Reshjet e mëdha të shiut të përcjella me erëra të forta “pushtuan” Britaninë e Madhe dhe si pasojë një kamion në autostradën A1 është rrokullisur dhe ka përfunduar mbi veturën e policisë.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën që lidh qytetin Hundington dhe Dumbar në Skoci, ku policia kishte dalë për të drejtuar trafikun nga frika se mund të ketë aksidente.
Megjithatë ishin pikërisht ata që e pësuan kur kamioni nga erërat e forta u rrokullis dhe përfundoi mbi veturën e policisë.
Si pasojë e kësaj një polic ka pësuar lëndime trupore, kurse kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e rrokullisjes së kamionit mbi veturën e policisë.
“Duhet ta mbyllim menjëherë autostradën A1. Kamioni është rrokullisur mbi veturën time zyrtare, kurse dje e kam pastruar në detaje”, ka shkruar në Twitter, shefi i policisë Stewart Kale. (TemA)