Shtetet e Bashkuara akuzojnë Rusinë se ka rrëzuar një dron amerikan të paarmatosur në afërsi të Tripolit në Libi.
Ushtria amerikane saktëson se ngjarja ka ndodhur muajin e kaluar dhe droni është qëlluar nga sistemi rus i mbrojtjes ajrore.
Komandoja e trupave të SHBA-ve në Afrikë ka kërkuar tërheqjen e mbetjeve të mjetit fluturues. Ngjarja tregon rritjen e rolit të Moskës në Libi, që mbetet akoma një vend i kapluar nga lufta civile, në të cilën mercenarët rusë luftojnë përkrah opozitës.
Autoritetet ruse kanë pranuar rrëzimin e dronit dhe pohojnë se nuk ishin në dijeni qe droni t’i përkiste ushtrisë amerikane.
Edhe americanet nuk duhet ti falin ruset.. tu rrezojne mjetet e tyre nqs shkelin ne zonat americane dhe tu thone qe nuk e dinim qe qenkan ruse!!!!!
Nuk duhen toleruar, nqs kane bythe le te fillojne ndonje lufte brek grismit…