Të vdekurit nuk mund të kthehen në pikë sondazhesh për Ramën

6 Dhjetor 2019, 15:37Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Edi Rama po e shfrytëzon tërmetin njësoj si Erdogani grushtin e shtetit: si një “dhuratë nga allahu”. Kjo jo për faktin se kryeministri ka filluar të shfaqet me tespie në dorë dhe të citojë në Facebook vargje nga Kurani, por se ai po përpiqet me çdo kusht të risë pushtetin e tij personal.

Të mërkurën në mbrëmje ai u shfaq në “Porta a Pora”, në Rai Uno, për të thënë se ku do të ndërtoheshin lagjet e reja për të pastrehët që nga kombinati e deri tek autotraktorët, se si do të qe përbërja socio-ekonomike e banorëve të ardhshëm e madje edhe se cilët do të qenë emrat e projektuesve që do ti konceptonin ato.

Pak a shumë në të njëjtën kohë ai rrefuzoi me neveri një propozim të opozitës dhe të ekspertëve të ekonomisë që shihnin si një nga rrugët për të përballuar koston e rindërtimit, pas katastrofës, anullimin apo shtyrjen në kohë të një pjese të koncesioneve të dhëna për oligarkët pranë pushtetit.

Po ti shohësh veç e veç, këto vendime dëshmojnë për një delir të pamatë autokratik. Ato tregojnë për mospërfillje të asnjë mendimi apo propozimi alternativ, apo të asnjë vendimarjeje kolegjiale.

Përshembull, përpara se të flitet për lagje që do të jenë avangardë edhe për një shekull, për projekte nga ato me të cilat kryeministri u mburret darkave miqve të tij oligarkë, për habitate të përziera, ku do të bashkjetojnë të prekurit nga dridhjet e 26 nëntorit me tinejxhërat e start Up-eve që do të ngrihen, a nuk do të qe mirë të merej në konsideratë një propozim i shoqatës së ndërtuesve?

A nuk do të ishte më racionale që shteti të blente fillimisht rreth 2500 apartamentet e pashitura deri më tani për të strehuar aty të mbeturit pa shtëpi? A nuk do të qe më ekonomike që banorët të strehoheshim menjëherë, pa kosto hotelerie, ushqimi, shërbimi, në pritje të projekteve grandomane që do duhen më së paku dy tre vite që të përfundojnë? Pse Rama vendos vetë personalisht me Boerin apo Casamontin, pa marrë asnjë mendim alternativ?

Të njëjtat dilema mund të ngrihen edhe ndaj rrefuzimit për të prekur PPP apo koncesionet. Duke lënë për një çast mënjënë debatin për korrupsionin apo mbajtjen e pushtetit përmes tyre, ajo që nuk kuptohet është se si një njeri i vetëm vendos se çfarë do të preket dhe çfarë jo, ende pa ditur koston përfundimtare të dëmeve dhe paratë e mbledhura për ti përballuar ato? Ndërsa në janar qeveria shqiptare pret një konferencë të madhe donatorësh, a nuk do të qe përshembull atëherë momenti kur Rama të shpallte se i kishte siguaruar të gjitha paratë që i duheshin dhe nuk kishte nevojë të ngacmonte as rrugën 300 milionëshe të Milotit, as sterilizimin dhe as Check Up-in?

Por, jo, ai flet që tani me arrogancën dhe vetbesimin idiot të atij që mer vendime pa njohur të dhënat.

Pikërisht ky lloj voluntarizmi autokratik, ishte ai që rrezultoi i dështuar në 26 nëntor. Pas gjashtë vitesh shpenzimesh maramendëse për të bërë makiazhin e qendrave të qyteteve, për të thelluar borxhin në emër të mbajtjes me punë të oligarkëve, në ditën e tragjedisë rezultuam të ishim shteti ku xhenjerët gërmonin me duar në gërmadha, ku qentë duhet të vinin nga Kosova, ku s’ekzistonin mjetet e kërkim shpëtimit, ku Durrësi nuk kishte as paisje për të matur ampilitudën e tërmetit dhe ku munguan aq para sa për të zhvendosur nga pallatet e Thumanës 24 viktimat e ardhshme që i braktisëm mbi një varr të hapur.

Dhe në vend që kjo katastrofë të shërbente për të zënë mend nga dështimi i shtetit piramidë që i nënshtrohet vullnetit të njëshit, ajo, në të kundërt, po përdoret për ta shumfishuar pushtetin e tij.

Ashtu sikurse ka pushtuar ekranet, ashtu sikurse po këcënon mediat e pavarura, ashtu sikurse po përdhos publikisht Erion Veliajn, ashtu sikurse po xhiron video ku shfaqet si aktor, ashtu si po fryn në mënyrë makabre historinë e trishtë të të birit, po me të njëjtën mënyrë delirante dhe autoritare Edi Rama po sillet edhe me vendimet që i përkasin së ardhmes.

Ai ka vetëm një obsesion. Ta shfrytëzojë tragjedinë me 51 të vdekur vetëm për të kontrolluar gjithçka dhe për të rritur pikët personale në sondazhe.  Në emër të këtij deliri, sot s’po konsultohet me njeri, sot po flet për projekte grandomane, sot po forcon mitin e papkekshmërisë së nja dhjetë oligarkëve. Dhe pikërisht për këtë ai është tani dyfish më i rrezikshëm. Pasi 26 nëntori na tregoi se piktori nuk e bën dot edhe zjarrfiksin, se shteti estetik prej letre që ngriti në gjashtë vite, rezultoi një kështjellë rëre në ditën që na duhej. Ndaj dhe po vazhduam në të njëjtën rrugë, do të jemi edhe më zbuluar nëse natyra vendos të “hakmerret” sërisht. (Lapsi.al)

53 komente në “Të vdekurit nuk mund të kthehen në pikë sondazhesh për Ramën”

  1. Mjaft me BOLE Andi! says:

    Andi leket ti paguan LULI apo MONA apo te 2 ? i

    1. Feniks says:

      Eshte kriminale,qe ndertuesit,projektuesit dhe zyrtaret qe kane dhene lejet e ndertimit dhe shfrytezimit te godinave te rrezuara nga termeti dhe ne radhe te pare te godinave ku pati viktima nuk jane ARRESTUAR!
      Cfare e ka penguar prokurorine dhe policine qe te arrestonte pergjegjesit e ketyre krimeve kur vepra e tyre eshte e qarte,me godinen te rrenuar dhe viktimat e tyre?
      Heshtja e deri sotme tregon se prokuroria nuk eshte e pavarur dhe se mund te behen pazare ne kurriz te viktimave!
      Te gjithe pergjegjesit e ndertesave te rrenuara duhet te ishin arrestuar qe diten e pare!
      Ne se nuk e beri ish krye prokurorja anonime,le ta beje krye prokurori i ri!

    2. Neveri says:

      A mund te na thote njeri se a eshte gjalle drejtori i Emergjencave Civile Haki Cako keto dite?
      Per cfare e ka marre rrogen ky njeri deri me sot,kur vartesit e tij shkuan ne Durres e kudo me duar ne xhepa sikur i kishin marre puntore me meditje tek “ushtarini panjohur”?
      A i pa koleget e tij nga Kosova se ne cfare niveli ishin ne te gjitha drejtimet?
      Per kete gjendje katastrofike te gjendjes se tyre ka qene fajtor ky vete apo shteti qe nuk e ka degjuar zerin e tij?
      Sido qe te jete ky drejtor minimalisht duhet te kishte dhene doreheqjen,ndersa sot ai mund te hetohet,gjykohet e denohet per “shperdorim detyre”!
      Nga te 51 viktimat e termetit,ne se vartesit e tij do ishin te stervitur dhe te pajisur me mjetet e nevojshme,si koleget e shteteve te tjere,me siguri,qe do ishte shpetuar qofte edhe nje njeri i vetem me shume!
      Po ashtu,pergjegjesi per viktimat dhe ndertesat e rrenuara apo te pa banueshme fajin kryesor e ka qe nga kryeministri Rama qe e ka lene ndertimin jashte cdo kontrolli,por eshte marre vetem me tenderat,koncesionet dhe PPP e rrugeve etj!
      Si mundet nje shtet qe tani do paguaje 1 miliard euro per strehimin e mijra veteve dhe nuk ka lene jashte cdo llogjike normale kontrollin e cilesise se ndertimeve ne vend?
      Si mund te justifikohet Rama qe legalizoi mijra banesa dhe shtesa te ndertuara pa leje pa verifikuar cilesine e projekteve dhe sidomos te ndertimit te tyre dhe tani i duhet te paguaje qindra milione euro nga taksat e pjeses tjeter te popullit kur askush nuk ka faj per qellimet populiste te qeverise?
      Rama dhe vartesit e tij fajtore per viktimat dhe pasojat e termetit duhet te pergjigjen para drejtesise!

    3. vang says:

      Z. Bushati. PO te kishe haberin nga ekonomia,duhet ta dish qe Rama parate e veprave ne ndertim,(njeren nga ato me 150 mil E) nuk i ka ne xhep qe ti perdori per ato nevoja qe ti flet dhe anullimi i kontratave do ti kushtonte shume me teper ekonomise.Sa per mjetet e munguara te grupeve te shpetimit pyete nje here dhe Salen.Pyete gjithashtu perse mbylli institute e zyra sherbimi per raste emergjente.Sa per votat e Rames mos u merakos sepse gjendje tani paraqitet 50 me 50.Ka plot qe nuk do kenaqen ka dhe nga ata qe do vleresojne perpjekjet e tij.

    4. Aleks says:

      Si gjithmone nga kanalet e ujerave te zeza nje sperkatje me mut nga “i juaji bushati”.

  2. Dritani says:

    Amonı mer po sa ı thelle osht ky mer jahu? Po sı ı dı tona gjojnat ky? Ene thojne osht gamor! Gamor gamor po nuk le dıte pa ja rru atıj te Gjatıt.

    1. Gamba says:

      Se kush eshte Rama e pame gjate protestave te studenteve vjet,qe u struk si gjarper,per te pritur momentin e viktimes!
      Rama eshte i pa bese,arrogant,cinik,hakmarres,i pa afte si shtetar ,por i afte si i korruptuar,per te shksterruar shtetin ligjor dhe per te mashtruar njerezit!
      Rama i perbuz fukarenjte dhe i ka frike njerezit e afte,por perdor sofizmin per te mashtruar njerezit!
      Ka shpenzuar miliarda leke per qendrat e qyteteve,ndersa ne brendesi qytetet jane si geto,si ish kampet e internimit komunist!
      Rama sot eshte fatkeqesia me e madhe e shqiptareve!

      1. Shkodrani says:

        Shko mor pirdhu….

        1. Gamba says:

          Shkodrani!
          Me fa, por pordhat e mija i kam dhene me koncesion dhe nuk kam gje per ty per 10 vjet!
          Porosit tek ndonje firme tjeter!

      2. lora says:

        o gamba qenke me karabush se vete Luli

        1. Emiljano says:

          Lora rrofte partia aty je ti

        2. Gamba says:

          E nderuara lora!
          Te 3 germat e para te cilesimit tend qe me ben mua t’i jap falas,meqenese je e demtuar nga termeti!
          M’i kthe kur te rehatohesh!

      3. lajthitje says:

        Gamba, shko teke Andi dhe kerceni vallen tuaj te preferuar se te shkon bukur, ; ju jeni shurdhjesa qe rremben bran delja pas pjelljes.

    2. Cika says:

      Te nderuar militante tru shplare te rilindjes!
      Rama eshte jo vetem udheheqesi me i lavdishem i rilindjes,por edhe i vetmi qe mund ta coje popullin shqiptar nga fitorja ne fitorje!
      Me gjeni ju sot nje njeri tjeter me te shqyer ( ndjese,me te shquar), se Rama?
      Asnje per be!
      A e pate se kush i perballoi demet ngs termeti i 21 shtatorit?
      Po Rama e kush tjeter!
      Po demet nga termeti i 26 nentorit kush po i perballon?
      Po Rama e kush tjeter?
      U sfilit i shkreti nga nje fshat ne tjetrin,tako nje plak,tako nje femi,perkedhel nje qen etj,por vetem gazetareve iu eshte qepur me buke ne traste!
      Doemos se vetem ata kane mbetur ketu,qe mund t’i nxjerrin te palarat ketij udheheqesi te lavdishem,qe ne fillim tha se nuk kemi fonde per termetin ,ndersa tani thote se kemi 20 miliarde leke!
      Rama ketu e Rama atje epo njeri eshte i shkreti, por nuk ka tjeter kush ta mbeshtese!
      E keni pare gjekundi drejtorin e Emergjencave Civile,qe ka marre rrogen e majme tere kohen,por kur erdhi puna ta justifikonte ate u tret si kripa ne uje?
      Ku jane ministret femra te Rames qe i mburr kaq shume,sidomos kryetrimeresha Spiropali?
      Te pakten te merreshin me cerdhet,kopshtet,spitalet,hotelet e mbingarkuar,furnizimin me ushqime etj?
      Apo kane hallin se iu ftohen sh…?
      Femrat e shumta ne qeveri e administrate nuk duhen per numer spo per t’u ciftosur,por per te bere punen njelloj si meshkujt!
      Se puna nuk behet me HALLATET por me TRU!
      Ja pra qe kete nuk e di Rama,se femrat i do per numer reklame!

  3. Adil carcani says:

    Bravo! Po kujt i thua ketyre kokepalareve te portaleve qe do filojne tani te shajne me nene e gjysh ate qe gjysh qe dje i shkerdhebte ne b te gjithe keta dhe baballaret e nenat e tyre!

    1. Tironsi says:

      O rrota K….,mire qe qelloi Rama kryeminister se me Monen e Lulushin as sufllaqe per 1jave sdo hanin te mbijetuarit.

      1. Tironc tamon says:

        Ik mer trap se nuk ka tironc me Edi Ramen

    2. Aliu says:

      Ti ja paske marre ne goje gjyshit ???

  4. LULJA says:

    O TRAPI PSE TE VDEKURIT E VLERESOJNE RAMEN O BUDALLA.
    RAMA SOT ESHTE ME I MIRI PER KE DO JAPIN SONDAZHE POZITIVE PER BERRIHEN LULEN PALOQEN METEN MONIKEN MUL GOMARIN GAZEN E PD ESHTE MESE NORMALE QE RAMA FTONE ME KETA SHKARABYTHE .

    1. Mihali says:

      Po nga Luli,Mona,Lilian,mer ndonje Kacidhe prandaj Len per Luli dhe monen Ky nipi hysniut .

  5. Bushati gjyshit says:

    Iku ky debili nga mendja kur shikon ramen te rai une semuret o nipi hysni kapos duhet pune per te shkuar deri te port a porta ti je njeri kot me zerin si 10 vjec me trupin si 12 vjec njeri qe nuk te impozone autoritet

  6. hasani says:

    Eh, more qelbesire. Si nu ke fare pak turp??? Mundohesh qe edhe vdekjen ta shfrytezosh per rrogen qe te paguajene more hale e ketij vendi!!!

  7. Mali i Gribes says:

    O idiot , o llum i kesaj shoqerie, o bastard! Rama dhe qeveria e tij po bejne nje pune te shkelqyer e me kembe ne toke dhe me mendjen dhe kapacitetet qe kane ne dispozicion dhe te veprojne sic e gjykojne ata se ata jane votuar nga populli.
    Sa i takon qeneve ti e di shume mire qe i shiti Saliu dhe nuk the asnje fjale dhe tani qenke kujtuar per ta.
    Per sa u perket bizesmeneve ne kapitalizem dhe ti i quan oligarke ata jane motorri dhe oksigjeni i ekonomise kapitaliste o tru thare se nuk paske mare vesh akoma se kemi kaluar ne nje sistem tjeter.
    Te ka mbetur mendja te bytha e Saliut dhe shfryn vetem ere jashteqitje.
    Zhduku nga ekrani se je turpi i botes dhe kundermove dynjane.

  8. Isuf says:

    Bushat bej cfar te duash kunder Rames. Shkruaj kunder, fyeje, thuaji njëshi, thuaj i vetmi, thuaj cfar te vije ndermend kundra tij. Une te ndoqa dhe mbreme tek Eni dhe vija re qe fjaline e filloje me fjalen “Rama”. Aty ku nuk e filloje me “Rama” e zevendesoje me “Jo po…” Mua ma merr mendja qe Rama nuk do te beje ndonje replike, enkas per ty, se nuk ja vlen. Nje gje jam i sigurt qe po takoi ndonje familiar me qen do i thot pse nuk ben ham ham ky qeni siç bën Bushati. Ah edhe nje gjë bej cfar të duash kunder Rames, por te jesh i sigurt qe Basha nuk te merr ne ekipin e tij se je komunist dhe bir komunisti. Tung.

  9. tarrasi says:

    Po kush eshte i vdekur,o i vdekur dhe i turperuar po ku ka me te vdekur se ju,o te pafytyre,po jeni ba si zagare,te njetin avaz keni,ju shkerdheu ky i gjati dhe tani shifni andrra me Sali,Lul,Ilir,po ke ai i gjati do merrni,nga tre me te gjatin.Ju jeni ba si parja e kuqe,ju ka dale boja krejt dhe as ju beson dhe as jua var kush,per cfare do qe thoni dhe shkruani

  10. qazim says:

    O nipceee,je nje hajvan i madh.Eshte gjeja me kot te lexosh ato qe ti shkruan.E ke te afishuar mediokritetin e mjerim i madh per ekranet qe te marrin ty

  11. 19 says:

    Komentin nuk ja lexoj fare kti pederastit .se dihet ca shkruan vetem karizma se aq mend ka i shkreti gjynaf .por kenaqem me komentet e njerzve aty eshte ajka .

  12. Arbeni says:

    O lepurushi i gjyshit, ti nuk bën gjë tjetër, por vetëm mund ti rruash shelegun Gjigandit.

  13. Kulufi says:

    O Mero, nuk kishe vend te Antena qe e paske vene te lajmet kryesore kte debilin?

  14. genc says:

    Zoti Bushati.ti e ke mendjen e ngulur ne faktin per ta goditur me cdo kusht E.Ramen.ti zbaton ate shprehjen e njohur qe:hip ne peme se te vraz,zbrit nga pema se te vras.nuk tregon pergjegjsi ne fjalen qe thua.apo media ka te drejte te shpreh cdo gjd pavarsisht se sa e vertete eshte ajo.nuk mendoj se shton pike per figuren Tuaj.

  15. TA says:

    GJYNAH DO THESHTE ERDOGAN QE STE BENE TY KRYEMINISTER.

  16. PEPJA says:

    PO MBYLLE O VEMJE.

  17. N.VJOSA says:

    O ti i Kapajve, Gjyshi yt i lau me gjak malet e Laberisë!
    Por ti Andi je një P I S . . .
    Cdo
    Fis
    E ka
    Një
    P i s …!

    1. Gamba says:

      A ka me PIS servil se ty more N.Vojtorja?
      Ike si i dhjere nga DITA dhe erdhe ketu per te na care trapin?
      Rama eshte fatkeqesia e shqiptareve sot!

  18. J says:

    Kushdo qe te ishte ne vend te Rames do ta shfrytezonte rastin per efekt politik.Ai eshte km dhe I takon te mos fshihet ne fatkeqesi te tilla ,por te dal me terren.Mund ta kete tepruar ,por hiperbolizimi eshte nje veti karakterizuese e gjithe shqiptareve,lavjeresi i trurit te tyre shkon me amplitude nga0 ne limit dhe anasjelltas.Rastet kur mund te jete ne polzionin normal Jane te ralle ,prandaj nuk mund te organizohen si nje shoqeri e perbashket,duke mbetur nje turme njerzish te coroditur,pa busulle.Terheqja e opzites nga kuvendi , detyra per te clien paguhet,nga vendi qe I eshte besuar ne politike ka pasoja te renda per te tashmen dhe ardhmerine e vendit.Kjo eshte nje pike kyc ku duhet te fokusohen gazetaret ,duke perdorur shprehjen tuaj do te thosha qe kjo i sherben neneshtrimit te vullnetit te njeshit …etj.Flm per shkrimin.Duket se jeni gjithmone nje ngritje si gazetar ne profession ,por me bene pershtypje qe nuk mund te distancoheni si individ nga sistemi I kaluar.Kjo nuk do te thote qe mos te doni me gjyshen ,por mentalisht ,intelektualisht kurioz, te mund te ingranoheni ne kohe……

  19. Ana says:

    Perfundimisht o Bushat ti je budalla, por budalla i lig dhe i pandreqshem.

  20. Lylzim says:

    Ky eshte fytyra me e keqe e medias, (dhemb per dhemb me Kacin Ju flet Moska dhe Zheji kokzbokthin). Ky edhe dy dite pas termetit filloi te shaje Ramen, nderkohe qe Rama ishte mes rrenojave dhe jeteve te humbura qe pa gdhire e deri sa ky fytyre dhelper ishte ne gjume. Eshte kaq i ndyre sa nuk marr mundimin tia lexoj shkrimet, por vetem komentet e lexuesve shoh. Por paraja eshte gje e madhe, paguhet per kete pune, ndaj e mban lapsin mprehur bashke me Bejten.

  21. Jimi says:

    O nipce! Akoma nuk e kupton, qe sa me shume ju sojsezet, ti , Lubonja, Zheji, Peka, Shkullaku, Bejtexhiu e tj e shani Ramen, atij aq me shum i ngrihet kuota e vleresimit!? Une do ti druhesha nje rrokullisje te Rames, vetem atehere kur ju ne daljet tuaja televizive nuk do ta permendnit ate. Vazhdo nipce, vazhdo!

  22. Dany says:

    Rama nuk meret fare me ju dhe me ata si ju.Ne vend qe te ndihmoni qofte edhe me ndonje mendim pozitiv ne kete situate
    ku ndodhet vendi, mereni me gjera te kota dhe pa vlere.Lereni Ramen dhe qeverrine te bejne detyren e tyre,ate qe kane mare
    persiper ta bejne e qe kane premtuar te bejne dhe pastaj beni vleresimin.Populli qe e zgjodhi e dinte vleren e z. Rama dhe
    ka edhe besim tek ai…..

  23. a.f. says:

    Per te gjithe komentuesit qe shajne pa kunder-argumenta Andi Bushatin: Nese nuk keni sy dhe veshe per te pare e degjuar se pasojat e ketij termeti po perballen me paaftesine totale te shtetit, me hipokrizine dhe mashtrimin cinik te mafies ne pushtet, te pakten heshtni nese akoma nuk keni dhene ndonje kontribut personal per te mbijetuarit dhe te demtuarit nga termeti i fundit. Nuk uroj asnjehere qe te ndodhe apo te vije ndonje fatkeqesi me e madhe, por ashtu si po shkon kjo pune, shqiptaret do te katandisen jo me vetem delja e zeze e Europes, por fundi i botes.

  24. a.f. says:

    Per te gjithe komentuesit qe shajne pa kunder-argumenta Andi Bushatin: Nese nuk keni sy dhe veshe per te pare e degjuar se pasojat e ketij termeti po perballen me paaftesine totale te shtetit, me hipokrizine dhe mashtrimin cinik te mafies ne pushtet, te pakten heshtni nese akoma nuk keni dhene ndonje kontribut personal per te mbijetuarit dhe te demtuarit nga termeti i fundit. Nuk uroj asnjehere qe te ndodhe apo te vije ndonje fatkeqesi me e madhe, por ashtu si po shkon kjo pune, shqiptaret do te katandisen jo vetem delja e zeze e Europes, por fundi i botes.

  25. Rezorsi says:

    PO MOS JA NXIRRNI SURRATIN ME KETIJ PECO DI ME…….. DA TALL BY…. EN ME POPULLIN E SHKRETE.

  26. Naimi says:

    O Andi kerma,po qelbe dynjane more mjeran.Po kaq te shemtuar ne gjykim e ne arsyetim nuk kam pare kurre.Po ti kundermon ere nga shura e Hysniut e kerkon te na mbushedh mendjen.Ti je prototipi i njeriut mistrec,gje qe e shpreh ne suratin tend ku pasqyrohen te gjitha bemat e bllokut.
    Po a e kupton qe te urrejne te gjithe mor i peshtirosur.
    Mjer ti se ku do te perfundosh.

  27. Z says:

    Keta jane nje dore “analistesh” qe paguhen nga Saliu! I takojne shek. te 19te.

  28. mendja u ka ikur says:

    Andi, do ikesh si Agron Tufa se jeni kthyer ne nje tufe kriminelesh shpirteror qe po shkaterroni nje popull te tere. Lexoni komente, degjoni çfare te thone njerezit, te ka ngele pak mendim gjallese njerezore? Nuk e di çfare u ka hipur ne koken tuaj kriminale, mire qe jeni bastarde dhe te pa klasifikueshem si njerez te kesaj bote, por pse nuk rrini rehat. Nuk e di çfare foleje grereze ju kane prishur njerzit qe e hiqni veten sikur keni ardhe aliene te derguar per te “regulluar” boten ne toke. E kupton ku ke arritur apo te ka marre ere mendja? Ne halé te gomareve do perfundosh, nuk e di kush te paguan qe faqja te kuqelon! Por s’ngelet gje pa zbuluar sot.

  29. Noli says:

    Prandaj eshte i forte Rama se ka kete kategori idjotesh qe bejne analiza
    e komente te ketij niveli.

  30. Ben says:

    Nuk jam.ne Shqiperi por termetitn nuk po e shfrytezon Rama por ata miqte e ty. Cfare ka Rama qe po u thote gjithe udheheqsvelte boterore qe ta japin ndihma. Sipas teje vetem opozita ka te drejte te shfrytezije termetin. Ne fakt qelbesira si ti shfrytezojne ate popull cdo dite. Me e bukura eshte se ti mor llapush kujton se je shume I zgjuar. 100 per qind qe cfare do qe ke bere dhe ben tani e ke sepse ke dhe ke pasur miqte e gjyshit apo te babalit. Ne ta mban by that hajde bej karriere ne SHBA dhe jo te mashtrosh ate popull. I gjithe ai sistemi juaj eshte nguitar ne mashtrim. Politikane fallco, gjyqtarë fallco, prokurore fallco, gazetare fallco, analiste fallco. Termeti tregoj qe edhe shtepite I keni fallco. Dhe faji fillon qe nga gjyshi yt e deri tek Rama. Ka mundesi te mos besh shume pordhe me se vjen ere edhe ketu ne SHBA.

  31. Beni says:

    Me duket se e ngaterron me dajen tend

  32. Emiljano says:

    Rama=i dituri i gjithckaje dhe mjeshtri i asgjeje

  33. taci says:

    E po ky vetem ne marsh pare ka ngel …. jepi xhixhi gaz

  34. Kari-katuristi Kari-katuron 1 Kari-katurë Kar-akteristike. says:

    Kryeministri aktual,
    – Nuk ka qene kurre as familjarisht, as personalisht fukara, politika e tij oligarkike perbuz ne thelb fukarenjte.
    – Nuk ka qene kurre as piktor ekselent, as sportist ekselent, mban larg me te aftit, dhe formon kabinete servilesh.
    – “Kulturen” agjit-prop-moniste, Edi Rama kujton se e mbulon me zhgarravina, poture, atlete e kravata shumengjyreshe.

  35. Ramo says:

    Po perse kur te vdiq gjishi Hisni u kthyen ne pike per Saliun qe pas shembjes se sistemit te vjeter i dhane pushtetin nga piket e teperta qe kishte,besoj se e kupton per ke e kam fjalen per shtetesine e gjyshes Vitori!

  36. KUSUREMADHI says:

    ky vazhdon te jete trap…robi kete pacavure e lexon vetem per te kuptuar deri ku mund te shkoje truri i semure i qenies njerezore…kushedi sa here ka ra nga krevati kur ka qene i vogel…dhe per mendimin tim ky..akoma me mamane fle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje