Emiratet e Bashkuara Arabe sjellin 460 çadra dimërore për të pastrehët nga tërmeti. Xhaçka: Solidaritet anekënd botës

7 Dhjetor 2019, 15:27Politika TEMA

“Solidaritet anekënd botës pas tërmetit të 26 nëntorit”. Kështu shkruan ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke publikuar pamje nga ndihmat e fundit.

Ministrja e Mbrojtjes thotë se Emiratet e Bashkuara Arabe u janë bashkuar vendeve që po ndihmojnë në përballimin e pasojave të tërmetit.

“Emiratet kanë sjellë 460 çadra dimërore për të lehtësuar sadopak vështirësitë e familjeve të prekura në zonat rurale,

të cilat e kanë të pamundur të strehohen nëpër hotele”, shkruan Xhaçka.

Nga tërmeti i 26 nëntorit humbën jetën 51 persona dhe rreth 900 të tjerë mbetën të plagosur si dhe mijëra familje të pastreha.

1 komente në “Emiratet e Bashkuara Arabe sjellin 460 çadra dimërore për të pastrehët nga tërmeti. Xhaçka: Solidaritet anekënd botës”

  1. Kim été says:

    T’ju dhurohen romëve të vëndit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje