Apartamente vetëm "për gjermanët", dënohet qiradhënësi

11 Dhjetor 2019, 09:15Lifestyle TEMA

Një qiramarrës i interesuar, me origjinë nga Burkino Faso (Afrikë), kishte shprehur interes për një apartament në Augsburg dhe sipas fjalëve të tij ishte përcjellë që në telefon. “A jeni i huaj?”

Qiradhënësi, sipas tij, e kishte pyetur nëse ishte “i huaj” dhe menjëherë pas kësaj kishte mbyllur telefonin. Telefonata të tjera nga të njohurit e paditësit, të cilët e kishin identifikuar veten si të huaj, gjithashtu qenë bllokuar edhe nga pronari. Kjo është arsyeja pse burri u ndje i diskriminuar dhe u ankua.

Gjykata dënon pronarët

Gjykata e shkallës së parë në Augsburg tani i dha plotësisht të drejtë padisë së palës të interesuar nga Burkina Faso. “Ky diskriminim i hapur ndaj të huajve thjesht është i papranueshëm,” tha gjykatësi Andreas Roth. Për shkak të diskriminimit, pronari i banesës duhet t’i paguajë një dëmshpërblim prej 1000 Euro palës së interesuar. Gjykata e shkallës së parë në Augsburg vendosi gjithashtu që qiradhënësi të mos ketë të drejtë të nxjerrë sërish një shpallje se ua jep apartamentin e tij me qira vetëm “gjermanëve”. Përndryshe, pronarin e kërcënon një gjobë e lartë.

Çfarë thotë pronari

Të pandehurit, qiradhënësi dhe djali i tij, e hodhën poshtë pretendimin paraprakisht. Për shkak të një incidenti me një tregtar turk të drogës në të kaluarën e afërt, ata kishin vendosur që këtë apartament t’ua jepnin me qira vetëm gjermanëve. Ata kërkuan refuzimin e padisë.

Raste të ngjashme në të kaluarën

Raste të ngjashme në të kaluarën janë zgjidhur në favor të paditësve. Qiramarrësi i interesuar i Augsburgut pati ardhur 17 vjet më parë si refugjat në Gjermani. Në të kaluarën ai ka tërhequr disa herë vëmendjen për diskriminimin e përditshëm, duke përfshirë edhe portierët, të cilët refuzojnë t’i lënë të hyjnë njerëzit me ngjyrë tjetër të lëkurës.

1 komente në “Apartamente vetëm “për gjermanët”, dënohet qiradhënësi”

  1. Flm says:

    Kjo eshte demokraci o kok pa lare, qe dhe 100 vjet te kalojne perseri nuk mund ta konceptoni iden dhe fuqin e demokracis.
    ###
    I njenjti rast ndodhi edhe ne Greqi kur aktivist te Agimi i Arte (shiko internet “διανομη τροφιμων χρυση αυγη”, “shperndarje ndihmash nga A.A.”)
    shperndanin ndihma ushqimore vetem tek Greket (si dicka e ngjashme me emisionin “Shqiptari per Shqiptarin”), kjo ishte u ndalua me shume incidente duke nderhyr forcat EMAK, sepse sipas ligjit ishte e ndaluar … ndihmat jane per gjithe popullin si vendas por edhe emigrant.
    ###
    Per te gjithe ata kopila Turk-Arnaut, Helino-fob qe me gojen e tyre te qelbur flasin per “racizem” dhe “ksenofobi” ne Greqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje