Tërmeti/ Unionet e besimtarëve myslimanë në Europë sjellin fonde për rindërtimin, Rama: Momenti të jemi bashkë

11 Dhjetor 2019, 10:09Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot përfaqësues të unioneve të besimtarëve myslimanë nga disa vende të Europës, të cilët janë bërë bashkë për të ndihmuar në rindërtimin e banesave për familjet dhe qytetarët e prekur nga tërmeti.

Rama i ka falënderuar për gjithçka që kanë bërë dhe deklaroi se ky është momenti ku kemi mundësi të bëhemi më të fortë.

“Unionet e besimtarëve myslimanë të Zvicrës, të Austrisë, Gjermanisë dhe të Italisë dhe së bashku kanë ndërmarrë një iniciativë solidarizimi si të gjithë shqiptarët në të gjithë botën.

Sot më njohën me përpjekjen e tyre dhe dëshirën e madhe për të kontribuuar duke bashkuar fondet e mbledhura në funksion të rindërtimit.

Unë i falënderoj për gjithçka kanë bërë dhe për gatishmërinë e tyre dhe për mundimin që kanë ardhur deri këtu.

Ndajmë së bashku dhe kënaqësinë që në këtë moment dramatik për Shqipërinë dhe të vështirë për shumë familje, shqiptarët kudo janë solidarizuar, kanë treguar një shpirt përkatësie nga Kosova, në Maqedoninë e Veriut, në Luginën e Preshevës, në Malin e Zi, pastaj në gjithë Europë, në SHBA dhe përtej këtyre destinacioneve.

Më vjen shumë mirë që kemi qenë në një mendje që ky është një moment ku kemi mundësinë të bëhemi më të fortë dhe të dalim më të fortë se ç’ishim para tërmetit”, deklaroi Rama.

3 komente në “Tërmeti/ Unionet e besimtarëve myslimanë në Europë sjellin fonde për rindërtimin, Rama: Momenti të jemi bashkë”

  1. Denis says:

    Si gjithnje streha e fundit e maskarenjve eshte ose patriotizmi ose feja.
    Per patriotizem rama e ka humbur me kohe se ja kane pire lengun njerezit se sa patriot eshte; o je patriot o je hajdut, te dyja s’mund te jesh.
    Tani i ka mbetur e fundit te tentoje fene per te rikuperuar imazhin e dhjere qe ka ne publik.
    Per lesh do shkoje, kot e ka!

  2. Hasan Henry Hafizaj says:

    unionet???. cfare shqip flasin e shkruajne ne Tema?

    =
    kena me ba Ramen muslimon…si Zahoja i tij…
    =
    Rahmut, pse eshte arka e shtetit bosh, i morri Fullani?…apo Kapteri Me mustaqe ish- president apo floriri Meta…

  3. Lon says:

    Ti me nofken denis wenke nje byth shkerdhym, cfare nuk po bon rama si pas teje or rob.q…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje