Deputetja e njofton për vizitën e Bashës: Na erdhi te lagjia dhe ai. Rama: Çdo bënte ai më shumë në këtë situatë!

7 Dhjetor 2019, 17:14Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër Porto Romanon, ku pritet që të ndërtohet një park i madh, ndërkohë që aty po shkarkohen edhe inertet e mbledhura nga tërmeti.

Mes të tjerash, deputetja e PS për Durrësin, Klodjana Spahiu e njoftoi Ramën se në zonën e Porto Romanos kishte shkuar edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha në një fasoneri.

Teksa u habit se çfarë kërkonte Basha në një rrobaqepësi, kryeministri tha se lideri i PD-së ka bërë aq sa ka mundësi, ndërsa ironizoi analistët e asaj çka ai e quajti ‘laguna mediatike’.

Klodjana Spahiu: Kishte ardhur dhe Luli tek lagjja.

Rama: Ah kishte ardhur për vizitë??

Klodjana Spahiu: Ishte në një rrobaqepësi.

Rama: Ah…po pse në rrobaqepësi?!

Klodjana Spahiu: Se di, se kuptova pse. Mos është bërë ndonjë dëm.

Rama: Hajt mo, çdo bënte ai në këtë situatë më shumë. Po analistët, analistët…

2 komente në “Deputetja e njofton për vizitën e Bashës: Na erdhi te lagjia dhe ai. Rama: Çdo bënte ai më shumë në këtë situatë!”

  1. Drejtesia says:

    Sa lek kane marre zagaret qe nga cubi Sali Ilir, Luli,apo Rama vetem me lejet e ndertimit. I mbushen thaset dhe tani jane krenar por te thjere. Kancer dhe ilace tek femijet ju befshin.

  2. Lani says:

    Po nuk shkuan ne burg Berisha Meta Rama dhe Basha nuk behet Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje