Forbes rëndit 10 këngëtarët më të paguar në botë

10 Dhjetor 2019, 15:17Lifestyle TEMA

Këngëtarja Taylor Swift zuri vendin e parë në listën e Forbes të muzikantëve më të pasur këtë vit, me të ardhura prej 185 milionë dollarë. Forbes publikoi listën vjetore këtë javë dhe emrat më të famshëm botëror arritën pranë 200 milionë dollarë në vit, pjesërisht prej shitjeve që nuk lidhen me krijimin e muzikës.

Muajin e kaluar, Swift fitoi 6 çmime në shfaqjen “American Music Awards”, duke kaluar rekordin e Michael Jackson.  Swift fitoi çmimin kryesor, artistit i vitit dhe katërt të tjera. Këngëtares i’u dha gjithashtu çmimi i nderit për artistin e dekadës,  duke e çuar totalin e çmimeve në 29, që kalon rekordin e Michael Jackson me 24. Kanye West rezultoi në vend të dytë me të ardhura në 150 milionë dollarë,  por këto erdhën kryesisht nga shitjet e atleteve Yeezey, sipas Forbes.

Ndër artistët e rinj në list përfshihej grupi korean BTS, që u rendit në vend të 15 me 57 milionë dollarë të ardhura dhe në vend të 22 u rendit Ariana Grande, me 48 milionë dollarë. Në total, 10 muzikantët më të paguar në botë fitojnë 1 miliardë dollarë përpara taksave,  që përbën një rritje me 114 milionë dollarë nga viti 2018.   Sipas Forbes, vetëm Kanye west fitoi 122.5 milionë dollarë më shumë këtë vit krahasuar me 2018.

Dhjetë artistët më të paguar për vitin 2019

Taylor Swift (185 milionë dollarë)

Kanye West (150 milionë dollarë)

Ed Sheeran (110 milionë dollarë)

The Eagles (100 milionë dollarë)

Elton John (84 milionë dollarë)

Jay Z (81 milionë dollarë)

Beyonce (81 milionë dollarë)

Drake (75 milionë dollarë)

Diddy (70 milionë dollarë)

Metallica (68. 5 milionë dollarë)

2 komente në “Forbes rëndit 10 këngëtarët më të paguar në botë”

  1. adrian says:

    Po ndonje sondazh qe rendit kta evazoret e muzikes shqiptare a ka?! nje sondazh qe te ns tregoje se kush i vjedh me shume shtetit ne kurriz te taksapaguesve a do behet? fjala bie
    NOYZY, LEDRI, KRESHA, TAYNA, ELVANA, MOZZIK, GHETTO …ARI paguhen jo me pak se 10.000 euro per koncert. Njecike me poshte paguhen te tjeret si KIDA, NORA ISTREFI FEJZULLAHU, GJIKO etj. por ska asnje kengetar qe paguhet me pak se 2.000 euro per koncert, dhe koncerte kane pafundsissht shume. Keta milionere, lind pyetja, a do futen ndonjehere ne sistemin e pagimit te taksave si gjithe ne te tjeret, per te qene transpatent, qe dhe sondazhet te jene me te qarte (si neper bote) dhe qytetaret gjithashtu se kush artist Shqiptar ja vlen vertete dhe eshte me i pasuri, me i suksesshmi ne vend per shkak te punes qe ben.

  2. Plaku says:

    Ky eshte nje lajm qe u intereson shume shqiptarve, me shume se kokat e veta ne shtepite ku kane tall karin e kane fryre xhepat shushunjat duke filluar nga kryetaret e badhkive me 20% e deri tek biznezleshet e firmave te ndertimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje