Cakaj takim me zv.sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s: Të përkushtuar për arritjen e objektivit 2% të shpenzimeve për mbrojtjen

7 Dhjetor 2019, 16:28Politika TEMA

Gjatë qëndrimit në Bratislavë, Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.

Lajmin e ka bërë të ditur, vetë Cakaj përmes një postimi në ‘Facebook’ ku shprehet se tematika e diskutimit të këtij takimi ishtë kontributi ushtarak e teknik i Shqipërisë në NATO si dhe prioritetet e Shqipërisë gjatë Kryesisë së OSBE-së.

“Gjatë qëndrimit në Bratislavë zhvilluam edhe një takim me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mircea Geoana !

Ndamë pikëpamje të njëjta lidhur me kontributin e NATO-s në stabilizimin e zhvillimin e rajonit dhe kontributin ushtarak e teknik të Shqipërisë në NATO. Theksuam edhe njëherë përkushtimin për arritje të objektivit 2% në shpenzimet e mbrojtjes deri në 2024.

Po ashtu, biseduam për prioritetet e Shqipërisë gjatë Kryesisë së OSBE-së dhe nevojën për vazhdim të komunikimit të shkëlqyer në shërbim të vlerave e interesave të përbashkëta”, shkruan Cakaj.

3 komente në “Cakaj takim me zv.sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s: Të përkushtuar për arritjen e objektivit 2% të shpenzimeve për mbrojtjen”

  1. Abdylmutalip Dardani says:

    hihihihihi buxhet sa nje predh avioni

  2. Kalec Dega says:

    Kerkova humor ne interne dhe e gjeta ne Tema, lol!
    =
    Gjermania ka premtuar qe do ta paguaje2% – shin ne 2030, kurse kollovari i Kapeteit do ta paguaje ket vit…per interesin e perbashket????

  3. Kim été says:

    Do importojm 2% dhe do eksportojm 20 % ç’do vit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje