Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përsëri kritikoi të hënën homologun e tij francez Emmanuel Macron, duke i thënë atij se Islami, i cili ka kuptimin e paqes, është i gabuar të shoqërohet me terrorizmin dhe se do të ishte më mirë që të merrej me “jelekverdhët” në rrugët e Parisit.
Nga samiti i ministrave të Çështjeve Sociale të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC) në Stamboll, Erdogan iu referua një fjalëmbajtje të Macronit në samitin e NATO-s pak ditë më parë në Londër, duke thënë:
“Ne patëm mundësinë që të dëgjonim presidentin francez të fliste në samitin e fundit të NATO-s për ‘terrorizmin islamik’. Unë i kam thënë vazhdimisht atij se Islami ka kuptimin e paqes në rrënjën e emrit të tij. Si mund ta identifikoni Islamin ose paqen me terrorizmin? Është e pamundur! E ai përsëriti të njëjtën gjë në samitin e fundit të NATO-s”, tha Erdogan.
Presidenti turk gjithashtu foli për ndikimin politik dhe përparimin ekonomik të muslimanëve në botë, të cilat ai e përshkroi si të pamjaftueshëm.
“Sot, muslimanët, të cilët përbëjnë një të katërtën e popullsisë së botës, për fat të keq nuk kanë asnjë ndikim politik ose zhvillim ekonomik, shoqëror dhe kulturor në përpjesëtim me fuqinë e tyre”, tha Erdogan.
Ai kujtoi se themelimi i OIC ishte i bazuar në çështjen e Jeruzalemit dhe theksoi se situata në Jeruzalem dhe Palestinë, për të cilën ai tha se ishte e pandashme prej tij, po përkeqësohej çdo ditë.
Ai e bëri pyetjen për aq kohë sa muslimanët do të heshtnin për gjithçka që u ndodh atyre sot.
“A po sulmojnë xhamitë tona? A po sulmojnë. A po vriten muslimanët? Po vriten. Dhe ndërsa ne do të heshtim për të gjitha këto? Nëse nuk e ngremë zërin, derisa të përgjigjemi, do t’i nënshtrohemi një presioni të madh”, tha presidenti turk.
E perse i jepni ju te Temes, keto thagmat dhe traplleqet e Erdoganit …?!???!!
Nuk ju mjaftojne traplleqet e Edi Rames !??!
Nuk po themi gje, po eshte fakt qe te gjithe terroristet jane islamike ose te pakten ashtu deklarohen!!
Ky flet si Kalif dhe jo si President i nje vendi. Trup per ne qe i hapim deren ketij se kemi per tja pare hajrin Turqise. 500 vjet nuk na mjaftuan. E di qe Haxhi Qamilet do te komentijne si gjithmone pro ketij se i hane buken cdo dite dhe i puthin are qe nuk thuhet.
PERSONALISHT JAM ATHÉE POR PO TI HEQESH FJALIMIT PJESEN RELIGIEUSE KA TE DREJTE .
POR MACRON NUK ESHTE POLITICIEN ISHTE RASTESIA NGA I PA PUNE NE PRESIDENT NJE NJERI QE MERE PER GRUA GJYSHEN E TIJ CFARE MUND TE PRESESH