Dhjetëra protestues rrethuan Pallatin e Artit në Meksiko City, kundër ekspozimit të një pikture të pazakontë, ku shfaqej heroi revolucionar Emiliano Zapata.
Protestuesit ishin kundër prezantimit të kësaj pikture ku heroi legjendar Zapata tregohet hipur lakuriq mbi një kalë, me këpucë femrash dhe kapele rozë. Ata kërkuan djegien e saj, pasi iu dukej shumë ofenduese.
Nipi i Zapatës, Jorge Zapata González kërkoi nga drejtuesit e galerisë që piktura mos shfaqej. “Ne nuk do ta lejojmë këtë gjë”, u shpreh ai për disa media. “Për ne si familjarë, ky është një denigrim që i bëhet figurës së gjeneralit, duke e përshkruar atë si homoseksual”, shtoi ai.
Emiliano Zapata ishte lideri i revolucionit meksikan përpara se të vritej në vitin 1919, në moshën 39 vjeçare. Ai mbetet një hero në sytë e shumë meksikanëve.
Kjo është linja që ndjek imperializmi, ata që duan të sundojnë botën. Duke ironizuar heronjtë e popujve me mënyra të ndryshme. Transformim të historisë së Heronjve, me piktura si puna e kësaj zhgarravine, me epitete që u vendosin dhe i emërojnë heronjtë bandite, hajdute, kriminele, omoseksual etj. Dhe e keqja është se se të rinjtë e sotëm i besojnë këto që u thonë ata.