BE tregon forcën përballë bllokimit të OBT-së nga Trump

12 Dhjetor 2019, 13:29Bota TEMA

Komisioni Europian propozoi sot forcimin e arsenalit tregtar të BE-së përballë rreziqeve që sjell bllokimi i Organizatës Botërore të Tregtisë nga SHBA.

“Nuk mund t’ia lejojmë vetes të mos mbrohemi, nëse nuk është e mundur arritja e një zgjidhjeje të kënaqshme për OBT-në, në rastin e një konflikti tregtar”, shpjegoi eurokomisioneri i Tregtisë, Phil Hogan.

SHBA, tepër kritike ndaj OBT-së, refuzon prej shumë muajsh tani emërimin e gjykatësve të rinj të Gjykatës së Apelit të Organit të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, i ngarkuar me detyrën e zgjidhjes së konflikteve tregtare.

Në mungesë të gjykatësve të mjaftueshëm, kjo gjykatë ka mbetur e paralizuar që nga e mërkura, gjë që pengon përfundimin e procedurave në prani të OBT-së.

Propozimi i paraqitur nga Komisioni synon të autorizojë BE-në që të ndërmarrë masa kundërvepruese, edhe nëse OBT nuk vendos përfundimisht për ankesë.

Gjithashtu, ai ka të bëjë me mosmarrëveshjet që mund të ekzistojnë në kontekstin e një marrëveshje tregtare ose bilaterale, mekanizmi i arbitrazhit të të cilit do të bllokohej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje