Bashkia i vë shiritin pallatit pas denoncimit të Fiks Fare

11 Dhjetor 2019, 20:45Sociale TEMA

Në zonën e plazhit, tek Mali i Robit, ndërtuesit apo pronaret e objekteve kanë filluar të suvatojnë apo rregullojnë pallatet apo hotelet edhe pse në dukje, disa prej tyre kanë probleme edhe në strukturë.

Problem që  mund ta përcaktojnë vetëm specialistët. Kjo zonë, ka banesa të cilat përdoren nga pronarët e tyre vetëm gjatë sezonit turistik, ndaj edhe nuk ka kush të denoncojë për ta.

Gazetarët e Fiks Fare në një nga daljet në këtë zonë, vunë  re se një pallat në dukje kishte plasaritje por edhe shkëputje të një pjese të kolonës. Në një pjesë të tij ishte duke u punuar, suvatuar dhe lyer.

Gazetarët e Fiksit ndaluan të pyesin nëse ky pallat ishte inspektuar dhe shpallur i banueshëm.  Ndër të tjerë për të dhënë informacion lidhur me inspektimin u afrua edhe drejtuesi teknik i firmës që kishte ndërtuar objektin. Drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit dhe një inxhinier që e shoqëronte pretendoi se ky pallat, e  kishte kaluar ekspertimin dhe ishte i banueshëm. Problemet që ka me muret do të rregullohen nga firma.

Pas konfirmimit që  bëri drejtuesi teknik, që pallati ishte shpallur i banueshëm Fiksi kontaktoi me policinë për të konfirmuar zyrtarisht informacionin. Pas 20 minutash pritje,  në vendngjarje mbërriti  i plotfuqishmi i zonës. Ai nuk i mori gazetarët në telefon, por u drejtua për tek ambienti ku po punohej. Vetëm pasi  bisedoi pak me ta dhe bëri foto, ai kontaktoi me gazetarët.

Inspektori i zonës deklaroi se ky pallat ishte inspektuar nga grupet e njësisë vendore dhe se ishte i banueshëm. Këtij pallati nuk i ishte vendosur asnjëherë shiriti për të bërë një inspektim më të detajuar. Polici edhe pse inspektoi ambientin ku ishte suvatuar kollona dhe nga jashtë pretendoi se aty vetëm po lyhej dhe bëri foto vetëm në brendësi. Gjithashtu pretendoi të mos kishte dijeni për pallatet ngjitur të cilat edhe ato ishin duke u suvatuar.

Gazetarët e Fiksit njoftuan edhe Kryetarin e Bashkisë Kavajë. Pak minuta më vonë njëri  nga drejtuesit e grupit të inspektimit u lidh në telefon me grupin e xhirimit. Pas sinjalizimit në objekt mbërritën jo një, por tre grupe inspektimi të Bashkisë Kavajë që gjendeshin  në terren.

Pasi inspektuan pallatin ata i vendosën shiritin, pasi sipas tyre ishte rrezik për banorët, duke qenë se toka është akoma në lëvizje. Sipas drejtuesit të grupit, ky shirit që u vendos pas denoncimit të Fiksit duhet të ishte vendosur më parë, por nuk kanë arritur të kordinohen me grupet e tjera të inspektimit. Ky pallat është parë vetëm nga punonjës të hipotekës që nuk janë inxhinerë. Pasi u pa nga inxhinierët u konkludua që pallati është në rrezik dhe ka nevojë për një akt ekspertimi. Akt ekspertimi që nuk ishte bërë asnjëherë, pavarësisht pretendimeve të drejtuesit teknik të firmës së ndërtimit.

3 komente në “Bashkia i vë shiritin pallatit pas denoncimit të Fiks Fare”

  1. —- DREJTUSI TEKNIK dhe INXHINIERI qe genjejne syper n== jirg=thashtu POLUA PEERSEE NUK NDIQEN PENALISHT ..Or zotrinj kur do vere mend ai shtet e ata mender drejtuse

  2. shqiponja e zezë says:

    Ore përse nuk ka ndjekje penale për këta ndërtues. Duhen futur 10 dhe 15 ndërtues brënda që të bëhen shëmbull për të tjerët.

  3. KORÇARI says:

    Indiferenca e pronarëve të pallateve për jetën njerëzore është për tu habitur, thua se bëhet fjalë për jetë lepujsh , apo minjsh dhe jo jetë njerëzish.
    Z.Rama duhet të zgjohet dhe të “shtrëngojë”rripat e Ministrave dhe jo të rendë ai vetë kudo.
    Të gjithë këta PLEHRAT që mundohen të Arrnojnë çarjet dhe dëmet e shkaktuara pa u inspektuar ndërtesa DUHET TË FUTEN NË BURG MBI 10 VJET DHE TU KONFISKOHET PASURIA KOMPLET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje