A është “fitorja madhështore” e konservatorëve në Britani një “referendum i dytë” për daljen nga BE?!

13 Dhjetor 2019, 10:17Bota TEMA

Partia konservatore britanike ka triumfuar në zgjedhjet e Mbretërisë së Bashkuar duke siguruar një mazhorancë në Dhomën e Përbashkët, dhomën e ulët të parlamentit britanik.

Partia e drejtuar nga Boris Johnson ka arritur të marrë 393 nga 650 mandate duke kaluar ndjeshëm minimumin e 326 vendeve që nevojiten për të qeverisur pa pasur nevojë për alenca me partitë e tjera. Ndërsa Laburistët janë ndalur në 202 mandate.

Kjo do të thotë se ndryshe nga parlamenti i mëparshëm,konservatorët kanë fituar 47 vende dhe laburistët kanë humbur 59 të tillë.

Në këtë mënyrë Boris Johnson dhe mazhoranca e tij projektojnë një finalizm të Brexit brenda 31 janarit 2020. Kjo votë është interpretuar si një referendum indirekt për divorcin nga Bashkimin Europian; një sagë diplomatike që mban pezull Londrën dhe Brukselin prej 3 vitesh.

Për Laburistët ka qenë një humbje e rëndë e panjohur që prej vitit 1935. Ky rezultat i zgjedhjeve ka sjell menjëherë forcimin e paundit përballë euros dhe dollarit amerikan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje