Agron Tufa: U kërkova ndihmë Ambasadave por më injoruan, kërcenimet i publikoja në mediat sociale. Tani do t'i them gjërat troç

10 Dhjetor 2019, 16:48Sociale TEMA

Në fillim të dhjetorit u bë e ditur, fillimisht nëpërmjet mediave sociale, se Agron Tufa, deri para pak kohësh drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit (ISKK), së bashku me të shoqen dhe pesë fëmijët e tij të mitur, kishte kërkuar azil politik në Zvicër.

Si shkak për këtë  vendim Tufa, laureat i  disa çmimeve kombëtare në letërsi, dha kërcënimet e shumta që kishte marrë nga njerëz të ndryshëm, kryesisht nëpërmjet telefonatave dhe mesazhesh të shkruara.

Heshtje e Ambasadave

Agron Tufa i tha Deutsche Welle-s  se ai në fillim të nëntorit i kishte raportuar kërcënimet edhe tek një sërë ambasadash perëndimore: “Unë u kam dërguar të gjitha ambasadave kryesore në Tiranë, përfshirë edhe asaj të OSBE-së dhe BE-së, një raport me 16 faqe me një kronologji të kërcënimeve të mia, ku ishin dokumentuar edhe mesazhet kërcënuese, në shqip dhe anglisht, por ato nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje”, i tha Tufa Deutsche Welle-s.

E pyetur nga Deutsche Welle, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë,u përgjigj: “Ambasada në Tiranë ka qenë në kontakt me personin në fjalë në funksionin e tij si drejtues i Institutit në fjalë. Deri tani nuk ka pasur kërkesë për ndihmë”.

Injorim nga Prokuroria

Tufa vetë i tha Deutsche Welle-s se ka bërë disa kallëzime penale në lidhje me kërcënimet, por se prokuroria nuk ka reaguar. “Mua nuk mu pergjigjën asnjëherë. As kallëzimeve private, e as nuk morëm përgjigje për kallëzimin e Cajes te Prokuroria e Krimeve të Rënda, megjithëse u ankuam dy herë”, i tha Tufa DW.

Në qershor të këtij viti, Agron Tufa, në cilësinë e tij si drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, paditi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë ish-komandantin e kamp-burgut të Qafë-Barit, Edmond Caja, për  veprën penale “Krime kundër njerëzimit”.

Sipas burimeve të DW , edhe organet e drejtësisë në Gjermani aktualisht po shikojnë mundësinë e ngritjes së një akuze kundër të njëjtit person, i cili prej shumë vitesh ka marrë shtetësinë gjermane dhe jeton në Bavari.

Në luftë  me kastën e vjetër

Kërcënimet e shumta që i vinin si mesazhe, Agron Tufa i ka publikuar gjatë tërë kohës në mediat sociale. Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, deri tani nuk ka arritur t’i kthejë përgjigje Deutsche Welle-s, nëse Agron Tufa ka pasur nevojë për mbrojtje personale,

Siç i tha Tufa Deutche Welle-s, vala e kërcënimeve filloi në prill të këtij viti, kur një grup politikanësh dhe intelektualësh të lidhur me regjimin e vjetër komunist donin t’i merrnin Institutit të drejtën për të pasur si objekt studimi edhe krimet e bëra nga komunistët në periudhën e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare (1939-1944).

Por Tufa i tha DW se ky ishte vetëm një pretekst që u gjet për të mbuluar shkakun e  vërtetë të luftës kundër tij. Tufa tha se në të vërtetë, shkaku ka qenë një kërkesë që bëri ISKK në fund të vitit të kaluar, për të marrë informacione nga të gjitha institucionet shtetërore për numrin e ish-oficerëve të sigurimit në stafin e tyre. “Dy institucione iu përgjigjën pyetjes sonë dhe doli që aty ishin nja 12 oficerë të sigurimit. Ata janë ende në pozicione super të rëndësishme, dy syresh pikërisht në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Kualifikuar (DSIK), e cila aktualisht merret edhe me vettingun në Shqipëri”, i tha Tufa DW.

Sigurimi ende në administratë

Sipas Tufës, numri i ish-sigurimsave në administratën e Shqipërisë mendohet të jetë rreth 3000. A mendon se strukturat e vjetra të sigurimit kontrollojnë ende jetën politike në Shqipëri. I këtij mendimi është edhe Jordan Daci, profesor i së drejtës në Tiranë. Sipas tij regjimi i vjetër nuk është larguar asnjëherë nga Shqipëria. “Edhe një pjesë e mirë e të rinjve që janë sot me poste në administratë janë bij dhe bija të ish-nomenklaturës komuniste”, thotë Daci për DW.

Deputeti Spartak Braho, gjyqtar në kohën e komunizmit dhe ende deputet në Kuvendin e Shqipërisë, është një nga kundërshtarët më të zëshëm të Agron Tufës. Ai e komentoi kërkesën e Tufës për azil politik në Zvicër edhe para disa ditëve në një artikull botuar në gazetën “Dita”. Gjuha e përdorur të kujton retorikën e diktaturës komuniste: “Unë i pari, por edhe të tjerë mendoj, se do të bëjmë të pamundurën që edhe atje ku ka kërkuar azil politik të mos gjejë vrimë ku të futet dhe do ta denoncojmë zyrtarisht si një hajdut dhe me vese tejet të rrezikshme shoqërore”, shkruante Braho.

Gjergj Erebara, nga rrjeti investigativ BIRN, i tha Deutsche Welle-s, se beson që Agron Tufa dhe familja e tij ishin të rrezikuar në Shqipëri: “Sulmet e Spartak Brahos ndaj Tufës kanë vijuar prej muajsh dhe Braho ka qenë persekutues në kohën e komunizmit. Pra, Agron Tufa ka arsye të shëndosha të kërkojë azil politik. Ndër të tjera atë e kishin akuzuar edhe si spiun rus dhe donin ta përgjonin”, tha Erebara.

Keqardhje ndër intelektualë

Në rrethin e shkrimtarëve dhe shumë aktivistëve që merren me zbardhjen e së kaluarës komuniste në Shqipëri largimi i Agron Tufës  është pritur me shumë trishtim dhe keqardhje.

Keqardhës është shprehur edhe Fondacioni Konrad Adenauer (KAS): “Agron Tufa ka qenë gjithmonë një partner i mirë dhe i besueshëm për ne dhe bashkëpunimi ka funksionuar shumë mirë”, i tha Deutsche Welle-s Florian Constantin Feyerabend, referent për Evropën Juglindore në selinë qendrore të KAS-it në Berlin. “Kjo ngjarje tregon se është ende tejet e rëndësishme që në Shqipëri të vijohet me zbardhjen e së shkuarës komuniste dhe përballjen me të”.

Agron Tufa megjithatë nuk e quan dorëzim largimin e tij nga Shqipëria: “Përkundrazi. I pavarur dhe në liri, shpresoj të flas e të dëshmoj më troç. Do jetë kalim ne një cilësi tjetër, ku përgjegjësitë i marr përsipër personalisht, pa u shkaktuar “faturë” të tjerëve”, i tha babai i pesë fëmijëve Deutsche Welle-s.

21 komente në “Agron Tufa: U kërkova ndihmë Ambasadave por më injoruan, kërcenimet i publikoja në mediat sociale. Tani do t’i them gjërat troç”

  1. Po kush eshte ai loqe qe ndyn duart me ty, o derdimen plagjaturash?!

  2. Besnik says:

    Na rrofsh bash bythen! A akoma nuk i ke thene?!

  3. ceni boston says:

    te ka ngrene goja shume mu t o shpifes I keq dhe prandaj nuk ta ka varur njeri.

  4. LULJA says:

    O KOQE PO KA SOT NE SHQIPERI TE PERNDJEKUR POLITIK 30 VJET PLURALISME O ASSILANT I VITEVE 2020

  5. apolonacademy says:

    shqiperia eshte vend i sigurt , keshtu qe ju zoteri nuk e meritoni azilin , besoj se shteti zviceran do te japi pergjigjen e merituar , tradhetar i paburre , dredharak i flliqur , hengre buken e ketij vendi vodhe parate e taksapaguesve shqiptare dhe ike ja mbase njesoj si soji yt i qelbur.

  6. USA says:

    Spartak braho vegla e saliut dhe likes e dine te gjithe o gone po te kane fut ne loje pinjollet e byrose politike daci nesho bushati te xheles e kupton vete gone ke bere shkollen e moskes pozhllusta.

  7. LORA says:

    Si keshtu,
    edhe Ambasada Ruse e injoroi doktorin-plagjature !?
    Apo e keshilloi t’e vazhdojne se bashku,nga Zvicra,
    misionin e djallit ?

  8. luani says:

    O Tufa loqa , babalja nr. e hengri 3 vjet burg , radhen e ke ti e ishalla po ja kalon e po denohesh me nja 5 vjet burg se je edhe i bukur pra simpatik , hajt me kame te mare . O me fal se ne burg gjen edhe bukuranin tjeter Salianjin me shokun e vet Zogun e Tiranes . E kalofshi mire ne Reç do kenaqeni se eshte pamje e bukur e keni geshtenja boll .

  9. Shqiptari says:

    Pse merreni me nje psikopat.

  10. Delenxhiu says:

    Injorojeni kete narcist idiot delirant eshte sick in the head duket nga jarget e rakise dhe qeskat e syve dhe majasellin poshte, ka nje delirin e semundjes intelektuale dhe te qenit i i pari te jashtezakoneshme a thua se ky eshte Mesia dhe Mencuria e te gjitheve ..! Nje delirant “ imponues dhe diktator” qe do vetem ai te flase e te degjohet ne cdo gje..!
    Iku te sheroje majasellin e zores ne Zvicer!
    Nga te treja me te gjaten do i hash ketij populli delenxhiu i Tufave..!

  11. Tovarish Goni says:

    Azil për arsye klimaterike, më konkretisht, alpine.

  12. genti says:

    Nese zvicra i han keto lloj barcaletash me kercenime, qoft ajo. Mbas teje po kercenohet Andi Bushati, e beri klodiana po nuk i heci, boj vend bushatit, lubonjes e buzhales se zvicra na kujton shtetin komunist Kuben, ku strehonte e priste komuniste. Arsyja ku ti Tufa pretendon, eshte mese bajate, nuk te beson njeri o njeri sepse kush je ti, ç’far je ti ne dore, ç’far ke bere ti, e ç’far ke ti, kush jane vlerat tuaja qe u paskeshe bere per tu kercenuar, nese vetem ke bere ndonje pisllek, dhe ke ndjere eren e mutit, dhe thua qe me kercenojne. Prit se mund te vije dhe Meta me monen, se dhe ato kan kohe qe i kercenon populli.

  13. Kali says:

    Por te njohen se çfate palaço ishe dje te kthyen kurrizin o felliqesire.Po mos ambasadat kane kohe te merren me ju felliqesira.

  14. Artibr says:

    Meri dhe keto komentet te tema si kercenime coja ambasadave ju la saliu rugeve te ne azil jan kredhur polica drejtora ngelen duke perfituar nga te gjitha anet.

  15. loku says:

    Je kriminel, kudo qe te fshihesh do re gjejne se gjaku nuk falet…. Fundrine te gjitha do ti paguash se Zoti eshte i madh VONON POR NUK HARON….
    Plerat ne plera do shkojne….

  16. Shqiptari says:

    Eshte nje menyre tashme e dale boje kjo qe perdor Tufa duke kerkuar azil politik dhe duke publikuar”fakte” ne gazeta te huaja.Por faktet nuk jane ne favor te tij.Ne keto 30 vite pas renies se regjimit komunist,mijera te denuar politik,pjesetar te familjeve te cilave u jane vrare te aferm dhe ende nuk u jane gjetur eshtrat,me nje shpite te madh dhe fisnik,jo vetem nuk kane marre hak,por as qe kane dale ne madia dhe te kercenojne.Por,Tufa duke perfituar ngapozicioni ku u emerua,qellimisht tentoi te godase diku tjeter.Qellimi i tij ishe te godiste drejtuesit kryesore te Luftes NCL dhe te perforconte te paverteten e nje lufte civile ne Shqiperi.Kjo teze sa cinike dhe djallezore kerkon te hape nje teze te rrezuar tashme nga historiane kompetente te cilet me dokumente autentike nga disa dhjetra e qindra burime e kane varrosur kete alibi foshnjrake.Tufa: Regjimi komunist ka bere krime te renda ndaj shume te pafajshmeve te cilet i vrau ,i burgosi,internoi dhe persekutoi pa bere asnje faj.Po te mos harrojme nje kategori e tyre qysh ne qershor 1939 formuan Partine Kombetare fashiste,Keshillin e Eperm Korporativ FashistPjesa me e madhe e Ballit dhe Legaliteti iu bashkuan pushtuesi dhe ndermoren operacione te perbashkets.Me arme ne dore,kur vendi po clirohejMarkagjonet,Muharrem Bajraktari,Prek Cali kerkuan te pengojne njesite partizane dhe kushdo qe do isht perballe tyre do bente te njejten gje pasi flitej per pushtet.Po Tufa ie harron njerin krah dhe ne menyre djallezore kerkon te njollose ata qe trimerisht bene Luften me te madhe qe ka bere populli shqiptar ne shekujTufa,ti dhe miqt e tu po beni nje beteje te humbur.Mjerishr jeni te vegjel te merrni mbi supe kete barre kaq te madh.Zoti te ruajt mendje se nuk i ndyne duart kush me ty.

  17. tonia says:

    E gjithe “veprimtaria” e Tufes eshte zbatimi i nje skeme te paramenduar per te arritur perfitimin e strehimit politik.Do te ishte cudi qe shteti zviceran t;a gelltiste kete skeme idiote e qesharake.

  18. Roberto says:

    I kerkove ndihme ambasadave por te injoruan??? Po kaq gomar je qe nuk e kupton pse?? Ti injoruan sepse ata i kane syte ne balle dhe nuk merren me lajthitjet e tua. Ata i kane me dokumenta ndersa ti me Berishen nuk njihni clirimin e Shqiperise??? 29 Nentorin?? Po pse u marros CIA qe mbante ne SHIK oficeret e kohes se Enverit?? ( normal qe jo te gjithe ). Ti Agron Tufa ke luajtur rolin me negativ qe vetem nje bythqim si puna jote mund ta beje nje gje te tille. Jazek te qofte o llum i llumrave.

  19. Iliri says:

    Me sa po kuptoj i ke bere per azil. Po Zvicra zor se te jep, te le si qen te rrahur, nuk u hedh dot atyre, jo mor i marre. Paske qene fytyre e keqe, e prish Zvicren se je dhe hajdut intelektual.

  20. Nick says:

    Epo ky erebara i vuri vulen vertetesise se pretendimeve te te tufes!!! Zbuloi qe braho paskerkish qene persekutues!! Oooo idiot me brire, ka qene gjykates dhe zbatonte ligjet e atij shteti!!!
    Pale ky prefesori i te drejtes qe zbuloi se bijte dhe bijat e nomeklatures se dikurshme paska poste me rendesi ne administraten e sotme?!?! Po ç’propozon more prefesor?!?! Tu kepusim kokat se paskan per prinder filanin edhe fistekun?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje