Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka njoftuar sot zhvillimin e një takim me ministrin Çuçi, OKB dhe Bankën Botërore me qëllim rikuperimin e dëmeve që shkaktoi tërmeti tragjik në vendin tonë.
Soreca shtoi se vlerësimi i dëmeve është kushti themelor për fillimin e rindërtimit të banesave.
“Sot takova Ministrin Bledi Çuçi ??, së bashku me United Nations Albania dhe World Bank, për të nisur sa më shpejt përgatitjet e vlerësimit të nevojave pas fatkeqësisë. Ky është një kusht thelbësor për të planifikuar si duhet përpjekjet e rindërtimit, përfshirë konferencën e donatorëve.” shkruan Soreca në Twtter.