FOTOT: Zbulohet shpella me pikturat më të vjetra në botë

12 Dhjetor 2019, 15:08Lifestyle TEMA
FOTOT: Zbulohet shpella me pikturat më të vjetra në botë

Piktura e gjetur në murin e një shpelle në Indonezi mendohet se është 44,000 vjeçare. Piktura tregon një buall të gjuajtur nga krijesa pjesërisht njerëzore, që mbajnë shtiza dhe litarë, raporton BBC.

Disa studiues mendojnë se skena mund të jetë tregimi më i vjetër i vizatuar në botë. Zbulimet u paraqitën në revistën Nature nga arkeologu Adam Brumm nga Universiteti Griffith në Brisbane, Australi.

Por vizatimi indonezian nuk është më i vjetri në botë pasi vitin e kaluar, shkencetarët pohuan se gjetën “vizatimin më të vjetër të njerëzimit” në një fragment shkëmbi në Afrikën e Jugut, qe mendohet se është 73,000 vjecar.

Vizatimet u gjetën në një shpelle të quajtur Leang Bulu’Sipong 4 në jug të Sulawesi, në një ishull indonezian në lindje të Borneo. Vizatimi gati pesë metra i gjerë duket se tregon një lloj bualli të quajtur anoa, si dhe derra të egër që gjenden në Sulawesi.

Sidoqoftë, studiues të tjerë kanë dyshuar nëse ky vizatim përfaqëson një histori të vetme dhe mendojnë  se mund të jetë një seri imazhesh të pikturuara në periudha më te gjata.Vizatimet Sulawesi mund të jenë gjithashtu vizatime të kafshëve më të vjetra të gjetura ndonjëherë.

5 komente në “FOTOT: Zbulohet shpella me pikturat më të vjetra në botë”

  1. Moisi Golemi says:

    O gazetar BQ. Edhe thua në titull që janë më të vjetrat në bote edhe pastaj në përmbajtje thua që ka të tjera që janë më të vjetra. Robt ku t’i kesh o rrotë [email protected], që q!hesh në b¥thë për dy klikime më shumë!!!!

    1. Isuf kapertoni says:

      No comment hahahahah

  2. Flm says:

    Pa dyshim qe duhet te jete karpicin-pellazgo-iliro-albano-shqiptare.

  3. Qinani says:

    Po pikturat e shpells s Noc Hajn Viçidolit kur do publikohen.
    Osht parardhsi i Sal Katunarit tu gjujt dhit e egra
    I nja sals nga floket

  4. Qinani says:

    Po pikturat e shpells s Noc Hajn Viçidolit kur do publikohen.
    Osht parardhsi i Sal Katunarit tu gjujt dhit e egra
    I nja sals nga floket
    Osht qenije pjesrisht njerzore pjesrisht shtaxore majmunore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje