VIDEO: Dalin pamjet e operacionit, si e shpëtoi policia 23-vjeçarin e marrë peng në Tiranë

7 Dhjetor 2019, 13:00Politika TEMA

Publikohen pamjet e operacionit te Policisë ku u lirua 23 vjecari maqedonas i cili ishte marrë peng nga tre persona në kodrat e Farkës mbi godinën e Kryegjyshatës në Tiranë.

Tre persona në bashkëpunim me njëri tjetrin morën peng shtetasin maqedonas Davor Velefski dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.

“Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh. Dy persona, A. Xh., 41 vjeç, dhe S. M., 42 vjeç, banues në Tiranë u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi: S. E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë/Maqedoni, beri me dije policia. \ora

1 komente në “VIDEO: Dalin pamjet e operacionit, si e shpëtoi policia 23-vjeçarin e marrë peng në Tiranë”

  1. Partizani Velo says:

    Nuk e di per kte ligjin per pengmarje por denimi duhet te jete aty lart bashke me tentative vrasjeje, perdhunim etj..Se ne shumicen e rasteve kta qe rembehen nuk dalin te gjalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje