Hetimet pas tërmetit, kryeprokurori: Shkelësit e ligjit do mbajnë përgjegjësi, qofshin zyrtarë apo ndërtues

7 Dhjetor 2019, 12:31Politika TEMA

Teksa ishte i pranishëm në Prokurorinë e Durrësit, kryeprokurori i ri Olsian Çela tha hetimi për shembjen e pallateve nga tërmeti i 26 nëntorit ka nisur dhe se përgjegjësia për këtë duhet të shkojë atje ku është, qofshin zyrtarë apo ndërtues.

“Qëllimi i vizitës lidhet me situatën e krijuar pas tërmeteve. Është krijuar një grup hetimor për çështjen në fjalë.

Vizita ishte me qëllim rritjen e koordinimit për të siguruar një hetim të shpejt dhe efiçent. Prokurorët janë të motivuar dhe mendoj se shumë shpejt rezultatet do të jenë të prekshme.

Besoj se edhe reagimi i prokurorisë, zbatimi i ligjit do të jetë korrekt i prerë dhe në fund do të kemi rezultate të qarta për hetimin.

Hetimi është përqendruar në objektin e hetimit, nuk kemi shqetësime, të jemi te qetë e të besojmë të heqim dorë nga lajmet që janë shpesh edhe të pavërteta, nuk kam të dhëna që po ndodhin fakte të tillë per zhdukje apo prishje provash.

Nga hetim po dalin edhe probleme me legjislacionin në fuqi, me rregullimet dhe mangësitë, në këto kushte hetimi në fund do të shërbejë edhe për të propozuar ndryshime në ligj.

Do keni arrestime?

Këto janë vendimet që i marrin prokurorët, kanë të pavarur në vendimmarrjen, ka njerëz që kanë shkelur ligjin shumë kanë humbur jetën.

Përgjegjësia që do të mbahet do të jetë maksimale, do të shkojë atje ku është, te ndërtuesit e zyrtarët kudo që provohet se ka elementë të përgjegjësisë penale nuk do të ketë hezitim për asnjë rast. 

Kam garantuar mbështetjen e plotë do të jenë të bindur se janë të pavarur këtë do ua garantojmë hetuesve. “, tha Çela. (TemA)

12 komente në “Hetimet pas tërmetit, kryeprokurori: Shkelësit e ligjit do mbajnë përgjegjësi, qofshin zyrtarë apo ndërtues”

  1. BE'25 says:

    Ne kete dite te mjegullt, te zymte dhe shi, me ne fund na ndriti fytyra me kete humor nga Dhalla 3…ne Tema
    =
    Kush nga ju besonte se ky nuk do ishte ndryshe nga i padiplomuarigramshak, nga gruaja me pantallona prej Puke, gabohet…??

    1. Heu bre says:

      Ky eshte i vecante se i lyen floket me boje te zeze grash?

  2. Usa says:

    Jo mor jo ne durres do kapi peshq ne gjirin lalezit.

  3. pse me detyroni? says:

    Dakort me keta cironkat, po qysh do bejeme me Sali “trimin” se po i vjen fundi pa denuar. Ku ta gjejme pastaj apo si Pinoçetin?!

  4. buj says:

    PO AI QE FLE GJUME ME TE KUSH ESHTE?

  5. Redi says:

    Gjushi;eurovini kompania e bujar hases,dhe te tjere si kta mafioze,duhet te denohen.Tema,mos censuro

  6. Sokol says:

    Te vetmit fajtore jane ato qe kane qene n e krye te bashkise,pra Arqile Gorreja dhe Albert Broj ka. Keto kanë fajin kryesor se nuk kane dhëne leje ndertimi,duke ja lënë këtë përgjegjësi atyre qe erdhen pas tyre.Mosveprimi eshte më I dënueshëm se veprimi.

  7. Detari says:

    Akoma po ju ngopin me llafe.

    Emrin e ka Edi rama, vilaj dhe ai i durrsit, ata duhet te hetosh qe dhane leje

  8. Njutoni says:

    Dul dhe ky me gam gam..

  9. Ce says:

    Urgjentisht duhet të bllokohen pasaporta dhe llogarite bankare të horrave të firmave të ndërtimit që kanë ndërtuar këto pallate prej kartoni nga 5_6 kate shtesë mbi projektin dhe me gjysmën e hekurit të nevojshme për kolona. Se njihen në Durrës se kush janë këto horra. Edhe Hasan Buceza një i kërkuar i përjetshëm me 4 klasë shkollë ka bërë pallat në Plazh, lërë pastaj Haziri nga shenavlashi një murator me 4 klase shkolle ka bërë gjysmën e pallateve që ikën për lesh. Apo skuthi nga Ishmi Bujar Doda që nga telefonist na u bë ndertues i pallateve qe ikën për lesh. Tu bllokohen çdo lek dhe mundësi arratisje pa cdemtuar me pare banorët e tmerruar.

  10. Partizani Velo says:

    Me VEPRA….me fjale jemi mesuar gjith jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje