Akuzat për përdhunim, regjisori thyen heshtjen: Duan të më bëjnë të dukem përbindësh

12 Dhjetor 2019, 14:04Lifestyle TEMA

Pas disa javësh heshtje, regjisori Roman Polanski thyen heshtjen. “Duan të më bëjnë të dukem si përbindësh”, është shprehur ai duke iu referuar akuzave të ngritura ndaj tij për përdhunim nga ish-modelja dhe fotografja franceze, Valentine Monnier.

Kjo histori është e gabuar“, thotë tetëdhjetë e gjashtë vjeçari franko-polak, në një intervistë për të përjavshmen franceze “Paris-Match”.

Siç ka deklaruar edhe më parë përmes avokatit të tij, regjisori i nderuar me çmim në Venecia për “J J’accuse”, filmi i tij i fundit me metrazh të gjatë mbi aferën Dreyfus, rikthehet për të“ mohuar ”gjithçka.

Ish-modelja Monnier pretendon se është rrahur dhe dhunuar nga Polanski rreth 40 vjet më parë, në vitin 1975, kur ajo ishte vetëm tetëmbëdhjetë vjeç, në shtëpinë dimërore të regjisorit, në Gstaad, Zvicër.

Është delir! Unë nuk i rrah gratë“, thekson ai në intervistë, duke shtuar se mezi e kujton gruan që e ka akuzuar. “Jo. Nuk kam kujtim të qartë të asaj që ajo pretendon, pasi është diçka e sajuar“.

Në dëshminë e Monnier, e cila është boatuar në “Le Parisien”, ajo shprehet se nuk i është drejtuar drejtësisë, por ai dëshiron të ngrejë zërin kundër sjelljes së regjisorit që koincidon me lançimin në Francë të filmit të tij të fundit, i cili ka të bëjë me një gabim gjyqësor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje