“Shtëpi e kujdestare për Alesion që shpëtoi pasi u hodh nga kati i 5!”, Rama tregon si do të veprohet me dy fëmijët që i shpëtuan tërmetit

7 Dhjetor 2019, 09:27Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama theksoi edhe një herë sot se 15 Dhjetori është afati i fundit për strehimin në banesa të atyre që kanë humbur familjarët nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Ai tha se për Alesio Cakonin, djalin 10-vjeçar që humbi babanë dhe motrën duhet gjendur një kujdestare, për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij.

Rama u shpreh se të gjithë ata që kanë pasur shtëpinë në pallatet e shembura do sillen në Tiranë, pasi ata kanë përjetuar momente tmerri dhe nuk mund të qëndrojnë atje.

“Data 15 është afati i fundit për të sistemuar në shtëpi ata që kanë humbur të afërmit.

 Edhe ata kalamajtë që ishin mbrëmë do shkojnë në shtëpi. Do kujdesemi për njërin prej tyre që e ka nënën në spital. Do i japim shtëpinë, do i vëmë një kujdestare. 

Daja jeton në Angli, mund të rrijë përkohësisht. Shtëpia do jetë në emrin e tij, ai është pronari i shtëpisë.

 Asnjë nga ata që e kanë pasur shtëpinë në pallatet e shembura do i sjellim këtu. Ata  e kanë tmerr. Edhe ata që kanë humbur njerëz, edhe ata që nuk kanë humbur”, tha Rama.

2 komente në ““Shtëpi e kujdestare për Alesion që shpëtoi pasi u hodh nga kati i 5!”, Rama tregon si do të veprohet me dy fëmijët që i shpëtuan tërmetit”

  1. Sal demokrati says:

    Hajde loqe hajde!
    Daja n Angli,me pare ka shku,dhe po mush xhepat andej,e ky i bo shpi n shqipni!!
    Ore,me paret tona i bo shpin dynjos ti?!
    Le ti coj pare nga Anglia ai.i zoti i shpis.
    Fukrenjt n shqipni s kan pare me hyp n autobuz,kurse ai daja ka pagu 20 mij euro vec me ik!!
    O Ed
    Mos u bo trap. Se s ta di kush t miren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje