Për ata që ndjekin modën e gunës së Edi Ramës

7 Dhjetor 2019, 17:05Politika TEMA

Nga Astrit Patozi 

Ka më shumë se 20 vjet, që sa herë ka ndonjë siklet të madh, e merr vetë në dorë skenën dhe bëhet, jo vetëm regjisori, por edhe aktori kryesor i saj. Arsyeja është e thjeshtë, Edi Rama i fton të gjithë të interesuarit që të mos i shikojnë punën, por të merren me gunën e tij.

Ndërkohë që askush në Shqipëri nuk e ka votuar për artist, por për zyrtar të lartë shteti, kryeministër, kryetar bashkie, ministër etj. Këtë po bën edhe këto ditët e trishtuara pas tërmetit të 26 nëntorit, me një denduri dhe intensitet të admirueshëm, që shkon në përpjestim të drejtë me përmasat e tragjedisë.

Sot duhet të ishte në akuzë dhe në monitorim si njëri nga përgjegjësit kryesorë për këtë Shqipëri të dobët dhe të papërgatitur, të cilën e gjeti gafil tërmeti, duke e këputur dhe gjunjëzuar më shumë aty ku peri ishte më i hollë.

Duhet të trajtohej seriozisht dhe pa hallakatje si njëri prej arkitektëve më të rëndësishëm të një projekti diabolik, që e ka zhytur dhe drobitur vendin në një zinxhir korrupsioni, abuzimesh me pushtetin, arbitrariteti dhe padrejtësie, në gjithë këto vite.

Dhe, po të doni, si personi që ndoshta mund të ketë edhe përgjegjësi direkte për veprime apo mosveprime të drejtpëdrejta gjatë ushtrimit të detyrës, sot si kryeministër, dhe dikur si kryetar bashkie.

Por ajo që nuk shpjegohet dot është fakti se përse, sa herë që mbyllet perdja, pas akteve të shfaqjes, kritikët e tij më të mëdhenj nisin një debat të egër për fjalët, gjestet, batutat, grimasat, mjekrrën, poturet dhe atletet e udhëheqësit. Duke shkuar në nje fare mënyre si demat pas bezes së kuqe.

Në këtë kontekst duhet parë edhe gjoja beteja e tij permanente me portalet dhe mediat e tjera, e cila, jo rastësisht ngjan me luftën e klasave, sepse ashpërsohet gjithmonë në kohë krizash. Ndërkohë që është fare e qartë se është e gjitha e telekomanduar nga ai vetë, me qëllimin e vetëm që me një gur të vrasë dy zogj.

Sepse, nga njëra anë, e sposton vëmendjen e publikut tek një vatër e vogël dhe artificiale, duke e larguar atë nga krateri kryesor i vullkanit. Dhe nga ana tjetër, e relativizon shumë peshën e atyre që shkruajnë dhe thonë mediat, duke i trajtuar shumicën e tyre si kundërshtar politik.

Dhe ky është një plan që ndihmohet pa masè, kur dikush ulëret më shumë për “fjalën e lirë”, që po sulmohet në kohë tërmeti, sesa për ata që kanë firmosur dhe vulosur për pallate dhe hotele monstra, që zunë brenda 51 shqiptarë të pafajshëm dhe plagosën e lanë pa çati mijëra të tjerë.

Dhe nuk ka mënyrë më të keqe për ta liruar vlerën e fjalës, sesa të përfshihesh në polemika boshe me dikë, që kërkon me zor një sherr të vogël për të mbuluar një hall shumë të madh.

Në këto ditë të vështira pas tërmetit, Edi Rama është full time duke bërë punën, që i ka caktuar vetes, e cila sigurisht që nuk ka lidhje me detyrën e kryeministrit. Ndërsa të gjithë të tjerët, që po merren pa u lodhur me gunën e tij, nuk janë duke bërë punën e tyre.

17 komente në “Për ata që ndjekin modën e gunës së Edi Ramës”

  1. Student says:

    Ne kemi politiqene jo politiane. Sa here qe hapni gojen nuk thoni asgje po asgje pervec si te jeni ne vallen e politiqenereve madein albania. Politika per ju eshte porta nga ku ju jo do beni se dini te beni per kete vend por se ju duhet si te hani buke ju jo ti jepni zhvillim e prosperitet vendit tuaj

    1. Boll me fjale portalesh says:

      Boll me llafe se e njohim sh mire cfare funderrine eshte rama.
      Zoteri jep alternativen tende nese ke, dhe fillo protestat!
      Aty do shohesh si dhitet ne breke rama, si me studentet vjet!
      A ke bythe, dil organizo tubime e do shohesh qe njerezit do vijne se ju ka ardhur ne maje te hundes nga ky mashtrues!

    2. Allahu Akbar says:

      Si Muslimon i konvertuar, me mjeker si Kemali i Vlores, Edvin Rama sduhet te puthet e shtrengoi duart me grate!

  2. Pashe perendine,jua garantoj se te gjithe ju qe kakarisni per vizitat e shumta qe po ben ne terren rama, ne te kundert po te ishte ndryer ne zyre do te ulurinit duke e share me c ka ka.pashe perendin mbyllni halene e kontribuoni sa te mundni per kto fatkeqe ku dhe si te mundni.

  3. Adeci says:

    Ah ti trapi i lalës, ngelë dhe ti ta kruash me Ramën. Ri a derëzi, ha përshesh e ri rehat se si ty Rama bën çdo mëngjes nga një.

    1. ALBAN DEGA says:

      EDI RAMA NE KRYE TE DETYRES ZOTI PATOZI

      – Ai ka detyre punen … ju llogjet e Kavajes

      – Ku ishe ti Astrit!

      – Puna dhe jo guna e beri majmunin njeri ….

      – Nga Alban Dega, Nju Jork

      Eshte detyre dhe misión I burrave te shtetit dhe sherbetoreve publike te shkojne tek populli ne hall e fatkeqesi.
      Tek secili prej tyre populli sheh shtetin dhe merr zemer, frymezim, qetesi per te sotmen e siguri per te ardhmen…
      A e ke lexuar ndonjehere kapakun apo thelbin e Kushtetutes se nenes Boterore te demokracise Zoti Patozi!?
      Edhe nese po nuk e ke kuptuar:
      “ NE POPULLI ME POPULLIN PER POPULLIN “!
      E Edi Rama gjate gjithe kesaj kohe ishte Ne populli! Ishte Me popullin! Ishte Per Popullin!
      Ishte tek zjarrfikesit!
      Ishte tek kerkuesit e viktimave te gjalla apo te pakthyeeshme!
      Ishte te shpetuesit shqiptare apo te huaj!
      Ishte tek pallatet e shtepite e rrenuara apo ne rrenim qe edhe mund ta zinin nen!
      Ishte tek te plagosurit ne spitale!
      Ishte tek varrimet !
      Ishte kudo ku e kur duhet te ishte si kryetari de facto e de jure i qeverise!
      Ishte aty ku duhet te ishte sherbetori Nr. 1 publik … kryesherbetori i popullit shqiptar!
      Edi Rama Ishte jo vetem ne krye te detyres 24 ore be 24 ore!
      Ndau jo vetem gezimin per cdo te shpetuar, por edhe dhimbjen e lotet per cdo te pakthyeshem midis nesh qe u shkuan ne Qiell!
      Nese kete ti Astrit Patozi, por edhe shume te tjere e quani aktrim dhe regjizure te Edi Rames ju vetem ia shtoni vlerat dhe piket ne syte e shqiptareve ne fatkeqesi e tragjedi fizike, shpirterore e njerezore dhe te miliona te tjereve kudo ne Bote qe e pame e ndoqem ne cdo hap !
      Edi Rama ishte kurdo e kudo qe duhet te ishte si ne Plazhin apo Keneten e Durresit ashtu edhe ne Thumane, si ne Kurbin edhe ne Tirane, si ne Krujen e Skenderbeut ashtu edhe ne Lezhen historike te Gjergj Kastriotit… si ne Londer ashtu edhe ne Rome, si ne Washington edhe ne kontakt me Boten.
      Edi Rama nuk pati kohe as hapesire per dekorime qenesh heronj as per shitje- blerje dekoratash, as per shoqerime me yje shoubizi…kusherira te XY- nta te Mones !
      Edi Rama ishte Ne populli Me Popullin e per Popullin nekete tragjedi!
      E per kete nuk meriton asnje dekorate!
      Ka bere vetem detyren!
      Puna dhe jo guna e beri majmunin njeri …
      Puna dhe vetem puna, shpirti krijues e beri Ramen kryeminister!
      Nuk eshte i persosur… Larg qofte!
      Po pa dyshim eshte me i miri edhe si aktor, por mbi te gjitha si regjizor i politikes shqiptare!
      Eshte politikan artist !
      Eshte artist politikan !
      E sic thoshte babai i politikes boterore Winston Churchill “ Politika eshte arti i se pamundures qe e ben ate te mundur”
      E per median, si pjestar i saj tash e 41 vjet, do te flas e shkruaj me fakte e shembuj te gjalle nga Shqiperia e nga Bota, sidomos nga SHBA-ja ne raste fatkeqesish madhore natyrore si urganet e 10 vjeteve te fundit ne Luiziana, Teksas dhe krejt lindja e SHBA-se nga Kejp Mei e deri ne Main dhe pasqyrimi i tyre.
      Eshte nje ceshtje qe pret, por me bindje te plote e fakte pa fund Edi Rama ka plotesisht te drejte ne deklaratat e tij dhe hapat ligjore qe mendon te hedhe ne rruge ligjore !
      Me i rende ishte terrori e paniku mediatik psikologjik i pas termetit se sa ai fizik sizmiologjik i 26 nentorit qe shkaktoi eksod mijera vetado brenda per brenda Shqiperise e me gjere!
      Po te keni dyshim kini durim dhe kohe ndiqni vetem ABC- ne kobezeze te oligarkut te medias Frangaj Corp. ose “ Ora TV te Artur Zheles ….
      I pari zgjati rreth 30 sekonda….
      I dyti vazhdon akoma edhe sot e kesaj dite 12 dite pas termetit …
      Teme ne vete kjo !

      1. ben says:

        Alba-po te mos shkonte Rama ne keto vizita tek fatkeqet, po ky Patozi do ta akuzonte se se rruante per popullin. Cfaredo qe te beje Rama, qelbaniket e PD-se do e gjejne nje sebep per ta share. Harrojne se ne dite fatkeqesish, politikane duhet te behen bashke, pamvaresisht nga divergjencat qe mund te kene, por kafshet e PD-se edhe fatkeqesine e popullit perpiqen ta perdorin per perfitime personale politike. Akoma s’e kane kuptuar se populli nuk u beson me, per sa kohe qe nuk e distancojne veten dhe partine e tyre nga Berisha.

  4. Realisti says:

    Sharjet dhe akuzat pa baze te opozites si per cdo gje edhe per termetin bejne pergjegjes Edi Ramen .
    Vetem se i rrisin vlerat Edi Rames.
    Edi Rama ne pushtet sa te ket jeten.

  5. RROK CUBI says:

    Ju jeni aq te dobet ne argumet,sa ai i gjati,nuk ju ka ne refene fare,beteja e tij me ju eshte ne cdo kohe e fituar,jo vetem si force politike,po dhe si individ,arsyeja eshte shume e thjeshte,po ju s’doni ta pranoni,ju keni humbur betejen me shumicen e popullit,ju e fillut kete beteje,te humbur,ne 91,bete nje 2 prill,aktivizuat lupenizmin ne 92,medemek fituat,humbet mbas 4 muajsh,humbet re ferendumin ne 94,bete kundrabanden ne ato vite,ne kundershtim me embargon,ju filluat kultivimin e hashashit ne te gjithe vendi,na krijuat dhe republiken e hashashit,LAZARATIN,i kthyet skafet dhe cdo mjet detar,per trafik ,droge,te lehta dhe te forta,trafik prostituticioni,trafi njerzish nga afrika dhe azia,na prute cdo lloj terroristi,zaptut toka dhe objekte,ku mundet,nuk late zhavorr e pyje,pa grabitur,na nxoret juriste nga plepat,na bete komisar ca inivid me 3 klase shkolle,i vodhet popullit psurine dhe kursimet e tyre deri ne qindarken e fundit,vodhet zgjedhjet ne 96,mes dites me diel,me plici dhe shik,desh vrate lideret e opozites,bete 97 dhe ju shkermoq shteti,per nje jave,bete grushtin e shtetit ne 98,vodhet pasurine,gjate kohes 2005-2013,bete gerdec e 21 janar dhe prap ju ,te njetat fytyra,te njetet kriminele,te njetet hajdute,te njetet anti-shqipetare,nuk keni turp,po pretendoni te jeni alternative qeverisje,ju jeni te humbur,se ju nuk mund te beni asgje me mire se keta qe jane sot,per arsyet e pershkruara me siper dhe shume e shume te tjera

  6. Rebel says:

    Te ashtuquajturat vizita te Rames cdo dite kudo ku ka rene termeti dhe ka shkaktuar deme,vertetojne ate se shteti ligjor ne Shqiperi nuk ekziston,por vetem pushteti i sundimtarit,qe te gjithe marrin fryme vetem ne saje te hundes se tij!
    Se kush e ka mbuluar NDERTIMIN dhe Emergjencat ne Shqiperi ne vitet e sundimit te Rames ,kete nuk e thote dot as Rama,prandaj ai del vete dhe asfikson trute e njerezve me gjoja sakrificat e tij pa gjume,pa buke etj duke u shkrire per kete popull te mjere,qe ka qene per 30 vjet ne meshiren e termeteve,permbytjeve,krimit,pa punesise,pa sigurise etj,sepse shteti ka hequr dore se qeni garant i jetes se qytetareve,pervec dites se votave!
    Zyrtarisht,dy vete duhet te ishin evidentuar pas termetit,qe te merrnin ne dore organizimin dhe drejtimin e te gjitha veprimtarive te shtetit etj per perballimin e pasojave te termetit!
    E para duhet te ishte ministrja e Infrastruktures,Belinda Balluku dhe drejtori i Emergjencave Hako Cako,por qe as i ka pare njeri se ku jane fshehur e jo te merren me detyrat e tyre!
    Kjo eshte pa aftesia e vete Rames,arroganca dhe mendjemadhesia e tij e shfrenuar per te injoruar keshillat,kritikat etj te keshilltareve,kolegeve apo opinioneve ne media etj,sepse e njeh veten si gjeni,si i afte per te dhene pergjigje per cdo fushe te jetes,kur ne fakt piktoret nuk njihen vecse si njerez qejfi e jo halli,aq me teper per administratore shteti!
    Nga cfare ka ndodhur,ne se Rama nuk do te ndihesh fajtor per neglizhencen e tij,Ballukun dhe Cakon duhet ta kishte dhene per ndjekje penale,per poa aftesine e tyre ne keto ngjarje!
    Por Rama nuk e ben kete se eshte vete i pari FAJTORI KRYESOR,mbase i vetmi!
    Ndaj edhe ben shfaqje cirku si klloun,qe kenaq milkitantet tru shkulur dhe femijte!

  7. Jimi says:

    Qe ke kete mendje e dime, prandaj edhe te tute te vune fshesen ! Pune eshte se, sa mendojne jo si ty!? Ne qe nuk mendojme si ty, qe ti e di sa jemi, nuk kemi ndermend te te mbushim mendjen tende, e te zbrazim tonen!

  8. Rakipi says:

    Ti je trap fare. Kesaj qe shkruan ti mor Zotni i thone futja p…..s gri sallate sa te shkoje dhe kjo nate. Dhe kjo e ka nje arsye. Po e ndjen qe krijove nje parti si nje flluske sapuni dhe tani qe po e qe Ramo kerkon te fute ne ulline e duhur partine demokratike e sheh se po te leviz karrigia nga kembet. Kjo eshte arsyeja. Qofte ti qofte ata qe u futen ne parlament si Lefter Leshi e te tjere.

  9. koli says:

    Patoz,rama eshte dardajani, ju tjeret ferkoni barkun sa here qe ka viktima, i qan monika, i shumfishon luli, dhe enderroni se do vini ne pushtet me llapa llapa. Patoz, dil e lere rrogen per ata qe ty te vjen jeq, ne fund te fundit rroga jote eshte taksa e atyre fatekeqeve.

  10. Meti nga Permeti says:

    Ti mund te kesh te drejte por je i pa besueshem dhe kjo eshte humbje e madhe per ty ! Kot qe lodhesh !

  11. keta jane vdekja says:

    Po ik ore lavire i Saliut se na e bete jeten vrer!

  12. ben says:

    Astri Patozi thote: Sot duhet te ishte nen akuze … si njeri nga pergjegjesit kryesore per kete Shqiperi te dobet …”
    Vertet e ka ky kete qe shkruan apo po ben shaka?
    PD dhe zyrtaret e saj qe drejtuan vendin ne tranzicion kane bere nje masaker urbane, ndersa ky hajvani na ben pergjegjes Ramen.
    Ky harron se Rama I vuri buldozerin kjoskizimit te Tiranes qe bashkepartiaket e Patozit e kishin lejuar me ndergjegje duke e kthyer kryeqytetin tone ne shurrtoren me te madhe ne bote. Ky legen, me mire ben te mos flasi se na ben per te vjell duke na kujtuar per budallenj dhe me zero kujtese. Edi Rama mund te mos jete plotesisht I lare, por para mostrave dhe djajve te PD-se mund te quhet engjell.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje