Një ngjarje e pazakontë është filmuar nga kamerat e sigurisë në rrugët e Phoenix të Arizonës, SHBA ku shihet se si një aeroplan rrëzohet në mes të qytetit.
Në aeroplanin e vogël gjendeshin piloti dhe një pasagjer, të cilët shpëtuan mrekullisht edhe pse pësuan lëndime të lehta trupore.
“Më vjen mirë që jam gjallë”, ka deklaruar piloti i fluturakes së vogël.
Në video mund të shihet se si aeroplani po zbriste me shpejtësi dhe në fund përplaset në tokë. (TemA)