Zyrtarja amerikane garanton Xhaçkën: Shqipëri-SHBA, bashkë në kohë të vështira. Shembull i jashtëzakonshëm i NATO-s

11 Dhjetor 2019, 10:16Sociale TEMA

Në fjalën e saj, në konferencën ‘Karta e Adriatikut (A5)’, zv. asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA–së, Znj. Laura Cooper deklaroi se Shqipëria është një shembull i jashtëzakonshëm për të mbështetur operacionet e NATO-s.

“Shqipëria është një shembull i jashtëzakonshëm për të mbështetur operacionet e NATO-s në të gjitha koalicionet dhe kohët e fundit në kuadër të luftës së gjirit.

Do të doja t’ju sigurojë që angazhimi i SHBA për aleancën e NATO-s mbetet shumë e fortë.

Udhëtimi në vendet e a5 është me rëndësi të posaçme. Angazhimi i SHBA në këtë rajon ka qenë vazhdimisht prezent.

Shumë prej forcave tona të armatosura qëndrojnë afër njëra- tjetrën për të mbështetur misionet në Afganistan, K5 dhe në koalicione të tjera.

Vendet tuaja janë të rëndësishme sa i përket ofrimit të sigurisë, jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe në kuadrin ndërkombëtar. Siguria që ofroni është e rëndësishme, por i përshtatet aspekteve taktike të situatave me të cilat përballemi”, tha Cooper.

SHBA vazhdojnë të shprehin solidaritetin me Shqipërinë, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Këtë gjë e shprehu edhe Zëvendës Asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA–së, Znj. Laura Cooper.

Në nisje të fjalimit të saj, në konferencën “Karta e  Adriatikut (A5)”, ku Shqipëria kishte kryesimin gjatë vitit 2019, ajo tha se shqiptarët dhe amerikanët kanë qenë gjithmonë bashkë në kohë të vështira.

Ajo vlerësoi kontributin pa kushte të të gjitha vendeve, të cilat reaguan menjëherë pas kësaj ngjarje, duke garantuar ministren Xhaçka per mbeshtetjen e pakufishme te SHBA ne kete situate te veshtire.

“Do të doja të fillojë me ngushëllime për familjet që vuajtën si pasojë e këtij tërmeti. SHBA janë miq të Shqipërisë si gjithë amerikanët dhe shqiptarët që kanë qenë bashkë në kohë të vështira.

Këto popuj kanë qenë gjithmonë bashkë. Të gjitha vendet që janë sot këtu, që reaguan pa asnjë kusht dhe kanë dhënë mbështetjen e nevojshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë.

SHBA qëndrojnë  afër Shqipërisë, partneritet me të gjitha vendet e rajonit.

Kjo na sjell në këtë seancë të A5.

Pavarësisht nga ky tërmet që ndodhi në patëm mundësi të takohemi dhe shoh që kemi shumë miq në këtë tryezë”, deklaroi Laura Cooper.

2 komente në “Zyrtarja amerikane garanton Xhaçkën: Shqipëri-SHBA, bashkë në kohë të vështira. Shembull i jashtëzakonshëm i NATO-s”

  1. Abedin Kaqoli says:

    Lajm me pa vlere dhe idiotik nuk ka sot ne shtypin shqiptar pervec ne Tema.

  2. Xhilali says:

    Me thone amerikoni shqiptarit,qe jena bashke ne dite veshtira , dhe nuk o lajm , pak e çuditshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje