"Nëse BE po zgjerohet me Shqipërinë dhe Kosovën, pse jo Katalonja dhe Skocia?"

12 Dhjetor 2019, 22:35Bota TEMA

Bashkimi Europian është i suksesshëm edhe nëse përbëhet nga kombe të vogla, tha ish-udhëheqësi i arratisur katalanas, Carles Puigdemont.

Nëse numri i shteteve anëtare do ishte problem, BE nuk do pranonte vende të reja, shtoi ai.

Ish-presidenti katalanas është në kërkim nga Spanja për organizimin e një referendumi për pavarësinë e shtetit dy vjet më parë.

Zërat që kundërshtojnë pavarësinë Katalanase erdhën jo vetëm nga Madridi, por edhe nga Brukseli.

Presidenti i atëhershëm i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se do të ishte e pamundur të administrohej BE, nëse do të kishte 98 anëtarë, gjë që sipas tij do ndodhte nëse Katalonja do lejohej të bënte atë që donte.

Puigdemont tha që kjo linjë arsyetimi ka një të metë të dukshme.

“Ata na thanë se marrja e Skocisë, Katalonia dhe Flanders do ishte shumë e ndërlikuar. Ne mund ta pranonim këtë gjë, por BE po kërkon të zgjerohet nga 28 anëtarë në 30 apo 32. Ata po negociojnë me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për anëtarësimin e tyre,”– tha ai në një intervistë me ish presidentin e Ekuadorit, Rafael Correa.

Puigdemont tha se BE mund të jetë një bashkim funksional me banorë të pasur dhe të lumtur, edhe nëse përbëhet nga vende të vogla.

Por ka një diferencë ndërmjet shteteve që Puigdemont përmendi.

Tri të parat janë pjesë e shteteve të njohura ndërkombëtarisht, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore janë kombe sovrane në vete, ndërsa statusi i Kosovës është shumë i diskutueshëm.

Puigdemont argumentoi se rajonet e shkëputura si Katalonja nuk duhet të trajtohen ndryshe për shkak të mënyrës sesi kufijtë u vendosën në të kaluarën.

“Prodhuesit e hartave do të duhet të bëjnë ndryshime shumë herë, sepse, për fat të mirë, kufijtë ndryshojnë. Aspirata jonë është që ato ndryshime të zbatohen jo përmes luftërave, martesave midis familjeve mbretërore dhe kolonizimit, por sipas vullnetit të njerëzve,”– shtoi ai.

Puigdemont insiston që shembulli i një beteje jo të dhunshme për pavarësinë që ai dhe përkrahësit e tij bënë duhet të mirëpritet.

“Përndryshe, njerëzit me aspirata të ngjashme do të shohin se e vetmja mënyrë për t’u bërë e pavarur është përmes luftës dhe konfliktit të armatosur, ku do duhet ndërhyrja e bashkësisë ndërkombëtare më vonë, siç ndodhi me ish-Jugosllavinë,”– tha ish-udhëheqësi.

4 komente në ““Nëse BE po zgjerohet me Shqipërinë dhe Kosovën, pse jo Katalonja dhe Skocia?””

  1. pjeter says:

    Ketj pugjmonit duhet tishpjegojne qe rruga e krahsimit te tyre me Kosoven i sjell zero rezultat? Per faktin e vetem qe,Shqiptaret e Kosoves kane pesuar gjenocid, e katolonja jo.

  2. Deutsch says:

    Bukur e ke thene Carles sepse si Katalonja dhe Skocia rrenjet shqiptare i kane.

  3. Vrkrt says:

    E ku ka drejtsi o burr i dheit.
    Po t kishte drejtsi do ishin t gjith njilloj.do kishin t gjith cdo gjo.e jo dikush ka sa gjysma tjjeyer e botes.
    Drejtsija s ekziston as n realitetin fizik.
    Vetem ne mathematik ka vij t drejt.pra drejtsi.
    Edhe drita,qe esht e paster si drita mo,e paflliqme pra,e drejt e nershme…,edhe drita pra,kur kalon pran nje ylli apo vrime te zez,perkulet gjer ne bllokim e zhdukje.nga gravitacjoni i tyre.
    Pra,s ka drejtsi,ka forc dhun ,qe ne natyr quhet terheqje gravitacjonale,kurse n politik quhet fuqishmeri,shtet i fuqishe,njeri i fuqishem…
    Kush shtet ka fuqi e terheq te drejten nga ana e vet,si puna e vrimes s zez qe ka gravitacjon maximal dhe e terheq driten brenda dhe se le te dal me..
    Prandaj detyrat jan kto:
    Per individet,burrat,beni xhim stervitje qe t keni muskuj se ju duhen me vendos t drejten tuj.
    Per shtetet.
    Behuni t fuqishem.ekonomi ushtri…
    Per politikanet.
    Merrni pas veti sa me shum votues qe t keni sa me shum perkrahs ,,rrjedhimisht fuqi fjale e veprimi
    Per femnat.
    Zbukurohuni qe t jeni terheqse (t keni gravitet ) ..dhe ti beni burrat e fuqishem pervete duke i gjunjzu mes shalve tuaja ,ju krenare e ata llapperjashta si qen t jargavit,
    Sepse llapen e p!dh!t dhe llapen e burrit e bashkon qejfi.
    Dhe siç falen myslimsat pes her diten,do “falen”meshkujt pes her naten..
    Mjer kush s ka fuqi,
    Esht jo burr po re me pantallona sic thoshte majakovski,nji tuf er ajer,hiç

  4. beni says:

    Kombet e vogla Jan nje grupim Separatisten ose nacionalistesh qe mes klanit te tyre,kerkojn te mbushin xhepatt dhe te fundosin ne Egon e tyre Anen sociale te popullit qe rjedh nga shumica e jo nga pakica?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje