Basha emëron ish këshilltarin ushtarak të Nishanit e Metës në krye të Sigurisë Kombëtare të PD

6 Dhjetor 2019, 19:20Politika TEMA

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zgjeruar rrethin e bashkëpunëtorëve të tij, duke emëruar gjeneral (r) Piro Ahmetaj si këshilltar për Sigurinë Kombëtare.

Gjenerali Ahmetaj, një profesionist i mirënjohur në fushën e sigurisë kombëtare, ka një përvojë të gjatë dhe ka dhënë kontribute të spikatura për reformimin e ushtrisë shqiptare dhe anëtarësimin e vendit në NATO.

Këshilltari i ri për Sigurinë Kombëtare i kreut të opozitës ka kryer detyra të larta shtetërore brenda dhe jashtë vendit, ku spikat detyra 6 vjecare si përfaqësues ushtarak në NATO.

Nderkohe qe Ahmetaj ka qene keshilltar ushtarak per ish Presidentin Bujar Nishani, per te vijuar me pas dhe me Presidentin aktual Ilir Meta, derisa doli ne pension.

Me sa duket Basha ka vendosur te rinovoje “kabinetin” e tij hije me figura te pjekura ne pozicionet e tyre, si per te ballancuar perfshirjen e shume te rinjve pa pervoje ne strukturat e larta te PD.

7 komente në “Basha emëron ish këshilltarin ushtarak të Nishanit e Metës në krye të Sigurisë Kombëtare të PD”

  1. Kulufi i NATOs says:

    Oh medet Pirro palla keshilltar qe ju sul jugut me tanket e 97 dhe maloqet e berishes. Kokrra e fshatarit injorant, primitve me uniforme

  2. The Hotel says:

    Kete Piron e njoh shume mire dhe e kam takuar disa here por emerimi i tij nga Basha me kujton ate barcaleten me ushtaret e nje reparti qe kishin 3 jave pa u lare. Vjen komandanti dhe u thote: kam 2 lajme per ju, 1 te mire dhe 1 te keq. Lajmi i mire eshte se erdhi uji dhe do laheni-urrrrrraaaaa. Lajmi i keq eshte se nuk ka nderresa, do i shkembeni rrobat e palara me njeri-tjetrin. Edhe kjo pune…krijo ekip qe ngjall shprese dhe jo qe te shkrijne gazit. Eh sa histori ka ky tipi…

  3. Eeeeejjj o Lul !!! says:

    Ça bo mer burr i dheut , a je ne vete apo jo ?
    Ky eshte nje cop idioti, nje njeri medioker qe se ka shokun.
    Nuk gjete nji njeri tjeter ??

  4. Demir Faslliu says:

    Po Damir Fazllic cdo beje tani? Apo do jape konsulence Bashuqit se si te shkerdhehet nga agjenturat ruse.

  5. artiles says:

    E ka pyetur Basha Benin (Arben Imamin) ish Ministrin e Mvrojtjes se çfarë idioti është ky?!

  6. Tina says:

    Ky zoteri do të ketë çelësat e kashtës, sipas një shprehjeje popullore. Le të plotësojë pensionin me …., ndoshta nuk do ta pranojë këtë detyrë dublante me shtetin, Ja dhe një shprehje tjetër popullore: «Dy dado e mbytin foshnjën»

  7. Leka says:

    Vetem injorant nuk eshte po berishist i çmendur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje