Një tragjedi me shkaqe ende për t’ u përcaktuar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në spitalin universitar të Ostravës, qytet i Republikës Ceke pranë kufirit polak, 300 kilometra nga kryeqyteti Pragë.
Kamerat e institucionit kanë filmuar një person të gjatë rreth 1,80 metra i veshur me një xhup të kuq i cili ka hyrë në godinë duke qëlluar mbi personat që ishin aty pranë.
Sipas dëshmive, të paktën gjashtë persona kanë humbu rrjetën, por ka edhe një numër të papërcaktuar të plagosurish.
Spitali dhe Universiteti mjekësor janë mbyllur, dhe perimetri i zonës rrethohet nga forca të shumta policie, nga momenti që autori i ngjarjes ende nuk është kapur.
Kryeministri Andrej Babis bëri fjalë për një “tragjedi të madhe”.
Vrasësi ndodhej në një dhomë pritjeje në një klinikë universitare, kur hapi zjarr ndaj pacientëve duke i qëlluar viktimat “nga afërsia në kokë apo në qafë”.
Sipas informacioneve të para ai ndodhet ende në arrati. “Nuk e dimë, se cilat ishin motivet e këtij personi”, tha kreu i qeverisë Babis.
Ai mendon, se ky mund të jetë akti i një personi me probleme psikike. Babis ndërpreu të gjitha takimet dhe është nisur në drejtim të qytetit Ostrava. Sipas klinikës viktimat janë pacientë të urgjencës tek reparti i traumës.
Policia çeke ka dërguar forca të shtuara në zonë dhe është në kërkim të vrasësit. Dëshmitarë janë shprehur, se dëgjuan të shtëna tek urgjenca. Punonjësve të klinikës u porositën të mos dalin nga sallat.
Ostrava me 290.000 banorë është qyteti i tretë më i madh i Çekisë dhe qendër administrative. Ky qytet ndodhet në kufirin verilindor çek, 10 kilometra larg nga Polonia e 50 kilometra larg Sllovakisë.
Dhe ata e kanë ditën e Panvarsis më 28 nëntor. Turpëruan popullin e tyre duke blerë armë të Izraeli.