Visar Zhiti i ka dërguar një letër të gjatë ish kreut të Institutit për Studimet dhe Pasojat e Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa i cili prej ditësh ka kërkuar azil në Zvicër pasi pretendon se në Shqipëri mund ta vrisnin.
Duke shkruar nga Shtetet e Bashkuara, Zhiti tregon jetën e vështirë që po bën si ish i përndjekur politik në Shqipëri.
Ai thotë se nuk është ndjerë i vlerësuar dhe se i shpreh mirënjohje Tufës për largimin nga Shqipëria.
Letër nga shkrimtari Visar Zhiti
I dashur Agron,
Së pari, Ju dëshirojmë të jeni mirë, kudo qofshi, bashkë me Elvanën dhe fëmijët, që meritojnë çdo sakrificë dhe gëzime pa fund.
Edhe pse jemi shumë larg, përtej oqeanit, në SHBA, Eda dhe unë jemi vendosur afër Chicago-s, në një vend të heshtur dhe të veçuar, pa shumë lajme, ku dimri tashmë ka ardhur, me temperaturat minus – dhe jo vetëm ato janë minus për ne, – bashkë me dimrin, pra, na erdhi dhe lajmi i ikjes Tuaj familjarisht nga atdheu.
Edhe pse mua më dukej se pritej një ndodhi kësisoj, pa na befasuar dhe aq, se kështu është realiteti ynë, dramatik dhe i pabesë, gjithsesi na ka shqetësuar, shqetësim i natyrshëm për Ju, fëmijët dhe vendin.
Ikja sigurisht që pati një shkak dhe lutemi që pasojat të jenë për mirë.
Puna Juaj e madhe si drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit mbetet e rëndësishme, plot me nxjerrje dëshmish tronditëse nga jeta, nga antijeta jonë infernale në burgje, ku me ne ishte dhe ati juaj, në kampet shfarosëse aushviciane, etj., nga epoka e diktaturës më të egër në Europë dhe e gjitha kjo u shndërrua dhe në një akuzë të hapur, vazhdim i duhur i ofshamave dhe akuzave tona ndaj sundimtarëve, krimi shtetëror i të cilëve kishte nisur që gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku fitimtarët, nga çlirimtarë të vendit, u shndërruan menjëherë në pushtues të tij, u çlirua Shqipëria dhe shqiptarët u robëruan më keq se kurrë. Më parë se universitetet ata hapën burgjet dhe institucionalizuan dhunën duke mos e ndërprerë persekutimin, duke iu ngazëllyer si sadistë atij, duke e shitur me gjakun tonë si fitore të përgjithshme.
Të rrëfyerit e kësaj, me një polifoni të dhimbshme sot, një kor më tragjik se ai i antikitetit kështu, kjo hata e madhe nuk mund të durohej dot as si libër në shekullin XXI në Shqipërinë tonë të vogël nga ata që e bënë apo i shërbyen asaj diktature dhe nga bijtë e tyre, deputetë, ministra, gazetë, televizion, pedagogë, antilibra, opinion klanor, presidentë, grupe të kamufluara terrori, etj., të pasuruar të gjithë, ndoca pas emigrimit të fshehtë duke u bërë dhe qytetarë të Europës e më tej, etj., etj., kur ne duhej ta duronim diktaturën e tyre si vuajtje reale në jetë dhe pas saj, si të braktisur dhe të harruar deri në nëpërkëmbje në postdiktaturë, kur Shqipëria jonë është, si të thuash, në sistemin demokratik që ëndërruan ish të përndjekurit, ish të burgosurit, por, për paradoks, pa i dashur ata vetë, gjithandej, me mosdashuri edhe mes nesh. Idetë dhe dëshirat dhe aleatët idealë të ish të persekutuarve, BE-ja dhe SHBA-ja po, i duan, por jo neve, ish të persekutuarit dhe mbi vuajtjen tonë vazhduan, pa asnjë ndjesë a dënim moral, ndryshimin e të dikurshmes në shpëtim dhe dobi të vetes: e kam thënë, ne kemi një demokraci me kundershtarët mizorë të demokracisë, njē kapitalizëm me armiqtë e kapitalizmit, të cilët nga idhtarë të rremë ose jo të pronës sociale, të përbashkët dhe të askujt, u bënë pronarë të ethshëm, të dyshimtë, oligarkë të Shqipërisë.
Jeta jonë prapë mbeti e vështirë, në fund të fundit si e të shumtëve, por shpesh më e pa durueshme, pa drejtësi dhe pa përgjegjës, pa kujtesë dhe të vërtetat, me moral të rrëzuar. Të mbetur në vetmitë tona që shqetësojmë dhe vetëm me pranitë, mjafton që jemi dhe shndërrohemi në akuza të gjalla…
I dashur Agron,
S’e di pse u zgjata, nga nevoja për të përsëritur shqetësimet e paqetësuara, ngaqë e ndjej ikjen Tuaj duke kërkuar azil politik në Zvicër, i sulmuar banalshëm dhe i kërcënuar deri dhe me jetë, që s’je i vetëm, i bindur që e ndjeni shumë dhe fatin tonë, të ne që jemi, si të thuash, “lënda e parë” e Institutit që drejtonit me dinjitet dhe guxim, i pësimit dhe dëshmive të rënda tonat.
Kur detyrohen të ikin studiuesit e persekutimit nga Shqipëria, ç’duhet të bëjnë të persekutuarit e mbetur gjallë, që ende u dhembin kockat nga prangat?
Agron,
Kujto atin, kujto të ikur e mëdhenj të mēparshëm, kujto persekutimin e tejmë dhe merr forcë, na kujtoni ne, nëpërkëmbjen që na bëjnë dhe sulmet e herëpashershme, edhe mua kujtomë, Mik i dashur, kur më sulmuan me të padrejtë Presidenti i Republikës, ish-oficeri me armë i diktaturës apo ish-shefi i ikur i policisë së burgut, shtypësi me hekur dhe gjak i revoltës tonë në burg e të tjerë barbarë me klanin e tyre e censorët e dikurshëm të poezive tona e deri te vrasja më e fundit afër shtëpisë së bashkëvuajtësit tonë, që e kishte të shkruar mbi lëkurën e vet dëshminë dhe akuzën kundër krimit shtetëror, etj., etj. Ne u ndjemë sërish të hedhur në arenë si gladiatorët mes bishave.
Ne e kujtojmë që pas sulmit, Ju u ngritët në mbrojtjen tonë, akuzuat si ne duke rrezikuar.
Prandaj keni dhe mirënjohjen.
Shembujt janë të shumtë.
Kujto prapë revoltat e reja të ish të burgosurve në posdiktaturë, grevat e reja të urisë, vetëdjegiet martirizuese, heshtjen e tyre të madhërishme, ikjet e tyre të mëpastajme drejt lirive të tjera dhe merr forcë si Anteu.
Kujto dhe tërmetin e tanishëm, të vrarët dhe gërmadhat e tij që na dhembin, dimrin jashtë, fëmijët e trembur, njerëzit që bashkohen, mundin e rimëkëmbjes, botën që s’na lë vetëm në pikëllimin dhe mynxyrën tonë. Kujtohu që është e pamundur të jesh vetëm, qoftë për mirë, qoftë dhe për keq.
Bota është bërë e vogël, themi shpesh, por të bëhet i madh njeriu, shtoj unë.
Agron,
Ju sërish ngritët një alarm të ri tani duke ikur, të rëndësishëm dhe të duhur dhe, për fat, të shumtë janë mbështetësit dhe bashkëluftëtarët e kauzës së përbashkët.
I bindur që do të vazhdoni betejën, si shkrimtar dhe qytetar i lirë në një botë të lirë, veprimtar i palodhur i të vërtetës dhe i të drejtës, i përulur para dhimbjes njerëzore, krah për krah me të vuajturit dhe të persekutuarit siç ishe dhe vetë nga burgu i atit Tuaj, për ta treguar me kurajo e kulturën e duhur të keqen tonë që ajo të njihet nga të gjithë për të mos u përsëritur ndër të tjerë, te askush në askund.
SHBA tani ka shtuar dhe Ditën e Kujtesës Botërore, 7 Nëntorin, në nderim të 100 milionë viktimave të komunizmit, ku janë dhe martirët tanë, që kundërshtuan heroikisht.
Edhe kujtesa jonë duhet t’i shërbejë përvojës dhe përpjekjes për pajtimin e drejtë dhe paqen e drejtë me historinë dhe veten. Është ende e vështirë. Mjafton të kujtojmë ceremoninë e rivarrimit të një patrioti të madh dhe intekektuali të madh, bir i Frashërllinjve që ribënë Kombin, se si u hodhën egërshane mbetjet e diktaturës, që as vdekja nuk i qetëson. Por nuk duhet sprapsur. Përpara për të afruar një të ardhme më të mirë se tonën te fëmijët.
Është detyrë ruajtja e tyre, rritja dhe edukimi me dashuri; “Mësomë të dua” lutej Shenjtja jonë Nënë Terezë dhe Ju bëtë një detyrë ndaj fëmijëve Tuaj, me përkushtimin dhe sakrificën prindërore. Askush nuk ka të drejtë të qortojë kërkesën Tuaj për azil, ndërkaq meritoni mbështetjen tonë dhe të të gjithëve.
Ne Ju urojmë mbarësi dhe forcë, durim dhe gëzime bashkë me gëzimet e fëmijëve, punë dhe art dhe dhimbje që së bashku të bëjmë më të mirën tonë për vendin…
Siç Ju thashë unë jam larg, edhe nga jeta tani, edhe nga bota, siç e dini, jam vetëm dhimbje, që e ndjen dhimbjen nëpërkudo…
Përqafime vëllazërore,
Visar Zhiti
Më duket si lojë xinglas kur luanim me një hu që qëllonim një shkop, dhe fituesi ishte ai që qëllonte më fort. Shum lëvdata dhe shum hipokrizi nga zhiti për një person, që në fund të fundit ose do ipte dorëheqjen dhe përndjekja e tij imagjinare do binte. Meqenëse han qyl atje ku ka sajuar dhe ankesën, nuk kemi dëgjuar se kush, a kan emra këta që i rrezikonin jetën, histori, sajesa të tilla ka plot dhe me gazetarë investigativë, ku sajojnë, terror dhe plumba për familjarët e tyre, vetëm e vetëm për të siguruar strehim politik. Zhit, ti mbaje për shok, por ne mos na e shit për hallexhi, se kujt në botë, s’ju ka rruajtur se çfarë thotë agroni, se si agroni këtu ka përditë që shajnë e akuzojnë. Tung.
Te vjen keq qe disa njerez ,kushdo qofshin ata ,jane jashte realitetit,kerkojne jeten e persosur kur ajo nuk ekziston! Harruam Salin qe na rahu,na vodhi,na vrau dhe na tradhtoi!
@Visar Zhiti
.
Letrën s’ta lexova
për kë është shkruar
mjaftoi veç titulli
për t’a injoruar.
.
Për Ty kam respekt
se i meriton
dy rradhë me rimë
pa shokun Agron.
.
Nëse do t’ju vija
juve në kandar
përpjetë do hidhje
Tufën mëkatar.
.
Larg ke emigruar
hallin t’a kuptoj
të jesh mirë e bukur
me shpirt t’a uroj.
.
Shkruaj sa më shumë
se dhimbja kalon
por, na i kurse
letrat me Agron.
…
Te dy, edhe pas 30 vjetesh mbeten dy njerez pa karakter njerez qe kerkojne lemoshe dhe demshperblime per asnje sherbim ne emer te popullit, llapaqen qe mbeten te tille qe prej kohes se socializmit, parazite dhe te paskrupull.
Juve ju ka ngene goja shume mu t o Visar dhe per kete keni mare edhe shperblimin nga shoqeria shqiptare dhe shteti, nqtse do vazhdoni te kruheni duke mbjelle percarje midis shtresave njerezore qe ekzistojne kudo, do ta keni edhe me keq! Me vjen keq per vuajtjet qe keni kaluar dhe kaloni por ne nje fare menyre juve I keni kerkuar ato vete duke dale kunder te gjitheve , shtetit dhe shoqerise ne pergjithesi!
Bravo z ,visar agroni boni shum mire qe u largua prej aty nga ai vend i mare peng prej te kuqve ai vend eshte nga 1945 e deri me tash 2019 nen pushtetin e te kuqve tash jane kelyshet e tyre nga saliu udb nano ruci gjinushi meta rama basha kta nuk e leshojn pushtetin qe moren prej baballarve te tyre te kuq vec zoti i ndal kta me besoni kam ik prej aty qe 1990 e kurre nuk e kam mendue se aty ka ardh demokracia kurre sepse deri para disa vitesh kam ardh per miq e dashamire te mire per vendin tim po aty kam pa qe asgjo nuk ndryshon ato kane krejt pushtetet vec se nderojn emrat nje here ne kater a tete vite sa per te tregu qe ka demokraci po ato jane krejt bashke si dikur prandaj hajdeni ne eu kush ka ngel aty qe ka dinjitet me ndertu jeten per familjen e femijet e tuaj lerini ato se ka aty plot idiot qe i duan sipas kokes edhe festen themi ne hajde tung poshte pushtat e kuq rrofte demokracia reale ne eu
O Shkodran drejtoje Qytetit tende qe voton saliun me teser partie.,Ka 30 vite duhet te dish dicka qe ne dhe te huaj gjithmone vdesin tradhetaret dhe dhelperat.mblidh para per varrimin aty ku je se kushton shume dhe leri Shqiptaret se Shpetojne dhe pa juve,po pse vetem keta te dy fuksat e sigurimit paska vuajtur ,po populli nuk jane keta.keta ankohen gjoja ndiqen qe dosja e azilit te jepet lehte.Shqiperia nuk ka qene kur me mire se I iken dy muta.
Shkodran,mos valle je ne “gjak” me shenjat e pikesimit?… ?
Ti Visar je nje qen bir qeni qe nuk e ke shokun. Nuk ke faj o faqezi. Ndoshta do te vije nje dite qe ti do te pendohesh per qendrimin tend prej nje mosmirenjohesi. Ti je i mallkuar prej meje, por uroj te te mallkoje edhe me e Madhja Natyre.
Visar Zhiti ka qenë spiun. Por unë thjesht kam fatin e mirë që mund të bëj si i virgjër i papërkulshëm. S’e di nëse do isha bërë spiun dhe unë nëse pushteti popullor vazhdonte dhe ca. Pushteti popullor ka shkatërruar në heshtje me qindra mijë jetë, mund të shkatërronte dhe timen. Mund të përulesha dhe unë si Bashkim Gazidede dhe gjithë të tjerët dhe t’ia shisja shpirtin shejtanit.
Për gjithshka tjetër ai ka të drejtë. Komunistët që e mbajtën 100% pushtetin këta si Visar Zhiti i plaçkitën e poshtëruan dhe një herë tjetër me shpërfilljen që komunistët kanë për të tjerët, thjesht sepse ashtu ua donte interesi personal. Bënë kryeparlamentar Pjetër Arbnorin thjesht për t’i treguar botës se loja ndryshoi. Vetëm atë. Dhe ata që quheshin të persekutuar në pushtet ishin thjesht komunistë që kishin humbur në luftërat e brendshme për pushtet, si Servet Pëllumbi.
Visar kermesira,
Po kur te emeruan ambassador ne Vatikan ishin te mire bijte e komunisteve??? Harram e pac o vemje e lindur dhe I tille do vdesesh.
Po kur gruaja e Zhitit merrte rrogen ne ambasade dhe rrogen ne ministri njekohesisht ishin te poshter komunistet?
Po ti Visar, u persekutove në Vatikan? Agronit i përmend kapterr Bujarin president. Pse e lëndon, Agroni është miku i kapterr Bujarit. Hahaha!
tre loqe njoni mas tjetrit – fuksa 24 karat!
z – sigurims nga fshatrat e Tepelenes
beni – sigurims nga Fushkarrezi
ceni – sigurims nga RaVrima (ose Radhima …)
Te tre i lidh kanatieria e leshit dhe mosha 90 vjec +!
Krimet e komunizmit duhet ti zbuloj nje njeri I ekuilibruar,jo nje ballist !
Ky qe jeton dhe pastron WC ne Cikago,po pret ti bjen bolet dashit,ky eshte bere “superMbret” dhe si i deshtuar kerkon ndonje qoshe karjere.
WTF!
Keqardhje per ish te perndjekurit politik qe nuk arriten te reabilitohen keto 30 vjet per faj te politikes dhe shoqerise.
Por fajtori kryesor duhet kerkuar tek ai qe u vodhi kauzen dhe voten S.B .
Me e lan vendin tand nuk asht kollaj. Emocionalisht, asnje vend tjeter nuk mund te bahet si vendi i jot. Pra, nuk asht e lehte me vendos me ik, aq ma teper per disa njerez me kualitet intelektual. Kush ik nga ky vend, ik nga halli e jo nga qefi. Kjo asht nje e vertete absolute, pamvarsisht lehjeve banale te disa kothereve .
Nuk asht fjala vetem per Visar Zhitin e Agron Tufen, por per qindra e mijera Shqiptar te kualifikuar ne fusha te ndryshme qe po ikin nga ky vend cdo dite. Nga ana tjeter, qindra dhe mijera Shqiptare te tjere qe qualifikohen ne vende te ndryshme te botes, asnjerit nuk i shkon mendja te kthehet mbrapa !! Pse nuk kthehen mbrapa ?! A mos jane edhe keta ” zuzar ” si Visar Zhiti dhe Agron Tufa ?!!! Ne krahasim me kohen e Zogut, pothuajse te gjith studentat Shqiptar qe diplomoheshin jashte, ktheheshin ne Atdhe per te ndihmuar vendin e tyre.
Ne Shqiperi ka ardh prap koha e monizmit. Te gjith kerkojne me ik, e kurrkush me u kthy.
Ty o Vishar. Të kam mallkuar me shpirt disa kohe më Parè. Sepse né nje shkrim tendin shkruaje genjeshtra e shpifje shume per koleget e mi. Ti o Vishar je nje kafshe e eger. Filozofet e lashte keshtu e konsideronin shpifsin. Ti ashtu do mbetesh i syrgjynosur. Sepse edhe sot pas 30vjetesh Ti persekuton vetveten. Ti duke te lexuar ca shpifje je njeri pa shok pa miq. Si kafshe e eger qe je tè pelqen Tufa me kafshe tè egra. Cfardo te besh nga momenti qe lexova shpifje per shoket e koleget e mi te konsiderova kafshe. Njeri te mallkuar per shoqerine.
Eh more Visar sa kot je!
Leri denglat dhe boll na cate trapin per 30 vjet me fantazmen e komunizmit qe kurre nuk ka ekzistuar!
Po ne,shumica e shqiptareve,qe kemi 30 vjet ,qe rrojme si ne mesjete,pa te drejta,pa pune,arsim,shendetesi,drejtesi PA SHTET LIGJOR,PA DEMOKRACI etj,cfare duhet te themi?
Pse nuk flet per keto 30 vitet e sketerres tende,por merresh me te shkuaren?
Po rraca jote cfare ka bere qe sot shqiptaret kane marre arratine?
Pse per kete jete qenkeni lodhur ju kelyshet e fashizmit ballisto-zogist?
Ai Tufa i derrave iku nga frika se eshte antishqiptar!
Keto 30 vite sketerre vertetuan se ANTIKOMUNIZMI i juaj ishte vetem ANTISHQIPTARIZEM!
Me pelqeu vetem ajo poezia a atij komentuesit qe kishte emrin e artikullshkruesit Respekti qe kisha krijuar per kete Visarin nuk e di pse mu fashit me kete m… agron
keta te dy nuk kane asgje prej burri.
Visar!!
Nuk e mora mundimin të lexoj letrën tuaj pasi nuk dua të ndryshoj mendimin që kam për ju. Sepse vetëm me faktin që krahasoheni me “Tufën” më bën të ndryshoj mendim. Është e vërtetë që keni vuajtur nëpër burgje e internime ca pa të drejtë por ca të tjerë me shumë të drejtë. Problemi që kam me “Ju” është se ai sistem ju ka gdhendur aq shumë sa edhe sot pas 30 vjetësh akoma shikoni teori konspirative kudo. Nuk arrij ta konceptoj si nuk ngritët një akuzë 1,2,5 apo 10 vjet pasi dolët në liri për ndonjë person përfshirë këtu edhe ata “shokë” që ju spiunonin brenda por akoma pas 30 vjetësh shpikni teori diversantësh. Është turp për ju ti bashkoheni lloj lloj njerëzve dhe kauzash pa bukë e integritet.
TURP.
I DASHUR VISAR E VERTET QE KE QENE I DENUAR PER BINDJET E TUA ( POLITIKE ) POR EDHE NE KEMI QENE TE DENUAR DIFERENCA MIDIS NESH KA QENE TI ISHE I RRETHUAR NGA DY GARDHE , TELA ME GJEMBA E NE KISHIM VETEM NJE KUFIRIN SHTETEROR .
I DASHUR VISAR MOTRA JOTE SHISTE LIBRA NE LIBRARINE NE QENDER TE BERATIT NDERSA UNE SI FEMIJE KOMUNISTI I PA PUNE.
DESHA T JU PYESE KUSHE ISHTE ME I PERSEKUTUAR JU APO UNE OSE NE .
Askush nuk iu ka perjashtuar, keni perjashtuar veten. Jeta ne sistemin para 90-es ka qene e veshtire si per te denuar-internuar, ashtu edhe per shumicen dermuese te popullsise. Me gjithe vuajtjet, askush nuk iu jep ju te drjten te hidhni balte mbi nje popull dhe histori dhe qe edhe mbi te bardhen te hidhni bojen te zeze. Mire beni qe keni ikur,se toka eshte me e lehte pa ju. Ju me duket se nuk urrenit komunizmin, por vendin ku lindet. Ishallah nuk ktheheni me.
Po na fole per shen kozmain, duhet ta dini qe ishte antishqipetari me i terbuar.Ka bere te 99 te zezat kunder shqipetareve.Shko falu tek se do te marresh nenshtetesi greke.Jane ne pushtet bijte e me te urryerve qe ka nxjerre kjo toke.Merrni pension ne perendim per poshtersit qe kane bere.
Perse mor Visar behesh mos mirenjohes, Zoti te vrau nje here atje ku te dhemb me shume…..
Tufa eshte nje plere qe te bardhen e bente te zeze, kjo nuk do te thote qe ai rregjim ishte i mire por nuk duhet te shpifesh si ai plere…..
Ai ka shkelur mbi gjakun e deshmoreve dhe gjaku lahet me gjak kudo qe shkoi do ta paguaj. Zoti ezhte i madh dhe kur beson ai ta shperblen….
Shkofte ne ferr me gjith familjen dhe do shkoi se Ai vonon por nuk harron….
Komentin tim……e plotëson 100 për 100 gopisti….
Te jesh i persekutuar dhe te jesh berishist kte sma kap truri.
ROBTE NE PIDH TE DYVE O PLERA
Z. Zhiti, pamvareshitsht disa ekzagjerimeve qe ka bere per ngjarje te ndryshme, ndoshta per te shitur librat e tij, pergjithesisht me eshte dukur konstruktiv dhe ineresant. Mbrojta qe i ben Tufes me duket shume e sforcuar. Nuk e kuptoj se si nje A. Tufa dhe nje “ballist” Celo kane atribute te shpallin kriminele disa deshmore te luftes. Kriminelet i shpallin gjykatat por ne Shqiperi tash ne “demokraci” fjala “kriminel” eshte zhvelesuar krrejt, ajo eshte bere nga fjalet me te lehta dhe me te shpeshte qe perdoren vend e pavend deri ne parlament dhe me tutje. Largimi i Tufes, nje drejtori dhjetevjeçar me derrase manget dhe teper vulgar, me duket i stisur.
Dolen egersirat qe shajne ne kor. Ju qe shani, nuk keni mendje, as shpirt nuk keni? Ju nuk e kuptoni Visarin, se eshte 100 here me I kulturuar se ju, 100 here me me shpirt se ju dhe 100 here me atdhetare se ju. Ju mendoni se duke u bere shume e drejta kalon ne anen tuaj. O te marre, sado te pellisni kerma juaj bie era, vepra juaj qelb dynjane.
Visari eshte patriot qe jetone ne amerike !
Visari eshte i mencur sa hyri ne burge !
Visari eshte i persekutuar ! motra e tije librare ne qender te beratit burri saj oficer (kur visari ishte ne burge) ne femijet e komunistave rinim te pa pune tek parvazi dritares se librarise se motres se vizarit .
Me mundon pyetja se kush e mbolli kete klime armiqesie ndermjet shqiptareve me urrejteje ndermjet njeri tjetrit ?Te jete vetem sistemi komunist kanceroz dhe metastazat e tij ne postkomunizem ,apo ka ekzistuar edhe me perpara ?Te jete pershtypja e krijuar ne perandorine turke se shqiptaret Jane plackaxhinj dhe shiten e blihen me cmim te ulet? Per kete qellim perandoria turke reth vitit 1700 nxorri dekret ti vriste pa paralajmerim kudo qe gjendeshin rrugeve te Stambollit e neper perandori si te pagdhendur e me vese (duke ju referuar documentave si dhe Librave te Orfan Pamuk) .Me vone kur u formua shteti modern turk i perzuri jashte kufijve te Turqise edhe ata qe ndihmuan perandorine se I.Qemali,vellezrit Frasheri etj .Apo te besojme ne teori konspetative qe fajin e kane te huajt? Respekt per z.Zhiti! I uroj gjithe te mirat! Respekt per cdo intelektual shqiptar vuajtja shpirterore e te cilve eshte sh.me e madhe se e njerzve qe nuk kuptojne….
Thone se bota esht me rrota toka esht Nena pema qe ka mbire esht e perkoheshme leshon kokrrat si ju qe hikni per lesh ato qe mbeten do leshojne rrenje te reja dhe bashk me keto qe jane do vashdojne te rrotullohen ne boten me rrota. ju haram u qofshin ato leket qe moret nga taksat e komunisteve dhe demokrateve patriot-
Z.Zhiti duke respektuar vuajtjet qe keni pasur ne diktature ,kete leter mezi e lexova sepse ishte nje hartim i keq,nje manifest politik qe i ka kaluar koha.Ti nuk duhet te ankohesh se te paskan persekutuar ish komunistet.Ata nga nje shkrimtar medioker ,te bened ambasador ne Vatikan ku ti nuk kishe kariere diplomatike.Tani po i del ne mbrojtje Tufes qe eshte nje mashtrues ordiner,hajdut dhe plagjiaturit i konfirmuar.Ku e gjen te drejten ky Tufa qe deshmoret luftes ti akuzoje si kriminele ??Kush eshte ky njeri .Ka hapur disa gjyqe dhe nuk paraqitetne to.?? Ti Visar mos shkruaj hartime por jep emrat e atyre qe te kan pewrsekutuar dhe hidhii ne gjyq ,jo llafe kot .Keshtu nuk jeni i besuershem,dhe njerezit mendojne se mos ndoshta keni ngrene ndonje supe te prishur ne burg dhe tani nuk dilni dot te beni akuza me emer e mbiemer..
Vuajtja nen regjimin komunist ishte per 90% te popullit o visar kush me shume e kush me pak.ju qe vuajtet me shume se ishit ne burgun e vogel brenda burgut te madh moret edhe demshperblim .nuk dij cfare vlete monetare por moret.te cpronesuarit ne shumice skane marre gje hic e te tjere e te tjere.
Si ish deputet minister e diplomat nuk mendoj se ke ishe hedhur ne arene si gladiator.
Dhimbjen e vetmine mundohu mos ta pergjithesosh por ta mundesh brenda teje .
Te uroj shendet e force.
O Arber ! ti e di shume mire qe ka plot njerez si keta qe bejne viktimen kur nuk i pelqen apo intereson. Mua me duket se jane te lidhur me shume si shoke burgu pasi ne ate kohe njeriu ka patur nevoje per nje gje te tille por me vjen vertet keq qe ti Visar mbeshtet nje pleh si Agron Tufa. Vertet qenke larg dhe na e pershkruan “vetmine”apo te “ftohtin” deri ne minus qe ti ndjen por nuk e besoj se njeriu mund te “ngrohet” kur flet per njerez palaco qe deformojne ngjarjet e rendesishme te Shqiperise per ti sherbyer klases qe i perket pra per mendimin tim e paska patur hak burgun ky Agroni por me duket se edhe ti pasi akoma nuk ju ka dale e keqja por mbani njeri-tjetrin me gajret.
Z.xhiti, te rroni vete se mendja te paska lene. Kush dhe perse per ne popullin e thjeshte eshte kercenuar tufa. Sot ka perplasje mes presidentesh e kryeministrash, i bie qe te gjithe te shkojme ne zvicer. Kujt po ja ndjen per zhitin apo per tufen, te me falesh per krahasimin sepse eshte bere mode qe, krijo historira me mediat qe te vijne per shtat, duke krijuar imazhin se po bej sherrre me kete e ate ne pushtet, dhe hopa avijonit dhe ne zvicer, ku strehohen koka k…i, gjithmon flas per nje qe s’ka noj vlere ne shoqeri dhe per shoqerine. Ju mendoni se kush ka bere burg ne sistemin komunist qenkerka me i zgjuari dhe me i persekutuari. I bie qe gjithe pjesa tjeter ishin sot jane injorante, jo o njeri, ke thyer ligjet e shtetit te atehereshem, dhe sot po ti thyesh ligjet e shtetit ku ti jeton evun jetoj, te plasin brenda, por kjo nuknte ben desident. Komunizmi ka vdekur ne 1990,te tjerat jane nyje ku kerkojne te mbulojne pislleqet njerezit e pa afte. Persekutimi apo kercenimi jane tipare individuale per nje pakice e interesuar per te plotesuar zgjedhje te cilat nje njeri normal, i fiton ne bazen e konkurseve dhe perballjeve mes grupesh apo individesh. Te dy burracake spordhjake, ku ekzistenca juaj ka qene e pa njohur per ç’do shqiptar normal. A ju ka thene kush ne jeten tuaj nje here te vetme, puna mbare, epra, ju jeni tipike te dembelizmit, te cilin e karakterizojne njerez si ju.?
O Visar! per vuajtjet tuaja ne komunizem dhe fatkeqesite familjare te kam respektuar, por ky shkrim me ngjan se nuk eshte shkruar nga ty. Ne shtetin e tanishem Shqiptar je trajtuar si nuk e ke merituar. Te emeruan ne ambasaden e Vatikanit jashte çdo regulli mbasi jo vetem nuk kishe asnje eksperience dipllomatike por ishe me fe tjeter qe te pakten ne Vatikan krijon probleme. Tani u largove duke peshtyre vendin tend. Por ne ate vend ku je tani Visar, nuk shkojne denglat e Shqiptareve parazite dhe mos prit leke nga ata. Aty respektohen te zgjedhurit e nje shteti dhe jo sahanlepiresit, veç ne ta ka shkruar kete ndonje tjeter si psh EB. E mbylle jeten me turp o Visar duke u bere shok me nje plehre si ky Tufa qehapur fare remben dokumenta nga arkivi shtetit dhe vrapon te fitoje statusin e te perndjekurit politik duke qene drejtor instituti. Por me keqardhje po te kujtoj shprehjen: ” bishti qenit mbete bisht qeni”
Si i paburre, i serviloset Tufes qe ka shume mundesi te kete grabitur nga arkivi i shtetit dokumentat e sigurimit te shtetit ku simbas thenjes se shume bajkevuajtesve ai figuron si spiun i shokeve te tij. Por Visar, njerezit nuk te vene shume faj per kete. Jane thyer dhe burra me te fuqishem nga ty por mbas demshperblimeve te majme dhe emerimit pa merite ne poste te rendesishme duhet te kalonje pleqerine duke shkruar vjersha dhe jo hartime per nje mashtrues ordiner si ky Tufa.