,SEPSE NUKE PAGUANTE PJATAT QE THYNTE.SHIKONI SE KA PER TE IKUR EDHE I BIRI I LUFTAR PAJOS ,SEPSE EDHE AI PO BENE DEME TE MEDHA DUKE IMITUAR GUZHINIERIN E LARGUAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje