Nga Durrësi, Lulzim Basha ka propozuar pesë masa që, sipas tij, do të sillnin efekt të menjëhershëm ndaj bizneseve të dëmtuar materialisht dhe financiarisht nga tërmeti.
Pesë propozimet e kreut të PD-së janë:
Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura.
Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit.
Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit.
Përjashtimin nga tvsh për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve.
Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
Postimi i plotë në facebook:
Sot inspektova disa prej sipërmarrjeve në Durrës, ndërsa pasditen e djeshme u takova me përfaqësues të Asamblesë së Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Durrësit.
Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar pasoja të rënda ekonomike dhe sociale. Ndërprerja dhe reduktimi i aktivitetit ekonomik, dëmet në struktura, makineri dhe inventar, fatura financiare, pezullimi i punës nga një numër jo i vogël të punësuarish banesat e të cilëve janë shkatërruar apo dëmtuar rëndë; këto janë problemet kryesore me të cilat po ballafaqohet sipërmarrja.
Ndërkohë duhen paguar taksa, tarifa dhe fatura, kontratat me palët e treta, jashtë dhe brenda vendit mbartin detyrime kohore dhe financiare, sikundër bizneset përballen me pagesat e kësteve të kredive bankare. Sipërmarrësit nuk kanë ndërprerë pagat për të goditurit nga tërmeti edhe kur këta të fundit nuk kanë mundur të vijnë në punë prej 10 ditësh, shumë prej sipërmarrësve po kontribuojnë për riparimin e dëmeve në banesat e punëtorëve të tyre si dhe po ndihmojnë me sa munden në forma dhe mënyra të tjera.
Njësitë e hoteleri-turizmit po përballen me rënie dramatike konsumi dhe i tremben rënies apo anulimit të prenotimeve.
Pas një konsulte me përfaqësuesit e Asamblesë së Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Durrësit, me ekipin ekonomik të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar dhe ekspertë të fushës, si dhe bazuar mbi përvojat e ngjashme në vende fqinje, me qëllim për të shmangur futjen e Durrësit në një “dimër” ekonomik dhe social me pasoja të rënda për të gjithë vendin, në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar propozoj këto masa me efekt të menjëhershëm:
1.Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura.
2.Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit.
3.Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit.
4.Përjashtimin nga tvsh për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve.
5.Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
Gjithashtu i bëj thirrje sistemit bankar të riskedulojnë këstet e kredive në periudhën e rindërtimit për operatorët ekonomikë në zonat e prekura.
Kjo paketë e thjeshtë dhe realiste është ndihma më e mirë që mund ti jepet sipërmarrjes për rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë në zonat e goditura. Nga kjo varen mijëra vende pune dhe të ardhurat e dhjetëra mijëra familjeve.
Kesaj i thone fshati digjet e basha krihet
Ky do te na ktheje ne komunizem duke i bere te gjitha falas. Iko ore idiot qe premton idiotizma te tilla. Po ku ti gjeje parate qeveria qe te funksionoje ore rrote karroce, po nga ato qe terhiqen me dema jo me kale. Ti nuk je pergjegjes as per rroga e as per sherbime. Sigurisht me nje te rene te butonit ti i jep te gjitha falas. Por nuk e ke bere kete kur ishe Kryetar Bashkije, por punoje vetem per vete dhe per gangot e tu.
pak pasoja na kane sjell keto firma ndertimi per ndertimet qe kane bere i kane shitur trefishin e cmimit dhe kane deklaruar vetem 33% te cmimit po ti lehtsojme me kete paket tende o lulo jane oligarke keta qe kane bere ndertimet
Lulushe vetëm një pikë duhet ata të paguajnë sigurimet për objektin dhe mallin.Pak a shumë si në gjithë botën i dëmshpërblimin e ja jep kompanitë e sigurimit.Nuk do shumë mënd dhe 5 pika
Sa fallco me duket ky Basha, shikojeni si e shtone dozen e seriozitetit kur ndigjon… Ky njeri nuk ka aspak natyralitet, cdo gje e ka te shtirur, vetem shprese dhe optimizim nuk te jep.
Sa bukur duket me keto 5 pikat ky! Po behen gati edhe 2 pika te tjera. Nje nga keto pika do veje piken mbi. Flini te qete burra!
Vetem me numer tek i ben paketat ky Luli, si s’beri nje pakete me 4 ose 6 pika.
Ky flet “Si e ema e Zeqos nga maje thanes” .Nuk e ka kuptuar akoma qe per nja 2 apo 3 vjet ky eshte si “Bari pa kope” .Eshte nje hic qe s’ka asgje ne dore.Nuk mbledh as ndihma apo te dhuroje ndonje nga ato milionat qe mori kur ishte minister dhe kryetare bashkie , por na shet ide sikur te jete ky kryeminister apo kryetare opozite.
Per firmat e ndertimit,te cilat nuk kane pasoja nga termeti,situata e mbas termetit eshte e arte ne se jane dhe importues.Ky Lulash Balashi kerkon ti shtoje akoma fitimet prallore,pamvaresisht se i quan oligarke…
Asnje lehtesim per ta,perkundrazi kontroll te rrepte per cilesine e tyre dhe cmimet reale te blerjes.
Po ashtu,qeverija asnje leshim per firmat e ndertimit,pallatet dhe ndertimet e tyre jane rrezuar apo demtuar nga termeti.Keto le te pergjigjen vete per shpenzimet qe do bejne,sepse eshte pergjegjesi e tyre si ndertime jashte standarteve ligjore,per te cilat do te procedohen dhe penalisht….
Per ndryshe nuk do vene mend asnje shkeles ligjit….
ky luli lufton per karrige per asgje tjeter sepse ne keto situata pergjigjet siguracioni dhe jo qeveria nuk diskutohet qe dhe qeveria ndihmon maksimalisht