Shqipëria i vetmi vend Europian që refuzoi OSBE-në, sot merr drejtimin e saj për herë të parë

6 Dhjetor 2019, 15:43Politika TEMA

Në një takim në Bratisllavë, Sllovaki, Shqipërisë iu dorëzua sot për herë të parë në historinë e saj drejtimin e OSBE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë). Shqipëria do të drejtojë zyrtarisht këtë organizatë nga 1 janari, deri në fund të 2020.

Në praninë e Kryeministrit Rama, vendit iu dorëzua stafeta prej Miroslav Lajçak, ish-komisioneri europian dhe Ministri i Jashtëm dhe Europian të Sllovakisë, vendit që ka presidencën aktuale.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama kujtoi se: “kur OSBE u themelua, pikërisht 45 vjet më parë, Shqipëria ishte vendi i vetëm që përmes zërit të diktatorit të saj komunist refuzoi të ishte pjesë e saj”.

“Shpresa e vetme e satelitëve të Bashkimit Sovjetik është të forcojnë lidhjet me SHBA dhe Perëndimin, në formën e kredive pa asnjë kufizim, për të lejuar kishën që të zërë vendin e dikurshëm, për të thelluar degjenerimin e mëtejshëm moral, etj”, deklaronte atëherë zyrtarisht Shqipëria.

Ndërsa sot, vendi, “një anëtar krenar i OSBE” sipas Ramës, merr drejtimin e kësaj organizate presitigjioze, një prej detyrave thelbësore të të cilës është monitorimi dhe garantimi i standarteve demokratike të zgjedhjeve anembanë botës.

Kalimi i presidencës së OSBE tek Shqipëria provon se në sytë e ndërkombëtarëve, për herë të parë vendi ynë gëzon pjekurinë dhe ekspertizën e nevojshme për të thënë fjalën e saj në çështjet e sigurisë dhe demokracisë në Europë.

Me krizën në Ukrainë, si dhe rritjen e autoritazmit dhe tendencave nacionaliste në të gjithë Europën, Shqipëria merr drejtimin e OSBE në një moment historik përcaktues për fatet e kësaj organizate.

“45 vjet më parë, unë isha ashtu si të gjithë të tjerët, me detyrim një pioner 11-vjeçar i Shqipërisë komuniste. Sot, jam Kryeministri 55-vjeçar, i Shqipërisë së re dhe moderne”, theksoi në fjalën e tij Rama.

4 komente në “Shqipëria i vetmi vend Europian që refuzoi OSBE-në, sot merr drejtimin e saj për herë të parë”

  1. Enverin says:

    Fitorjeee! Dhe i vetmi vend qe ben zgjedhje pa opoziten ne shekullin e XI si asnje vend tjeter evropian! Fitorje oo ca gallate!

  2. buj says:

    OSEBE DHE NDIKIMI I SAJ RUS, PJEKURIA JONE… AMON NA I KURSENI KTO PARRULLA

  3. Janulles me sqepar kokes says:

    Gjithashtu vendi i fundit europian qe i numeron votat si i do qejfi.

  4. GAZETARJA says:

    Mire e ke dhe ti shoku shoku ENVER…me mire mos te bej zgjedhje fare, te haje pershesh bashke me opoziten….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje