Qytetari i kërkon të ulet me Ramën, Basha: Qeveria ka detyrat e saj, ne tonat

6 Dhjetor 2019, 16:36Politika TEMA

Lulzim Basha ishte të premten në Durrës për të parë disa ngabanesat e prekura nga tërmeti. Ai u ndal në lagjen 17 në qytetin e Durrësit, ku një pallat, sipas banorëve ende nuk është vlerësuar nëse është apo jo i banueshëm. Gjatë takimeve në Durrës, një banor i kërkoi kryedemokratit të pranojë ftesën e Kryeminsitrit Edi Rama për t`u ulur së bashku dhe diskutuar rreth mundësive për përballimin e situatës emergjente.

“Bashkërendohuni me pushtetin. Uluni, i lëmë ndasitë politike. Unë jam plotësisht dakord që jeni opozitë dhe keni frontet të ndara, keni vizionin tuaj. Unë jam i forcës kundërshtare me ju, dhe ju falënderoj që më dëgjon me respekt dhe të falënderoj që je këtu mes nesh”, i thotë banori Bashës.

Por, kryedemokrati iu përgjigj banorit duke i thënë se qeveria ka detyrat e veta, ndërsa opozita të vetat. Sipas Bashës, roli i opozitës është të përcjelli zërin dhe shqetësimet e qytetarëve. “Qeveria ka detyrat e veta, opozita ka detyrat e veta. Ju po e shikoni, ne vetëm luftë politike nuk po bëjmë. E rëndësishme është që ne të sjellim zërin dhe shqetësimet tuaja. Ky është roli ynë. Nëse ne e marrim zërin tuaj dhe e kthejmë në politikë për karriken tonë, ne bëjmë gabim. Nëse ne çojmë shqetësimin tuaj atje, ne e kemi bërë detyrën tonë, sepse po nuk e bëmë ne, nuk ka kush ta bëjë”, tha Basha.

3 komente në “Qytetari i kërkon të ulet me Ramën, Basha: Qeveria ka detyrat e saj, ne tonat”

  1. Mashkullori says:

    Po si e con zerin dhe ku e con?
    Zeri cohet ne tavolinat ku meren vendimet.Ju nuk shkoni ne keto tavolina,kujt ja dergoni zerin?
    Andej nga Korca do te thoshin:
    Degjo bythe tralala…

  2. Am says:

    me të të rrejt Luli është tragjedi mbi tragjeditë.

  3. vetingu says:

    Megjithse celsat e kashtes i kane mbetur dhe disa para te vjedhura nder vite ne forma te ndryshme Lulushi bibilushi qe breket na i mbushi paska dale per vizit tek banoret.Po shtesen te cilen ka bere tek pallati ku ka jetuar e ka kontrolluar se ndoshta eshte rrezik per te tjetret.Megjithse kane kaluar 30 vite pluralizem ne nuk kemi nje te djathte reale qe te mendoje per kete popull te varfer por kemi patur nje tufe hajdutesh te pacipe.Uroj me shpirt qe organet e drejtesise te fillojne nga puna dhe mjaft i lane te toroliten eliten tone hajduteske.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje