Artan Fuga: Ham ham ham, ju dhj*vsha arsimin e shkencën, se na doli qeni më i zgjuar se ju o idiota

11 Dhjetor 2019, 10:11Sociale TEMA

Artan Fuga nuk i beson shpjegimet shkencore për shkaqet e rënies së tërmetit.

Ai thotë se qeni është më i zgjuar se sizmiologët e inxhinierët, ndaj dhe duhet t’i ngrejmë një monument.

Komenti i Fugës

Unë qeni akuzoj: Ham ham ham:

Se pasi paguajmë pa fund shkencëtarë.

Se pasi iu vemë emra të mëdhenj: institute, universitete, akademira, qendra studimore, a dreqi me të birin,

se pasi japim tituj e grada shkencore,

se pasi vendosim se cilat janë kriteret idiote për matjen e punës shkencore,

se pasi botojmë artikuj, libra, monografi leshi,

se pasi gjoja kemi ministri shkence pa pikën e shkencës,

se pasi kemi akademira që prej vitesh harxhojnë paranë publike sipas qejfit,

se pasi në vend të shkencëtarëve dinamikë mbajmë me lekë individë që e kanë mbyllur punën e shkencës prej vitesh dhe tani i qendrojnë kalipiç mendjes shqiptare dhe e përdorin si gomar per të mbushur ujë,

Se pasi iu bërtet: Oreeee jeni në vete ku po vemiiiiiiiiii!

Nuk të dëgjojnë por të shpallin dhe të trajtojnë si armik i popullit, se pasi bëjmë gjoja reforma tekstesh, shkollash, akademish, universitetesh, në ditën e hallit rrimë si hajvanë duke përrallisur për pllakat afrikane dhe europiane që i hipin njera- tjetrës në Hamallaj.

Laboratorit që mat magnitudën i ikin dritat tamam kur pas një mijë vjetësh që qendron kot duhet të punonte.

Në televizione dalin lloj lloj shkencëtarësh që na thonë tautologjira se:

Tërmeti ra sepse ra!

Tërmeti ra në Shkallnuer sepse lëvizi Afrika a diku andej nga Spanja!

Mbesim si të shkalluar!

Mbesim pa tru, pa mendje, pa gojë, dhe në atë moment në vend të thërrasim rroftë shkenca, rroftë teknologjia, rroftë dija, nuk na mbetet të thërrasim: Rroftë qeni!!!!!

Qeni që me nuhatjen e tij instinktive doli më i vlefshëm sa qindra doktoratura, qindra tituj, dhjetra qendra studimore dhe akademi e katedra,

Qeniiiiii!

T’i bëjmë monument qenit dhe t’a vendosim në mes të Tiranës, aty ku është busti i Fan Nolit, a në Durrës te Veliera, a te muzeu arkeologjik, qeni që ka të drejtë duke lehur të mbajë fjalimin e tij madhështor duke e mbyllur me:

Ju dhjefsha reformat e arësimit, shkencës, akademive se gjithçka e bëni thjesht për të lehur, gjoja, kot, sepse as reformën e logjikës shkencore nuk keni bërë!

Ham ham ham!

Në vend të bëjmë shkencë dhe të zhvillojmë dijen për të përballur jetën shohim yjet, bëjmë kritikë letrare për romane që janë paçavure idologjike, bëjmë me tituj shkencorë individë që as diplomë universiteti nuk kanë për atë çka pretendojnë se janë, korrupsion gjigand prej qensh rrugësh në arsim, shkencë dhe kërkim!

Qeni që bërtet:

Oeeeej a keni tru moreeeeee? Ku e keni shkencën o idiota?

Ham – ham – ham!

Ore a keni veshë të dëgjoni more qënër me dy këmbë oeeeeej!

Ku e keni reformën e arësimit dhe të shkencës që na keni bërë prej dekadash të lehim si qenër a të pëllasim si lopët në therrtoreeeeee

Ham – ham – ham!

Ore po vdisni dynjanë me një shkencë të paqenë moreeeeee! A e kuptoni se jemi në injoranëëë moreeeeeee!

Ham – ham – ham!

Turp mo turp nuk kemi, në ditën e hallit ngelëm në dorën e një qeniii !

(TemA)

20 komente në “Artan Fuga: Ham ham ham, ju dhj*vsha arsimin e shkencën, se na doli qeni më i zgjuar se ju o idiota”

  1. Loni says:

    Perfundimisht ky ka rrjedhur….shpjegime Idiote….ky tani nuk njeh as shkencen ose me sakte i duket vetja si mesia…..shikoni kur te shkoje ne nje salle operacioni e ti japi mend kirurgut…..ta shpjeguan shume qarte pse ndodhi aty per ate periudhe…mbas nje viti mbase ne Podgorice….me vone largqofte Bukuresht ku kane kohe qe e Presin….pse Durresi thote po se aty clirohet energjia….koqe….ky mbase mban pergjegjesi per Institutet e shkrira ne 2007 mag akademia shkencave…me kte mentalitet do kete bere dhe relacionin….idiot

  2. Qytetar says:

    O zot ! Ja dhe nje Qen Akademik qe vlereson Qenin e thjeshte !!!!

  3. Tironci says:

    ke te drejte por kujt ja thua ketyre qe ste kuptojne se i hapin veshet te degjojne ata qente qe po i robetojne dita dites. Per te degjuar ata po, cfare thone, cfare hane, si vishen, nga vene, bile edhe si e mbajne trupin apo koken te ruajtur, me floke, pa floke, cfare mode ndjekin dhe a ja vlen ta kopjojne.
    Dhe turpi me i madh eshte se kur ja citon keto te shajne dhe ofendojne pa u menduar me pare qe ti po mundohesh ti qartesosh, ti zgjosh nga gjumi, ti prekesh ne seder qe te kerkojne te drejtat e tyre, te shikojne realitetin dhe jo te enderojne ato endera qe po ja shesin ata qente per te cilet shkruan ti.
    Ke 100% te drejte zoti Fuga, por kujt ja thua?
    Mbaje mend po nuk filluan te te shajne e sulmojne ty, se qente e vertete i kane manipuluar keta kelyshe pa pervoje qeni.

  4. Salbeu says:

    Në çplanet jeton ky debil.

  5. Arifi says:

    O sa karr qenka ky o ne p… te semes!!

  6. Dymi says:

    Oreeee, shkencëtar është ky tru tallashi e fytyrë shimpazeje?!!?!? Shkenca është e turpëruar dhe kokëulur kur i thuhet që Fuga është shkencëtar. Ju përgjërohem mos i hidhni në tastjerë ato që dhjet nga goja ky i mangëti!!!

  7. Ermali says:

    Profesor Fuga ka shumë të drejtë në thelb, në detaje dhe në konkluzion!
    Kush i njeh nga brenda, e di mirë se universitetet sot janë katandisur në një gjendje të barabartë ose shumë më të keqe sesa ato gjoja KIOSKAT-universitete që u mbyllën me aq shumë mburrje, në kohën që u gjet rasti të shpallej me krenari një LIGJ FIKTIV që gjoja do ngrinte unuiversitetet dhe shkencën në nivel europian. Mirëpo ky ligj ishte (apo: është) më FIKTIV sesa universitetet në gjendjen që janë sotë (sikurse krejt arsimi, në përgjithësi). Në përghjithësi, japin mësim pedagogë që s’punojnë, të tjerë që nuk kanë parametra intelektual për ta bërë atë punë, gjer tek një kategori që kanë probleme të shëndetit mendor, pa folur këtu për gradat e titujt fiktivë e palgjiaturën.
    Një gjë nuk po ia thotë askush troç Kryeministrit: çdo SISTEM përbëhet nga dy kategori: ELEMENTET përbërës (materialë) si dhe RREGULLAT E FUNKSIONIMIT – le të kujtojmë lojën e SHAHUT: GURËT dhe RREGULLAT E LËVIZJES së secilit.
    Kështu edhe një shtet (i parë si sistem) ka bazën ligjore si dhe burimet njerëzore. Nëse shteti nuk vë në krye të punës për zbatimin e ligjeve e normave njerëzit e duhur është si lijtari i shahur që ka mbetur me dy ushtarë në pozicion të keq përballë mbretit të tjetrit që ka përreth edhe cilësinë: mbretëreshë, tore, oficer, kalë si dhe 4 ushtarë gati për të dalë mbretëresha!

  8. ciloka says:

    Kur do te mbaroje kjo situate ne Shqiperi.Sa mundet te vazhdoje valle.Do te kete ndonje zot qe ta mdaloje kete cmenduri te tille te pa pare dhe degjuar ne asnje vend te rruzullit tokesor.Keta njerez kaq te cmendur ,qe besojne se dine cdo gje te kesaj bote pamvaresisht se dine vetem nje specialitet ,qe dhe ate ne mos gabohem e dine vetem si diplome dhe jo si substance.Se po te jene te zote te zoterojne substancen nuk do te kene kohe te meren me te tjerat qe besojne se e zoterojne mire.O zot ndihmoje Shqiperine nga kjo marrezi kolektive,te lutem o Zoti im dhe i gjithesise.

  9. Pyka says:

    Ti nuk je qën!I ha mutin qënit!Ti je miu i pusetave….që të paguajnë shqiptarët e varfër me taksat e tyre!Kjo vlen dhe për ata që janë si ty:administrata e korruptuar publike!

  10. cubi says:

    Ne kete bote ka vend per te gjithe, edhe per katerkembeshat si puna jote. Te dhjefsha shkollen dhe kulturen qe ke.

  11. Dash Pacja says:

    Duke njohur Artanin dhe prejardhjen e tij kuptova me ne fund se qeni paska dhjere akademikun Artan Fuga dhe me pas ai ka mesuar te lehi si qen.

  12. I SEMURE says:

    KY ESHTE I SEMURE MENDORE SINQERISHTE ME VJENE KEQ NESE KA FAMILJE DUHET TA DERGOJE PER MJEKIM NE SPITAL NUK ESHTE NJERI NORMAL

  13. Ne te gjithe ate qe ka shkruar me siper Akademiku Artan Fuga, ashtu si e ka shkruar ai me stilin e Tij megaloman, gjithe mllef dhe fjale te ndyra vende-vende per te gjithe, por Jo per veten se ku hyn e ku del ky “fare” intelektuali Akademik, ka do momente qe ka shume te drejte. Por vetem pse ka personazh nje Qen dhe lehjen e qenit, Ham-Ham-Ham, qe e perdor ne gjithe shkrimin per efekt inati personal dhe fobise se smure te shfaqur qe ne Rinine e Tij, se ishte mbi te tjeret per i “mençur” dhe i “lexuar”, e ben Akademikun “rrebel” pinjoll te nje prej familjeve me Komuniste te kohes se Rregjimit gjakatar te PPSH, te PABESUESHEM ne morine e gjithckaje qe flet e shkruan prej shume e shume vitesh. E qena edhe Prof. Filozofie ne nje Universitet me emer ne Paris-France, nuk i jep Atij te drejten e “Zhurmuesit” Mediatik dhe ofenduesit te gjithckaje dhe te kujtedo personi apo institucioni. Njoh nga afer qe nga koha e Rinise nje prej familjareve te afert te Tij dhe nje nga shoket e Shkolles se Mesme, te cilet sapo i shkruajta ne WhatsApp edhe sot per shkrimin e mesiperm, me thane si dhe here te tjera; E ka me te gjithe inatin se, vuan nga megalomania qe heret e jo me sot pasi po i afrohet 70_tave, eshte akoma me keq.
    Ketu ngela nga kjo Pergjigje, dhe u jap te drejte shumices se komentuesve dhe Njerzeve qe kudo “merren” me emrin e Tij, qe thone: Ai eshte …………………….. (spo e shkruaj se behem si Tan Fuga pastaj).

    1. Kom mjekercjapi says:

      O te pjerdhsha profesorin e asistuar me emrin Leonardo, jo Da Vinci. O koqe, po a e di ti se nuk jepet dot leje ndertimi pa nje firme te nje sizmologu? Atehere kush I ka firmosur keto leje, une apo ti more rrote kari? I kane firmosur keta plehra qe dalin sot e qahen ne ne TV se nuk I ka pyetur njeri. Mbase po si ka pyet njeri, por leket I kane future ne xhep ngrohet ngrohet ama. Pse ku ka qene e shoqja e Moikom Zeqos, a nuk ka qene shefe urbanistike e Durresit, kur jane dhene lejet vdekjeprurese? Apo se di Zequa kete. Gjynah dereziu, nuk e ka ditur. Me ke I ka ndare parate ajo, me Komin, apo ndonje tjeter? Fuga ka te drejte, ne nuk kemmi sizmologe, nuk kemi studiues, nuk kemi shkencetare, kemi me shumice koqe dhe gomare. Rrofte QENI. Se ai leh, kurse keta lehin dhe mashtrojne, sikur kane marreveshje me natyren, e dine si sillet ajo, po ne injorantet si kuptojme. Rrofte QENI perseri.

  14. Zjarri 6 says:

    Fuga eshte fillosof dhe shkruan per kenaqesi por se cfare shkruan- vari k…in

  15. Dulja says:

    Fute dhe vehten tende se nuk ke asnje dallim o Fugator.

  16. D. Didani says:

    Qeni qe mburr qenin!!!

  17. Koba says:

    Po pse rri antar i akademise kur ke Mutin mbi Koke?

  18. ERMALI DHE CILOKA, E NDONJE TJETER I SAKTE. PER HERE TE PARE JETO KOHET E FUNDIT AKADEMIK FUGA ME PELQEN. FLET ME HUMOR TE ZI PER NJE REALITET VERTET TE ZI. GJITHANDEJ ZI E ME ZI. CFARE DO BEHET?! A KA TE ARDHME TE MIRE KY VEND?! DILEME VRASTARE!

  19. Ortek says:

    Pavaresisht menyres se si shkruan Fuga, asnje fjale nuk i bie poshte. Reformat qe jane bere dhe po behen ne arsim, shkence, akademi dhe lere pastaj niveli dhe funksionimi i qendrave te korrupsionit – universiteteve publike, jane me te vertete skandaloze. Fuga nuk thote asgje nga ajo qe duhet te thoje per keto ceshtje. Aq rendesi i japin shkences ne Shqiperi sa qe edhe emrin “Shkence” nga Ministria e Arsimit dhe Shkences e kane hequr fare. Po normale, sepse me keto mend qe kane shkenca eshte pa vlere.
    Njerezit pergjithesisht nuk kane nivel te larte intelektual apo shkencor. Duke mos i njohur reformat dhe si funksionojne institucionet ku pretendohet te behet apo menaxhohet shkenca, atehere kujtojne se Fuga ja do te keqen popullit dhe rrijne e shajne Fugen.
    E di si thote populli ne keto raste: Ishalla kemi shendet se te tjerat……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje