Në kulmin e krizës tërmetore në Durrës, në këtë qytet ndodhi dhe një tërmet politik, duke patur për “viktimë” vetë kryebashkiaken e këtij qyteti, Valbona Sako.
Ishte një frazë e saj gjatë një prononcimi të atypëratyshëm në kushte rruge, e cila e lexuar literalisht dhe jo kontekstualisht nga një pjesë e medias dhe e opionionit, ngjau si një gafë e rëndë. Më keq akoma, si një pashpirtësi e ftohtë.
Ajo tha se “ndihej e lumtur me 51 viktima”, në përpjekje për të përcjellë mesazhin se me atë çfarë kishte ndodhur, me atë forcë tërmetore që kish lënë gjurmë dëmtimesh në shumë banesa, humbjet njerëzore mund të qenë edhe më të mëdha.
Mirëpo “mosvënia e kallëzorit në vendin e duhur”, thënë kjo simbolikisht për ndërtimfjalinë e gabuar të Sakos (huazuar kjo thënie nga një ofezë e kryeministrit Rama në parlament teksa ju përvesh opozitës së re), bëri që kryebashkiakja e qytetit bregdetar, dalë nga 30 Qershori pa garë, të përballej me një lum reagimesh frenetike, duke zgjedhur më pas të vetëlargohet me dorëheqje. Por dhe kjo e dyta ju kontestua jo pak, si një ikje nga “fronti i luftës” në momentin kur nuk duhej.
Dhe, ajo që s’u tha në komentet e shumta rreth incidentit oral të Sakos, qe fakti se ajo pagoi haraçin e një tjetër gafe, të një kundërshtari politik, po në qytetin e saj.
Do qe fushta e lokaleve të 2011, kur Ferdinand Xhaferi, një ndër figurat e njohura të PD-së, do kandidonte për kreun e Bashkisë së Durrësit. Dhe gjatë fushatës, gjuha e tij e pakujdesshme, lëshoi një gafë që do i kostonte shumë politikisht. Kjo sepse PS ia morri për të madhe, duke ia potencuar si dobësi politike. “Do përmisojmë cilësinë e diellit…”, ishte ajo që do e fundoste politikisht durrsakun e njohur të PD-së ndër vite, edhe pse, si në rastin e Sakos, tjetër gjë kërkonte të thoshte.
Prej asaj dite, Ferdinand Xhaferi e vuajti shumë frazë, e cila iu bë gërmadha e tij politike. Vetë kreu socialist Rama, do e përmendte sa e sa herë, gjatë fushatës e më tej. Por duhet thënë për hir të së vërtetës, se për rastin e Sakos PD nuk bëri të njëjtën gjë.
“Lumturia” e saj nekrofile nuk është shfrytëzuar politikisht nga opozita, së paku deri më tani. Por nëse ndodh të merret në konsideratë për t’u përfshirë në narratiën e saj, do vlente si kujtesë e faktit që është një haraç që do duhej paguar, për të gjithë atë ç’hoqi njeriu i saj Ferdinant Xhaferi, këtu e 8 vite të shkuara. (tesheshi)
Nuk jane njesoj situatat moj shoqe.
Se pari, kjo nuk ishte ndonje figure e njohur, dhe se dyti, kjo dha doreheqjen, prandaj nuk ka ndonje arsye te sulmohet.
Xhaferri ishte ne fushate dhe po bente premtime.
Normalisht nje kandidat duhet t’i kete menduar me pare premtimet qe ben, nuk i mendon gjate kohes qe del ne TV.
Po ashtu Xhaferri nuk u terhoq nga gara, por vazhdoi fushaten, dhe ishte normale qe kundershtaret do ta perdornin ate gafe.
PD-ja ka vere sulmet ne cnjerzore ndaj figures se nje personi ne politiken shqiptare, eshte idiotsi ti jepen kredite per dicka qe nuk e meriton.
Me shume dyshoj se u terhoq nga nje Barre realisht e rende.
Doreheqja e saj nuk besoj ka lidhje me gafen momentale. Por me paaftesine e saj per te qene ne krye te detyrave ne kete situate te re te krijuar. Pra ka qene nje zgjedhje e gabuar e PS per ta bere kryetare te bashkise.