VIDEO: Horror te Tempulli Gadhimai në Nepal: Të bësh me kafshët atë që kafshët nuk e bëjnë

11 Dhjetor 2019, 13:42Lifestyle TEMA

Çdo pesë vjet, në Bariyapur të Nepalit, te Tempulli Gadhimai, flijohen mijëra kafshë. Pamjet që vijnë prej aty janë një horror i vërtetë.

Derra, lopë, dhi, bizon , pula dhe pëllumba, shkojnë në satër pa asnjë mëshirë.

Në vitin 2009, 250,000 kafshë u vranë në këtë të ashtuquajtur “festival flijimi”, dhe si rezultat i përpjekjeve të organizatës së Barazisë së Kafshëve, në 2014, ku numër u zvogëlua me 50 përqind.

Këtë vit numri i kafshëve të flijuara kanë rënë me 70 përqind që nga viti 2009, por kjo është e pamjaftueshme për ta eliminuar horrorin që ndodh. Përveç vrasjes, organizata raportoi gjithashtu deri dhe abuzime seksuale me kafshët.

Rreth katër milion njerëz zakonisht marrin pjesë në këtë plojë. Ata besojnë se duke sakrifikuar kafshët perëndeshës Gadhimai, ata do të ndalojnë të keqen dhe do t’u sjellë atyre prosperitet.

Një muaj para fillimit të festivalit, ata e kuptojnë se nuk do të kenë mjaft kafshë për të sakrifikuar, kështu që nisin të kërkojnë për njerëz që shesin kafshë.

Sigurisht, festivali shkaktoi shumë zemërim nga të gjithë dashamirët e kafshëve, dhe në vitin 2009, Brigitte Bardot ishte në grupin e atyre që u përpoqën të ndalonin këtë ritual.

Por qeveria nepalese komentoi se nuk dëshironte të ndërhynte në traditën shekullore të popullit Madheshi.

4 komente në “VIDEO: Horror te Tempulli Gadhimai në Nepal: Të bësh me kafshët atë që kafshët nuk e bëjnë”

  1. Tutu says:

    Si kafsheria ne malin e Tomorrit…

  2. Katundaria qenëria says:

    Si primitivet e Baba ShkerdhaMondit dhe Like xhepistit lart ne Tomorr. Fshataresia nuk ka kombesi. Llum

  3. Nik says:

    Kèto filmime nuk jepen me ligj sepse ndikojn nè psiqikèn e njeriut,adoleshentèt etj etj.çfar ndodh me terrorin qè pèrdorin myslymanèt tanè me kafshèt.Nè shqipèri duhet tè ndalohet me ligj mos ti trajtojn kafshèt si dhurat lufte duke pèrdorur spata,hanxhar,thika sikur tè marrim pjes nè luftèn me shpata kundèr otomanève sepse kètè me nder tradit na i lanè forcat pushtuese injorante turke.Hiqeni vidion se humbisni seriozitetin gazetès.

  4. e drejta e c´do njeriu says:

    prandaj e thyejne qafen cdo vit ne tomorr qelbesirat primitive mjer per kafshet se per ate llum njerezimi qe shkon atje siper kurr mos u kthefshin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje