Nga Artur Ajazi
Ende dhe sot nuk e kam kuptuar se çfarë lidhje ka 8 Dhjetori i Lëzivjes Studentore me Partinë Demokratike të krijuar dhe rrënuar, nga ata që sot nuk kanë brënda partisë tyre as lirinë dhe as demokracinë e mendimit dhe veprimit.
Asnjëherë nuk e kam kuptuar (dhe jo vetëm unë por shumica e shqiptarëve) se çfarë lidhje kishin dhe kanë milionerët e Partisë Demokratike me 8 Dhjetorin e 1990, se çfarë e ka lidhur Sali Berishën me atë datë, kur në Qytetin Studenti u mblodhën mijëra studentë (dhe jo ish-komunistë) dhe kërkuan plotësimin e kërkesave të tyre të drejta, nga ku më vonë edhe ndryshimin e sistemit politik.
Dita e 8 Dhjetorit as ka patur dhe as nuk ka lidhje me asnjë prej figurave të sotme që janë në PD, madje shumica e atyre që besuan se “vërtetë erdhi demokracia” u flakën nga ajo parti dhunshëm, duke mos u lejuar as të kremtonin datën e caktuar çdo vit.
Shumica e atyre që mbushin sot oborrin e PD në SHQUP, besojnë verbërisht se “8 Dhjetorin e solli Doktori, se 8 Dhjjetorin ka të drejtë ta festojë vetëm PD dhe askush tjetër”. Me këtë ditë të beskuar të studentëve, Partia Demokratike ka luajtur siç ka dashur, e ka privatizuar pa asnjë të drejtë, duke bërë personazhe të saj ish-komunistë, ish-sigurimsa, ish-shërbëtorë të regjimit që kanë qarë me “oiii” kur ka vdekur Enver Hoxha dhe që pas 1992 u hodhën në rrjetën e Doktorit.
Pothuajse çdo 8 Dhjetor, ish-drejtues dhe pinjollë të tyre në PD, kanë manipuluar gjithçka kanë mundur, duke mbajtur takime, konferenca, tubime dhe fjalime tallëse duke trukuar simbolikën dhe synimin e asaj dite, duke stimuluar me emra dhe mbiemra të atyre që atë ditë kanë qenë në zyrat e regjimit dhe që më vonë “dolën” se ishin në Qytetin Studenti. Dita e 8 Dhjetorit, nuk ka lidhje fare as me Berishën dhe as me Ilir Metën, nuk ka lidhje në asnjë gërmë të saj, as me Lulzim Bashën dhe as me Monika Kryemadhin, ndaj ka ardhur moment të ndahet “gruri nga krundja”.
Askush nuk mund të luajë me sakrificën e atyre qindra e mijëra studentëve që kishin idealin e tyre “lirinë dhe demokracinë si Europa” dhe jo pushtetin dhe pasurinë. Fatkeqësisht pas 8 Dhjetorit , në “fronin” e demokracisë u ngjizën ata që i kishin shërbyer me zell të madh regjimit të Enver Hoxhës, ata që nuk kishin lënë gjë pa spiunuar mes shokësh dhe miqsh, madje vullnetarisht, për të siguruar mbijetesën èë Tiranë.
Ata që luajnë akoma dhe sot me 8 Dhjetorin, janë anëtarë të sektit më të pabesë ndaj lirisë dhe demokracisë në këtë vend, janë ata që është turp ti quash “drejtues dhe titullarë” dhe aq më keq akoma shtetarë.
Kush ka baltosur 8 Dhjetorin, e di mirë se vendin e ka në koshin e mbeturinave të historisë të këtij vendi, dhe të tillë sot ka plot, madje një pjesë e mirë e tyre, po mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve, politikës dhe vendit.
Edhe sot pas afro 30 vitesh, 8 Dhjetori mbetet një simbolikë e njollosur nga duart e pista të politikanëve, nga goja e e helmuar e atyre që kanë sjellë veç fatkeqësi kur kanë qeverisur, duke mundur të shpëtojnë nga kusuret e tyre falë një drejtësie të molepsur keqas në afera të pista kriminale.
Çdo 8 Dhjetor shqiptarët kanë parë të ngjiten në tribuna, ajkën e korrupsionit dhe mëkatarët e pushtetit, tek bëjnë “moralistin, dhjetoristin, flamurtarin e demokracisë” kur duhej të ishin në galeritë e qelive.
Në botën demokratike, data të tilla simbolike, përkujtohen nga të rinjtë, nga ata që ëndërrojnë dhe aspirojnë për të mbajtur të pastër lirinë dhe demokracinë në vendet e tyre, një eksperiencë e vyer për klasën e përmbysur të politikës së vjetër në Shqipëri.
pas 30 vitesh genjeshtra dhe mashtrime/ shyqyr qe foli nje gazetar per se mbari
po pse mo, cfare e lidhte komunistin Berisha me 8 dhjetorin, asgje
po Azemin, Asgje. futja kot.
bravoo
Lëvizja studentore !
Gëzuan shqiptartë pluralizmin ,
Që do bënin shumë parti ,
Pa kriujar si e sa e qysh ,
Me mend filluan postet i ndan ! ,
I dhanë në fis e komshi ,
Në miq e vëllazri ,
Dikush kërkoi më larg të shkojë ,
Të bënte dhe një krushqi .
E kështu Sali buqja filloi ,
një jet’ rehat e begati ;
Gjithkush mundohej t’i ofrohejë,
Shërbim e ledhati ,këtë e quante demokraci ,
Por një mëngjez ngelën pa mend !
Kur shkuan lëvizjen studentore të shikonin ,
Saliu të tërë studentët i kish zëvednësuar ,
se kështu e desh zakoni mafioz ………
Kush je ti ,
Me një testër partie që mban në xhep,
Jetë njerzish kërkon të marrësh.?..
Kush je ti ,
që me këtë armë vrastare ,
Kërkon të na hapësh të reja varre ?..
Kush je ti ,
Që kërkon lavdi të pa merituar ,
Ndërkoh që zotin e ke harruar ?
Ti je ai ,
Që barka e Ramizit gabimisht të shpëtoi !
i dëshpëruar ;
Nisa këngën e lëvizjes studentore ,
e duam shqipërinë si gjithë europa ,
por përfundova në lot me këngën e mërgimit ,
të më jap forc ‘e jetë ;
gjithë yjet ,prej trishtimit ,
me 8 nëntor u mbytën nëpër det…
O’Sali mos tu gjenti varri ,
hape dhe një qindint,
Varre plot koka shqiptare ,
Kemi dhe njiqint Parti ,
Na mësojnë të hapim varre.
Dhe jo kurr demokraci !
.
Ishte Ramiz Alia qe nxiti levizjen demokratike ne Shqiperi. Ramizi e kishte kuptuar qe sistemi komunist kishte dhene shpirt dhe duhej zevendesuar. Ngjarjet në te gjithe Europen Lindore, si dhe ne Rusi dhe Rumani, (ku u pushkatua sekretari i pare i partise Caushesku me gruan e vet) veçse ia perforcuan kete bindje. Ideja e tij ishte e mire. Te zevendesonte klasen e vjeter te komunisteve konservatore dhe injorante me nje kaste te re, te rinjsh dhe te shkolluarish. Pra te kryhej nje kalim i bute nga komunizmi diktatorial ne socializmin demokratik. Por koha vertetoi qe shqiptaret nuk ishin te pergatitur per kete kthese. Sepse para se te jete sistem, demokracia eshte kulture dhe qyteterim. Por ndersa Ramiz Alia punonte per nje transformim te bute te pushtetit dhe sistemit ekonomik, Perendimi kerkonte nje permbysje totale. Keshtu u shpiken Ceku i Bardhe dhe “Terapia shock” si masa qe do te na çonin drejt Europes! Per te vene ne jete kete skenar u zgjodh Sali Berisha, nje i fandaksur dhe i frustruar. Dhe sidomos njeri me prirje ekstremiste. Dhe ne saje te tij kaluam nga diktatura e eger komuniste ne nje anarshi po aq te tmerrshme. U shkaterrua gjithçka: materiale, shpirterore, institucionale. Nga barazia e varferise u kalua ne pabarazine ekstreme. Ku shumica “e çliruar” mbeti po aq e varfer, por nje pakice arrivistesh, njerez te lidhur me pushtetin dhe batakçinj te panumert u bene te pasur me te gjitha mjetet dhe menyrat e paligjshme. Dhe keshtu fjala e bukur dhe enderrndjellese demokraci u shnderrua ne shkerdhatokraci. Te kalosh nga komunizmi diktatorial ne kapitalizmin e xhungles do te thote te biesh nga shiu ne bresher.
O Kujtim!Per hir te se vertetes doktorin e derguan(dil njehere andej lart te shohesh cfare behet o shoku Sale i tha Ramua dhe kjo eshte e dokumentuar),ndersa shokun Azem e zgjodhi nje grup studentesh per ti perfaqsuar.Nga tam-tam me llamarina e shkopinj(keshtu ka filluar,dhe filloi te gjologjiku(godina) me duam drita),u gdhime nje dite te bulgur dhjetori me nje parti qe pak e la ne Krye Azemin,te tjerat i shihni perdite se i keni ne TV.Tung
Epo tani pa histori nuk do jemi ! E sakte qe PD nuk ka lidhje me kete date po keshtu asnje parti tjeter ! Po ama eshte nje perfaqesi studentore qe ishte ne takim me Ramiz Aline ! Eshte nje perfaqesi studentore me pas qe bene greven e urise ! Keto te gjith kane emer e mbiemer dhe normalisht e perfaqesoine ate date !
Ndersa partite politike kane daten e themelimit si dhe antaret themelues te deklaruar ne Ministri te Drejtesise ! Cdo gazete mund ti kerkoje dhe ti marre se nuk jane sekret !….
Kur ne vinim firmen per themelimin e partise demokratike sali berisha shpresonte te behej ndonje kandidat byroje i partise socialiste ramiziste. Po emrat e shume prej nesh u zhduken e manipulimet vazhduan deri sa PD u mbush me mytebere. Ne jo se kishim pretendime, Po do ta ndjenim veten krenare qe u vrndosem ne anen e duhur te histories. Kaq.
Torino, siç e thashë në atë artikullin në Gazetën Tema, e pranoj që lëvizja në fakt filloi në godinat 26-27 tek gjeologjiku, mu poshtë godinës sime 28, në ditët që i paraprinë 8 dhjetorit. Lëvizja do fillonte se popullit i kishte shkuar thika në palcë. Azem Hajdari, Arben Lika e shumë të tjerë ishin thjesht agjentë të Sigurimit që u vendosën në krye të lëvizjes për spektakël. Mund të thuhet se kanë lidhje me lëvizjen, si Lech Walesa. Dhe ai nga shërbimet sekrete polake.
Është tanimë gjithandej e provuar që Berisha për herë të parë erdhi në Qytetin Studenti më 10 dhjetor 1990 dhe tha “kthehuni në klasa djema.” Ne të gjithë i bëmë yyy. Kjo është lavdia e Berishës. Fjalimet e Berishës kanë qenë gjithmonë patetike dhe bosh: as mish, as peshk.
Duaje keq e foli hakun, i pari që ka kërkuar parti politike në Shqipëri ka qenë Shinasi Rama. “Duam partinë tonë.” Azemi në takimin me Ramizin i qurravitej Ramizit, si gjithë të tjerët.
http://www.gazetatema.net/2018/04/02/si-e-perjetova-levizjen-e-dhjetorit-te-1990-kujtimet-e-nje-ngjarje-qe-ende-ka-shume-mistere-dhe-pikepyetje/
Duhet me pas bole t bosh dhe t mash shtet.
S bohet shteti me pordh dhe lloqe kavaje si bojn shqiptart.
Shteti bohet me mundim sakrifica perpjekje dhe mbahet e zhvillohet me perkyshtim.
Ishte kush ishte Dull Hoxha,por boni shtet ama.
Dhe t bojsh shtet duhet t jesh personalitet
E jo si tash.qe sala osht grindavec,tosi nano pijanec,rama edi demagog frikavec, lir meta dullavec,e plot te tjer kurvaveca evburraveca..
N fillim bohet shteti,pastaj percaktohet lloji i tij diktatur demokraci mbretni republik …
Osht si puna shpis.
N fillim hudhet themeli dhe bazamenti pllak beton arme.
Pasandaj mund te ndajsh tre dhoma a kater t vogla apo dy t mdha.
Ose e ben njesh,sallon si pallat sporti..
Ama themeli baz hekyrbeton esht i njejti.esht ai parsori.
Kjo eshte te vesh kujen!
Feston P.D -ja 8 dhjetorin kur akoma s’ishte lindur!
Cudirat nuk kane fund ! Harrojne qe ka akoma deshmitare te gjalle.
Rrezimi i komunizmit nuk ishte 8 dhjetori sic po pretendohet Komunizmin e rrezoi qytetaria e TIRANES bashke me disa rrethe te tjera qe i dhane goditjen fatale me hapjen e ambasadave me 2 Korrik 1990 Pra shteti komuniste mori goditjen perfundimisht nga mijra Tiranas Mbasi u plagos per vdekje shteti i Ramizit Studentat e zhvilluan demestraten e tyre mbas 6 muajsh Dhe ky eshte realiteti qe e kemi jetuar dhe jemi deshmitare te atij rrezimi, fale dhe vendeve ish komuniste te lindjes qe na dhane shansin me rrezimin e murit te BERLINIT Komunizmi ne keto momente ishte e pa fuqishme dhe dihej qe do ta priste fati si vendet e tjera te lindjes