Kur Rama të merr edhe Luljetën

6 Dhjetor 2019, 12:51Politika TEMA

Nga Dritan Hila

Kur ra tërmeti në shtator, kryeministri i shqiptarëve ishte i lodhur. Nuk pati fuqi të bindte njerëzit për rrezikun ku gjendeshin dhe masat ndaj tij.

Njerëzit ishin gati t’i besonin çdo sharlatani, vetëm atij jo. Por ja ku zbuluan profesionistët dhe ylli i tyre ishte Luljeta Bozo.

Erdhi nëntori dhe tërmeti ishte akoma më i fortë. Dhe njerëzit rishtas iu drejtuan mendimeve të Bozos. Pavarësisht sulmeve sekondare të tipit Kopliku, askush nuk ishte në gjendje ta sfumonte staturën e saj në sytë e shqiptarëve.

Duhet ta kuptonte edhe Basha këtë, aq me tepër që i relaksuar në vilat e Papulit, nuk do jetë trembur aq shumë nga tërmeti i dytë.

Mund të shkonte në shtëpinë e saj, ta falënderonte për kurajën që i kishte dhënë shqiptarëve në ditë të vështira dhe që kishte qenë një kryeministre shpirtërore e tyre. Por nuk e bëri. Fare. Madje nuk po bën as atë qe duhet ta bënte çdo opozite normale: Të botonte emrat e ndërtuesve qe ju kishin kolapsuar ndërtesat dhe të ushtronte presion mbi ekzekutivin që të merreshin masa ndaj tyre.

As këtë nuk e bëri, por po vjen vërdallë fshatrave të Krujës. Dhe kjo do të thotë që ose nuhatja politike i mungon, ose po pret që dikush ta paguajë për heshtjen e tij.

Ndërkohë Rama jo vetëm që u mbrojt por kundërsulmoi. Kërcënoi me mbyllje portalet duke intimiduar disa prej tyre. Kërcënoi ndërtuesit se do merrte masa ndaj tyre nëse nuk riparonin ndërtesat. Një sulm ky sa për tymuese pasi prokuroria fle gjumë dhe provat po prishen. Dako ndërkohë është ne bashki. Gjatë gjithë këtyre ditëve, nga mëngjesi në darkë, Rama ka qenë ylli i televizioneve:

Në shtëpi apo stalla të prishura; në vaki e në lindje; diku duke qarë e diku duke qeshur e bërë batuta; diku me fshatarë pa dhëmbë e diku me hoxhallarë. Dhe në fund qershia mbi tortë, takon edhe profesoreshë Luljetën, duke përvetësuar një aset siç është imazhi i saj.

Ndërkohë kundërshtarët e Ramës kanë kaluar në dëshpërim. Ata me idiotët e kritikojnë pse rri gjithë kohen ne ekran. Ndërsa të tjerët qe kanë humbur toruan, e akuzojnë pse nuk mori parasysh këshillat e Metës. I cili ndërkohë dekoron qentë.

Rama ka përpara një dimër të vështirë për sistemimin e të prekurve. Përpara ka një pune e cila mund të jetë ose sipërmarrja e tij e suksesshme ose një dështim, por me siguri një thes parash ku do fusin duart të gjithë. Ne do asistojmë ne inaugurime shtëpish por ndërkohë oligarkë e sipërmarrës do ngopen prej tij me kontrata ndërtimi, duke bërë që mbështetësit e Bashës të jenë akoma më të paktë.

E ndërkohë zgjedhjet po vijnë dhe ne shohim se ashtu si mbreti lashtësisë Mida që ishte dënuar që çfarëdo qe prekte e kthente në flori, Rama ka tre vjet qe çdo fatkeqësi e kthen ne fitore. Ndërsa opozita ose është një budallaqe e pashoq, ose është e paguar që të shesë ndeshjen dhe topat e artë qe ia sjell fati, t’i degdisë jashtë stadiumit.(dritare.net)

30 komente në “Kur Rama të merr edhe Luljetën”

  1. pijetari says:

    Nje shkrim me “mendte ne koke”.

    1. Drita says:

      E ftoi Luljeten,jo per ta degjuar,por per te dhene spektakel cinik para publikut idiot!
      Sa fillonte nje fjale Luljeta,e nderpriste Rama dhe asaj i mbetej vetem te tunde koken!
      Nuk ishte e afte kjo zonje e nderuar te perballonte nje SOFIST KUCEDER ,qe na ka rene per pjese pas kriminelit Berisha!
      Rama zbaton ne biseda me njerezit fjalen e urte shkodrane :”Te drejte ke po gje nuk te takon”!
      E shkreta Luljete,qe ishte mesuar ta degjonin njerezit e ndershem e nuk kishte provuar Makiavelin shqiptar!

    2. Sava says:

      Kete Profesoresh te mrekullyeshme e nxiloren ne pension dy rrenuesit e Universitetit Politeknik: ish-Rektori JORGAQ KACANI (tani Dekan) dhe ish Dekani Andrea Maliqari (tani Rektor). Keta plackites te UPT nderkohe mbajne prej 6 vjetesh nje pseudo profesor si PETRIKA MARANGO, qe ka vec nje merite: bythlepires i shefave.

  2. Dritan says:

    Rama nuk kthen nje asgje ne fitore o zoteri por, ka investuar pafund qe opoziten ta dhjese sic e ka dhjere tani!
    Dhe si perfundim njerezit nuk kane se ke te zgjedhin, edhe pse ju ka ardhur ne maje te hundes me kete kryehajdut!

    1. Luli says:

      C’lidhje ka Luli me popullin? Si lider, ai mendon fillimisht per vete, pastaj per popullin.

    2. Plugu says:

      Nuk din gje tjeer,por vetem te shajne Edi Ramern ne nje dite si kjo e sotmja qe ai eshte me halle dhe probleme te medha pas termetit te temershem.Kemi jo vetem opozite te poshter por edhe media te qelbura. Qe kur devijoi komunizmi ne 90-te e deri sot nuk kemi par te thuhet nje fjale nga e mbara.

  3. is says:

    Të quash FAT edhe tërmetin, e ta krahasosh me TOPIN E ARTË, ti qofsh o analist!

  4. edi nga surreli says:

    do ju kishte zili edhe ZeriI pOPULLIT

    1. Ilir says:

      Nuk kemi me te mire se Rama. Ai din si ta fitoje besimin e njerezve.

  5. Juristi says:

    Ja ke fut pordhes kot,o kokelop.Tani ju po beni skenare filmash,çfare te beje Luli vocerr,çte beje Edi,pse se takoj,pse i doli nga ajo rruga etj.Me e forta eshte se çdo gje doni me e lidh me politiken,liderin,partine etj,prandaj jeni bere nje tufe zagaresh,”analista”,qe e çmendet kete milet.

  6. Rama hajdut says:

    Le ta bej ministre dhe ket,se boll ka mbledh gjith kurva ne qeverinë e vet

  7. pa vlera says:

    Shkurt. Qarte. Sakte.
    No comment!

  8. Shaqo says:

    …cfare trapi…dhe donte te vazhdonte ne diplomaci… ptu idiot i kompletuar.

  9. Rudina says:

    Po meqe e konsideron yll kate qe sillet verdalle ne cdo media, shko coja edhe Rudinen tende njehere. Po nuk i doli ajo pasi jam i sigurte qe nuk do te ta pelqeje, shko njehere vete pasi ato mollaqet i ke te mira. Si nuk te vjen turp o plehere qe ben shkrime te tilla

  10. Ip says:

    Cfare shkruan o njeri? Cfare do te thuash me kete? Konstaton? Analizon? Jep mend? Mediton? Flet me vehte? Gazetari quhet kjo? Zot na ndihmo te kuptojme c’duan te thone keta qe shkruajne dhe kujt I drejtohen

  11. Ushtaraku says:

    Tani e ka rradhen te analizohet pozicioni i ministres Olta dhe drejtorit te agjensise emergjencave Cako si jane zbatuar detyrat per parandalim te fatkeqesive natyrore dhe roli i tyre ne kete fatkeqesi mos te ngelet vetem ne justifikime se ishte me leje lindje dhe cako vetem zbulim pas fatkeqesise.

  12. Ushtaraku says:

    Tani e ka rradhen te analizohet pozicioni i ministres Olta dhe drejtorit te agjensise emergjencave Cako si jane zbatuar detyrat per parandalim te fatkeqesive natyrore dhe roli i tyre ne kete fatkeqesi mos te ngelet vetem ne justifikime se ishte me leje lindje dhe cako vetem zbulim pas fatkeqesise.Nuk eshte thene asnjher

  13. Ushtaraku says:

    Bravo per mos marrjen e komentit

  14. Ushtaraku says:

    Bravo per mos marrjen e komentit ceshte kjo eshte thene dhe njeher tjeter

  15. Ushtaraku says:

    Mirupafshim gazete

  16. Qimi says:

    Burri i Rudit beau pak me qytetar dhe me i drejte…..

  17. Ori says:

    Pse i bini kot me qafe znj. Bozo. Ajo u ftua në fillim te jepte opinionin e saj,ku nder te tjera tha qe nuk mund te vazhdohet me kodin projektues the vitit 89, pasi ndertimet në Shqiperi kane avancuar. Si duket e ka degjuar nje televizion, me pas, dhe e ka ftuar. Nuk shoh ndonje gje te tepruara në kete histori. Edhe Rama njeri eshte. Kur emri I pedagoges filloi te permendej neper komente, e ftoi edhe ai. Nuk mendoj se zonja eshte ‘pervetesuar’ nga ndonje kamp politik, prandaj lere te qete ore Dritan dhe mos e bej kot objekt te shkrimeve te tua skup.

  18. cris says:

    Rama eshte me i korruptuari problemi eshte atje nuk ka nje lider dhe nje opozite konstruktive qe ta rrezoj Ramen neser. Rames i intereson Basha se ja ka marre doren dhe tallet me Bashen. Rama eshte nje karagjoz qe duhet te largohet por nga kush?

  19. Plugu says:

    Nuk din gje tjeer,por vetem te shajne Edi Ramern ne nje dite si kjo e sotmja qe ai eshte me halle dhe probleme te medha pas termetit te temershem.Kemi jo vetem opozite te poshter por edhe media te qelbura. Qe kur devijoi komunizmi ne 90-te e deri sot nuk kemi par te thuhet nje fjale nga e mbara.

  20. Nik says:

    Z. Hila, ne radhe te pare ruaj etiken, eshte inxhinere dhe perofesore Luljeta! E nderuara nuk shitet e blihet si puna e “analisteve”.

  21. mik says:

    O Shqiptare ! Si Rama si Berisha ne qellim jane njesoj, por kur te bjer Rama nga pushteti, ne krahasim ju do ta konsideroni Berishen Jezu Krishti.

  22. a.f. says:

    I vetmi gabim i profesoreshes Bozo, eshte qe pranoi te perdoret nga Rama. Misioni i saj mediatik eshte realizuar. Vendi i saj eshte prane organeve kompetente me keshilla dhe sugjerime per te ardhmen. Tani, njerezit duan zgjidhje konkrete nga Emergjencat Civile, Bashkite dhe Komunat, Donatoret vendas dhe te huaj, etj. Sa me pak te dale Rama ne televizor dhe sa me shume te degjoje e te ndihmoje (pa folur fare) profesionistet e institucioneve te specializuara, ekspertet vendas dhe te huaj, aq me mire do ishte per nevojtaret qe presin akoma rrugeve te ftohta dhe me shi, komisionet e vleresimit te demeve dhe perrallat e Rames. Mbas kaq ditesh Qeveria duhet te kishte informacione te plota per demet, duhet te kishte filluar me strehimin e perkohshem te njerezve qe presin ne panik dhe sidomos fillimin e riparimeve te vogla qe mundesojne kthimin e banoreve neper shtepite me pak te demtuara. Debatet e panevojshme te tipit Kopliku dhe show-et e Rames perbejne thelbin e paaftesise dhe te mashtrimit.

  23. vp says:

    kujtoja se cdo na shkruante ky anal —isti ne kete artikull, por e gjeta shume te pakumptimte,,,futja kotje na zavodje….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje