FOTOT: Operacioni anti-kontrabandë në Goricë, mes të arrestuarve dhe ish-kreu i FRPD në Korçë

8 Dhjetor 2019, 13:33Politika TEMA
FOTOT: Operacioni anti-kontrabandë në Goricë, mes të

Mes pesë personave të arrestuar sot në flagrancë nga policia pasi kaluan kontrabandë 4 kamionë me mallra pranë Doganës së Goricës, është dhe ish-kreu i Forumit Rinon të PD në Korçë.

Policia sqaron se Punonjësi i Doganës shtetasi Shpendi Dragolli (ish kreu i FRPD) në bashkëpunim me punonjësit e policisë dhe shtetas të tjerë, kanë lejuar kalimin e 4 mjeteve tip kamion të ngarkuar me mallra të dyshuara kontrabandë konfeksione dhe goma automjetesh të përdorura, nga Pika e Kalimit Kufitar Goricë në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke shmangur detyrimet doganore dhe falsifikuar të dhënat e mjeteve në dokumentacionet e tyre dhe në Sistemin Tims, ku 2 nga këto mjete u gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës.

Ndër të arrestuarit janë doganieri, shtetasi Shpendi Dragolli (ish kreu i FRPD), 3 punonjës të Policisë Kufitare, 1 shtetas, si edhe shpallen në kërkim 7 të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas nga të cilët 1 doganier, 3 punonjës të Policisë Kufitare, 1 shtetas, si edhe shpallen në kërkim 7 të tjerë. Sekuestrohet sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë (konfeksione dhe goma mjetesh të përdorura).

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Korçë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Gorica”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kontrabandimit me konfeksione dhe mallra të ndaluar, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Sh.D., 35 vjeç, banues në Korçë, me detyrë doganier pranë Doganës së Goricës.

Y.Rr., 53 vjeç, banues në Tiranë, punonjës policie me detyrë përgjegjës turni.

B.H., 54 vjeç, banues në Korçë, punonjës policie me detyrë kontrollor.

J.K., 51 vjeç, banues në fshatin Kallamas, Pustec, punonjës policie me detyrë trup shërbimi, pranë Pikës së Kalimit Kufitar Goricë.

A.H., 58 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe u shpallën në kërkim shtetasit:

M.K., 35 vjeç, banues në Bilisht; N.S., 44 vjeç, banues në Liqenas; A.H., 42 vjeç; E.Z., 44 vjeç; A.P., 37 vjeç; Dh.K., 23 vjeç; M.Xh., 35 vjeç, banues në Korçë.

Punonjësi i Doganës shtetasi Shpendi Dragolli në bashkëpunim me punonjësit e policisë dhe shtetasit e lartpërmendur, kanë lejuar kalimin e 4 mjeteve tip kamion të ngarkuar me mallra të dyshuara kontrabandë konfeksione dhe goma automjetesh të përdorura, nga Pika e Kalimit Kufitar Goricë në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke shmangur detyrimet doganore dhe falsifikuar të dhënat e mjeteve në dokumentacionet e tyre dhe në Sistemin Tims, ku 2 nga këto mjete u gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen e personave të shpallur në kërkim, si edhe gjetjen dhe bllokimin e 2 mjeteve të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”.  (TemA)

15 komente në “FOTOT: Operacioni anti-kontrabandë në Goricë, mes të arrestuarve dhe ish-kreu i FRPD në Korçë”

  1. Aleksander says:

    PARTIA DEMOKRATIKE.
    Ka Fallimenua. Nuk eksiston ma. Pik.

  2. gloria says:

    Fatkeqesisht ne PD vetem kontigjente te tille kane mbetur, kjo eshte nje parti qe krenohet me Lazaratin.

  3. Begaj says:

    Me Gjonin u ringjall edhe njehere kontrabanda. Emerimet e fundit ne dogana e vertetojne kete.

  4. Zylo says:

    Po pse e beni kaq te madhe.Eshte nje ish- dhe jo aktual.E hoqen nga detyra robi nuk do te rrije me duart ne bel.E kapen te kryeje denimin si gjithe te tjeret.Mos u merrni me peshq te vegjel.

    1. keta jane vdekja says:

      o Zylo mavria, po ty pse te mberthihe? Sa human qe je o rob kontrabande.

  5. Pd rrumpalla says:

    Ua, ua ,ua atë kërnackën që ka te goja, futjani në bitha tani, t’a gëzojë për krishtlindje.

    1. Jerry says:

      Ne qofte se e quan puron ti kernacke . ne bythe te mbifte ….

  6. Banda Brenda says:

    Ky eshte pinjoll i bandes famekeqe te 5 dyqaneve!
    Dhe shtepine e ka ngjitur me Godinen e Komisiariatit te Policise Korce..! Patjeter jane lidhje te forta e te vjetra!

    1. Jerry says:

      Ti qe e mban gjithmone brenda e gjete … Po ja do rije si puna tuaj ketu qe beni kmente duke pire kafe 50 nga 3 apo 4 ore

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Si ka mundesi te qendroi ne ate vend pune ?
    Bashkepunim ne korupsion,midis se majtes dhe te koruptuareve te djathte. Paska erdhur momenti per ti ” demaskuar” !

  8. Populli katunar says:

    HAJDE PI DHE KETE TE TIMIN TANI!!!

  9. Ujku Plak says:

    Te q. . . . a ripjelljen, qe mban ne pune monstra te tille, e ka lene pa pube socialiste te ndershm e puntore

  10. Erli says:

    Kur pikon dhe për këtë,, imagjino çfarë bëhet.

  11. tori says:

    kujdes:kudo ku punojne aktivista apo mbeshtetes te PD vetem vjedhje e korrupsion ka.Prandaj duhet shkulur nga rrenjet kjo mut partie

  12. Ervis Tabaku says:

    Po ku i njihni njerzit ju mo rop qira qe flisni per tjetrin ashtu o ju qifshin ropte o kurva makina emkontrabande eshte zene me 20 goma te djegura me vlere 450 euro ju grini 100 te zeza si nuk ju vjen rende turp te kini po spiunat keto kane te meren me pune qe ben 20 mije ose 50 mije te vjetra dhe te hyne 12 veta ne burg ja ky vend jemi ne fare kurva po me te liq jini ju ropqira qe flisni pa menduar llafe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje