Rama: Hotelet të zbrazen pas Vitit të Ri, kemi dy opsione për ata që i janë dëmtuar shtëpitë

7 Dhjetor 2019, 08:00Politika TEMA

“Hotelet duhet të zbrazen pas vitit të ri”, kështu deklaroi kreu i qeverisë Edi Rama.

Ai u shpreh se ka dy opsione për ata që i janë dëmtuar shtëpitë: të marrin paratë dhe të gjejnë një shtëpi me qira derisa të mbarojë ndërtimi i shtëpive, ose të futen në shtëpitë me qira që i gjen shteti.

“Hotelet duhet të fillojnë të zbrazen pas vitit të ri. Hapja e dyerve tani duhet të jetë shumë e kujdesshme sepse mund të ketë disa që thonë hajde se po shkojmë në hotel të kalojmë Vitin e Ri aty. 

Në hotel tani janë 4000 e disa qindra persona që janë më të prekurit, jo të gjithë, por kjo tani është kapërcyer. Familjeve në hotele do i ofrojmë dy rrugë, rrugën e qirasë me lekë në dorë, merr fondin derisa ne të japim shtëpinë e re. Brenda atij fondi në Durrës dhe Thumanë ka dhe një ekstra për transportin.

 Rruga tjetër është t’ia ofrojmë ne. Kjo është shtëpia me qira futu. Ne i kemi alternativat prandaj nuk kanë pse të qëndrojnë në hotel. Familjet që do futen me qira të skanohen. Jo ata që nuk kanë lidhje me tërmetin drejtpërdrejtë. Ata të kthehen atje ku ishin”, tha Rama.

5 komente në “Rama: Hotelet të zbrazen pas Vitit të Ri, kemi dy opsione për ata që i janë dëmtuar shtëpitë”

  1. Havard says:

    hotelet te zbrazen??????

    +

    urdher nga qendra/byroja politike/partia nga nje bandit…ky akoma kujton se jemi akoma ne komunizem ku prona private ishte thjesht nje term teorik…zoti tna rruaj nga klysht e kuq qe kurre sduan dhe skuptojne demokracine….

    1. bimi says:

      Paguaji ti o Havard me welfarin qe merr ne perendim. Ku ke pare ti more injorant qe qeveria ti mbaje njerezit ne hotele perjetesisht. Ku i gjen paret qeveria? Te rrisi taksat e te falimentojne te gjithe?. Ai po te ofron qerane. Nese nuk te pelqen gjej dicka tjeter. Ne kapitalizem o injorant je pergjegjes per veten. Duhet ta sigurosh 100% pronen. Nese nuk e ben eshte pergjegjesia jote. Ke medime komuniste e shan te tjeret te kuq. Ne socializem shteti te jep nje therrime e merr persiper te jete pergjegjes. Prandaj nuk behet Shqiperia se softwarin e komunizmit e keni ne tru te gjithe si ti o mbeturine e krijese e Enver Hoxhes. Dhe sa per dijeni nuk kam qene kurre per Ramen por mesa duket fatkeqesisht ai eshte alternativa me e mire per Shqiperine .

    2. K. M. Tusi says:

      @Havard

      Cfare shikon gabim? “Hotelet te zbrazen” – do te thote se shteti nuk u paguan me hotelin atyre. Po te duan ta paguajne vete e te rrine sa te duan.

  2. Pd rrumpalla says:

    Harvard Palloshi, të shkërdhefsha ty, dhe këlyshët blu, që marin shumë vesh nga shkërdhatokracia.

  3. Eri says:

    Havard koqja merr e zgjidh o socializem o kapitalizem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje